Zyrtarisht vepra më e vjetër e letërsisë shqiptare është “Meshari” i Gjon Buzukut (1555).
Libri përmban lëndë të ndryshme kishtare dhe pjesët kryesore të liturgjisë katolike.
Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes dhe të gjuhëve amtare.
Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe fleta e ballit.
Si vepra e parë shqipe e njohur, “Meshari” ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare.
—-
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Po ato flet mund te jene prishur gjate viteve qe ka qene i fshehur ky Meshar neper kisha e manastire
Por tani mu kutjua dicka ne lidhje me “Kodiket e Beratit”
Pse gjermanet kur erdhen ne Shqiperi kerkuan ti mernin Kodiket e Beratit,
por bravo i qofte atyre prifterinjve Ortodokse qe i fshehen keta Kodike dhe nuk ua dhane gjermaneve