Mongol Derby, ose gara me kuaj e Mongolisë konsiderohet si gara më e cmendur me kuaj në botë. Dhe të mendosh që ata që marrin pjesë duhet të paguajnë rreth 13 340 dollarë secili.
Organizatorët marrin me qera rreth 1200 kuaj nga vendasit. Kuajt mongolë janë të njohur për shtatin e vogël dhe rezistencën e lartë. Ata mund të mbijetojnë me fare pak ujë dhe ushqim.
Pjesëmarrësit duhet të ecin për 1 mijë kilometra në një terren ku nuk dihet kurrë cfarë ndodh dhe mund të ndërrojnë kuajt cdo 40 km. Gara zgjat zakonisht 10 dite.
Itinerari përkujton ecjen e legjendarit mongol Genghis Khan, i njohur për mizorinë e tij.
Rregulli kryesor i garës thotë që nëse qoftë edhe njëri nga pjesëmarrësit tërhiqet, duhet të tërhiqen të gjithë dhe gara konsiderohet e dështuar.
J.M.




