SHËNIM: Është koha për “diktaturë fiskale”

anazapta

Një biznesmen i njohur, madje nga më të njohurit dhe korrektët në vend ishte shumë i shqetësuar për shkallën e lartë të deformimit të ekonomisë shqiptare. “Të gjitha bizneset raportojnë xhiro disa herë më të ulta se sa realizojnë në të vërtetë”- tha ai. E ndërsa fliste, tek ky njeri shfaqej një  shqetësim i ligjshëm, i cili vinte nga kontradikta mes dëshirës së tij për të qenë 100 për qind në rregull me ligjet e shtetit dhe pamundësisë për faktin se një pjesë e madhe e biznesit është “në të zezë”. “Ne kemi marrëdhënie me partnerë, të cilët na furnizojnë me lëndë të para dhe që  na i faturojnë me cmim 2-3 herë më të vogël se sa ai është në të vërtetë. Po kështu, kur ne shesim produkte të gatshmë nëpër dyqane, pronarët e tyre, duke qenë të regjistruar në biznes të vogël, nuk e pranojnë mallin me cmime, të cilat iu rrisin xhiron vjetore dhe i klasifikojnë këto dyqane në biznesin e madh”. Nëpërmjet këtij argumentimi, biznesmeni nuk dëshironte as më shumë e as më pak se sa të vërtetonte pamundësinë në kushtet aktuale për të qenë korrekt. Dhe njëkohësisht edhe detyrën emergjente të shtetit për të vendosur e respektuar rregulla loje, të cilat janë në të mirën e të gjithëve. Në radhë të parë të shtetit, i cili do të rrisë të ardhurat e tij në buxhet dhe  vetë bizneseve, të cilat do të funksionojnë mbi bazën e konkurencës së ndershme dhe do të jenë të pafrikësuar nga “mëkatet” e kryera.

Nëqoftëse do të bënim një bilanc të pasojave negative që ka sjellë kjo mënyrë të vepruari e të funksionuari lista do të dilte shumë e gjatë. Nga kontributi i thuajse të gjithë biznesit shqiptar arka e shtetit shqiptar humbet qindra milionë dollarë cdo vit. Janë para të cilave iu është ndërruar destinacion. Dhe e keqja më e madhe nuk është vetëm fakti se mospagimi i këtyre detyrimeve është e barabartë më shërbime të munguara për qytetarët, por sepse ato, pra detyrimet e mospaguara përbëjnë avantazh krahasues në treg. Le ta shtjellojmë disi më tepër këtë temë. Ka disa kohë që në Shqipëri flitet për monopole. Madje “melodia antimonopol” këndohet edhe nga persona, formimi profesional i të cilëve nuk premton perceptim të mirë të problemit. Në shumë raste, pozicioni prej lideri në treg barazvlerësohet dhe gjykohet si pozitë monopoliste. A është pra e vërtetë që në Shqipëri ka monopole, aq shumë të stigmatizuara për vite me rradhë, sidomos gjatë fushatës elektorale? Sigurisht që po. Por jo monopole të asaj trajte që serviren. Në të shumtën e rasteve monopoli ngatërrohet me krimin ekonomik. Kur iu kërkon argumentim personave të ndryshëm që “antimonopolizmin” e kanë refren të veprimtarisë së tyre, konstaton se ata ngatërrojnë krimin ekonomik, me monopolin. Në Shqipëri, monopoli shfaqet në trajtën e zotërimit të shumë aktiviteteve në duart e pak njerëzve. Dhe jo rastësisht. Pikërisht këtu është e keqja më e madhe. Një aktivitet i zhvilluar në kushtet e një “diktature fiskale” do të prodhonte për biznesmenin një fitim të caktuar. Mirëpo duke qenë se në Shqipëri kjo “diktaturë fiskale” nuk ka egzistuar dhe as nuk egziston, atëhere fitimi i akumuluar është shumë herë më i madh, si rrjedhojë e mospagimit të detyrimeve fiskale. Këto janë para, të cilat prodhojnë shqetësim tek zotëruesi i tyre, i cili e vret mendjen ore e cast se ku ti mbijë këto kapitale. Sapo shfaqet një ide biznesi “zilisjellëse” ato nuk e kanë problem që të futen në betejë, pasi shfrytëzojnë avantazhin që sjellin “paratë qyl”. Prandaj dhe sot në ambientin ekonomik shqiptar, ka një numur të vogël personazhesh, të cilët zotërojnë dhjetra aktivitete ekonomike.  Prandaj sot në realitetin ekonomik shqiptar ka një numur të vogël njerëzish që kanë gjithcka. Që merren me cdo gjë. Që kanë një aktivitett aq të diversifikuar jo si rrjedhojë e fantazisë apo imagjinatës për biznes, por si rrjedhojë e mbështetjetes së caktuar politike që kanë patur, mbështetje kjo që është konkreitizuar në dy drejtime. Së pari në dhënie asetesh e licencash me vlerë dhe së dyti, në favorizime fiskale duke i toleruar në mospagesa detyrimesh. Ndërkohë, që nëse kontrollon veprimtarinë e tyre në vite, do të dalë që fitimet e deklaruara prej tyre janë të tilla që nuk përligjin asnjë aktivitet tjetër. Kjo është arsyeja bazë pse realiteti ekonomik shqiptar është kaq i deformuar, ku ideja origjinale e biznesit ka shumë pak shanse për sukses, pse të jesh i pari nuk përbën një nga ligjet e marketingut e me rradhë. Në këtë kontekst, detyra kryesore e qeverisë së re është vendosja e asaj që më lart e quajtëm “diktaturë fiskale”. Cka do të bëjë të mundur që secili të paguajë aq sa i takon të paguajë, që konkurenca të zhvillohet në kushtet e “fair play”-t, që shteti të marrë aq të ardhura sa i takon të marrë, që shërbimet publike në favor të qytetarit të përmirësohen ndjeshëm. Koalicioni opozitar i fitoi zgjedhjet me këtë premtim, ndaj dhe ky do të jetë barometri i suksesit apo dështimit të tij.

Share This Article
11 Comments
  • Se ku e blen lenden e pare ky tregtar nuk e di por ne Europe nuk ka firme ta beje kete gje,pervec firmave qe punojne me mafian.Sa per bizneset ne asnje vend te botes nuk ka biznes te mall apo te vogel por ka biznes qe tatohet ne baze te xhiros.Ne cdo vend te botes korrupsion bejne firmat e medha jo dyqanet e vogla se dhe po ti kapesh te vegjelit nuk sjell ndonje perfitim per shtetin sic po ndodh me Itali qe nuk kontrollohen te medhenjte e vendi eshte ne recesion.Kjo sherben edhe per vendin tone qe bejne evazion jane firmat e medha dhe aty duhet te bazohen kontrollet jo ke te vegjelit se eshte humbje kohe dhe kot.

    • Jam dakord me juve,Bjorn,sepse gati gati eshte e pamundur,ne mos krejt e pamundur te marresh diku ne Europe fature me vlere te ulur…nejse…!! Krahas tentatives se individeve per informalitet ne biznes,per arsyet e permendura ne shkrim,une te vetmin,dhe te vetmin fajtor per te gjithe informalitetin e ekonomise ne shqiperi eshte SHTETI….Ky mekanizem i madh i administrimit te shoqerise,ne shqiperi eshte kthyer ne hajdutin me te madh,spekulatorin me te madh…..Une jam nje importues modest dhe per arsye te referencave te dhuneshme ne dogana,sot nuk mund te importoj asgje…Ata qe kane shtetin ne shqiperi,ata zhvillojne informalitetin,monopolet,licensat…ata shesin kasat te cilat nuk perdoren….ata vete nuk paguajne asnje detyrim nderkohe qe biznesit kerkojne ti marrin frymen etj,etj,etj…pafundesisht padrejtesi….

    • Ky paska qene “koke e madhe” ne biznes!

      Doja te beja nja dy komente lidhur me sa ka thene ky biznesmen i madh.

      SE PARI: Nuk jane partneret e huaj qe faturojne me cmime 2-3 here me te uleta ne krahasim me realitetin e tyre. Jane tregetaret tane qe e kerkojne nje gje te tille sepse kjo ka te beje me cdoganimet. Ketu ka nje arsye tjeter. Meqenese aplikohet cmim reference,nje pjese e mire e bizneseve VIP,te cilat kane gati edhe monopolin ne treg,kane lobuar me qeveritaret(ministrine e financave)per hartimin e ketyre listave te references. Per te mos u zgjatur,dal te pika tjeter.
      Meqenese pas cdoganimit,malli ka marre nje vlere tjeter(pra BLERJE+TRANSPORT+DOGANE),tregetaret VIP,nuk mund te shesin me vleren qe keto mallra kane realisht ne treg,sepse ne kete rast,tatimi mbi vleren e shtuar(TVSH) qe ata do te paguanin do te ishte shume i madh. Ketu dalin ne pah bizneset e ashtuquajtura te vogla dhe me TVSH.
      Meqenese keto jane krijuar si shtojca te bizneseve te medha,pra dorea e dyte apo e trete ne treg,faturimi i mallit per keta do te behet po ne baze te interesave qe kane bizneset VIP qe kane importuar keto mallra.
      Ne pamje te pare duket se deri ketu cdo gje eshte e rregullt.
      Por ketu ka zanafillen dhe evazioni fiskal.Interesi eshte i shume anshem:edhe per biznesin e madh,edhe per trgetaret e dores se dyte e te trete por edhe per konsumatorin,pra per mua dhe te gjithe ne qe e konsumojme kete mall. Kjo sepse nese qe ne start nje mall do te kete nje cmim X leke pa keto marifete,imagjinoni sa do te jete cmimi,kur keto rubineta te rrjedhjes fiskale te jene mbyllur.
      Si perfundim,pavaresisht dakortesise me perfundimin e arsyetimit me autorin,doja te thoja qe lufta ndaj evazionit fiskal duhet te mbetet prioriteti kryesor i institucioneve qe merren me kete pune. Packa se kosto e kesaj gjeje ne fillim mund te duket e madhe,por rezultati do te jete i tille qe te gjithe do mbeten te kenaqur. edhe biznesi VIP,edhe tregetaret e dores se dyte e te trete,edhe une bashke me konsumatoret e tjere.

    • Gjithnje ne sistemin kapitalist luftohet peshku i vogel,se nga ai i madhi jeton ky sistem!
      Peshku i madh,gjithnje priviligjohet,kur esht fjala se duhet ti mbaj sklleverit ne pune,per ti dhene nje cop buke apo ta hedhe ne rruge te madhe,ne kuriz te shtetit!Shteti nuk ka se si mos e priviligjoje,se nga ai jeton?

  • Do te kisha deshire qe keta qeveritaret apo gazetaret te kishin edhe ndonje biznes e te perballeshin me problemet e faturave furnizimeve shitjeve etj etj…per mendimin tim nuk mund te shkruaje njeri per biznesin pa faturuar nje here ne jeten e tij…nuk eshte vetem problemi per te paguar detyrimet tatimore por qe keto detyrime ti paguajne te gjithe pra nuk eshte problem me shume pagesa e sakte tatimore sesa te paguajne te gjithe…provoni te shkoni ne rrethe apo ne periferi te tiranes dhe nuk do te gjeni nje kupon tatimor per be’…po tani te gjithe politikanet jane bere ekonomiste e pretendojne te japin zgjidhje pa patur idene e veshtiresive..jane gjithmone te njejtet qe paguajne tatimet…e ka mijera biznese te padeklaruara apo edhe me shume ato qe paguajne 10% ne fund megjithese kane xhiro qindra mijera eur…eshte bere si puna e dritave dhe e ujit…ata qe paguajne mbajne edhe te tjeret qe nuk paguajne dhe bejne konkurence te pandershme…

  • Edhe pse emri i biznesmenit te njohur,nuk behet me lart me dije,i gjithe informacioni qe ai sjell eshte teresish i sakte.
    Mendoj se shumica absolute e njerzve e kuptojne informalitetin e ekonomise,i cili eshte ngritur e mbahet kriminalisht ne kembe nga qeverisjet e ketyre 23 vjetve te fundit.
    Une si individ jam e sigurt se futja e ekonomise ne hulline e ligjit dhe konkurrences “fair play” do ta shpetonte me nje shpejtesi marramendese ate.Ja ashtu si ne te gjithe vendet e Europes ku nuk ekziston asnje marredhenje tregetare dhe ekonomike pa fature ,qe te futet menjehere ne sistemin e llogarise korrente te Republikes se Shqiperise.Ndeshkimet per shkeljet e kesaj procedure duhet te jene dragoniane;vetem ne kete veshtrim e kuptoj “diktaturen fiskale” ,sic e trajton edhe biznesmeni i njohur.

  • Çmin ebën shitësi dhe mund ta vendosë aq sa bie dakord me blerësin me shumicë, duke e motivuar përshembull si mall të zhvlerësuar etj. Por unë di që dogana jonë dhe e çdo shteti ka një dysheme çmimesh. Gjithsesi marifetet në biznes janë pa fund. Një shtet me kontroll të organizuar tatimor apo doganor ka disa rrugë për ta verifikuar çmimin real të mallit apo sasinë që është futur në portin tonë. Kontrolli i kryqëzuar: duke bashkëpunuar me tatimet apo doganat e vendeve të tjera prej nga vinë mallrat. Por edhe me bankat vendase. Sa para ka nxjerr filan biznesmen etj. Por shteti ynë nuk ka informacion dhe pushtet për të ditur se sa para ka një biznes, pse bizneset parat e pista i mbajnë me thasë apo me arka në shtëpi, kështu kanë mundësi të paguajnë kesh pjesën më të madhe të mallit. Gjtihsesi me vullnet dhe me profesionalizëm do të vijë dita që edhe te ne shteti ta zotërojë fiskun e biznesit. Uroj që kjo qeveri të ketë jetë të paktën 8 vite për të realizuar reformat që ka ndërmend.

  • Ka 23 vjet qe riperseriten gjera qe dihen..mjafton qe te jesh me partine dhe je Ok.
    Kush i ka monopolet,po peyes ca tregtare??? te gjithe i dime pk a shume,ska nevoje per emra se dihen vet Glasa POLITIKe i ka.
    Cdo te ndodhe asgje…..ska per te ndodhur,sepse keshtu eshte ngritur sistemi i vjedhjes.
    Mos enderroni kot te gjithe.

  • Nga eksperienca te gjitha veprimet koruptive ne dogana vijne nga cmimi i references.Sa per vendosjen e cmimit ne fature mallit te blere ne Europe dhe kudo nuk eshte e pa mundur.
    Me heqjen e cmimit te references dhe vendosjen e takses fiks sipas mallit dhe sasis ulet dhe veprimi korutiv i doganiereve(Injoranteve te kombit),pra riten te ardhurat e shtetit.

  • kam qene ne amerik.por investimi qe eshtebere ne tegu .lluksi i jasht yakonsh

    po ta shikosh nga ana e jashtm i sherben vendit por bizesmenet qe kane ndertuar ate nuk diskutohet qe jane te inkriminuar me krimin ekonomik qe nga ruget qe uben per tegu qe kane ngelur cop cop

  • Pse nuk aplikohet sistemi fiskal i Sllovakise,ku si se si i ben qytetaret te ndergjegjsohen,jo per shtetin,por per xhepin!
    Para disa javesh kam dhene te njejtin mendim,por nuk u behet mire Korrupsionit te ndahet nga ky lloj,qe ka zaptuar gjith shtetin e jo me biznezin!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *