Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
Ditë, seç po dridhet dheu
Duket se bie tërmet
Është karrocë e Smail Beut
Shkon në Vlorë për ziafet.
U bënë njëqind e tre vjet
Që këtë zhurmë e dëgjojmë
Kjo karrocë që na dha jetë
Shqiptarët e nderojnë.
Sot të kujton Prishtina
Me Isën do t’i bashkojnë
Shqipëria anë e mbanë
Baballarët do bekojnë.
Flamuri i kuq me shkabë
Përjetë do të valojë
Vepra juaj madhështore
Për shekuj me radhë do rrojë.
Bej, të shoh të zemëruar
Nuk je përballë Skënderit
Në një skutë të ka ngujuar
Armiku Sali menderi.
Kusarë dhe kriminelë
Pjelle e ndyrë e Ahmetit
Sala, Lulka e të tjerë
I bëjnë nderime mbretit.
Rilindja që erdh me bujë
Se do na bënte çudira
Po bën petulla me ujë
Dhe u duken të arrira.
Krenari e kombit tonë
Dhe këta të kanë harruar
Ndofta s’ke paguar dritat
dhe Rama të ka dënuar.
Çdo njëzetë e tetë Nëntor
Do ngelet i kuq përherë
Shqiptarët kudo janë
Në festime do ta kthejnë.
