Nuk di pse nuk merren mediat gjatë me deklaratat e pasurisë së familjarëve të kryeministrit. Është e pashpjegueshme se si djali i Kryeministrit deklaron se ka fituar qindra mijëra euro në një vit me “ndërmjetësime”(!). Çfarë nënkupton me ndërmjetësime? Edhe pasuria e vajzës së Kryeministrit që rritet nga viti në vit, pa njohur asnjë krizë e asnjë limit, është e pashpjegueshme. I ka bërë me zyrën avokatore dhe me këshillime? Po a nuk ka konflikt interesi flagrant këtu?? Argita, me sa duket ka zëvendësuar Xhoanën e Fatosit. Po të pyesni biznesmenët, ata e dinë mirë se si ua “zgjidhte” problemet Xhoana (“e ka dorën e rëndë” – thoshin shpesh biznesmenët e Tiranës aso kohe) dhe si ua “zgjidh” sot Argita. Vajza e Saliut në fakt është goxha më inteligjente. E pse t’ua kërkojë fshehurazi kur ua kërkon me studio “këshilluese”? Bravo goce, ti firmos “këshillat” në mëngjes në zyrë, baba firmos vendimet mëngjesin tjetër në KKRTRSH. Je me siguri “këshilltarja” më e efektshme në planet!
E-mail nga adresa: [email protected]