Është koha për tërheqje nga OBI

anazapta

Letër e nënshkruar

Zeno Jahaj

Shumëkush në Ballkan e fatkeqësisht edhe më gjerë, do të donte që kombi apo shteti shqiptar të identifikohej si një komb apo shtet mysliman, mbase për ta përdorur këtë kartë si mbulesë të disponimeve të tjera ekstremiste, ultra të djathta etj. Me sa duket, shumëkush për mungesë informacioni, për paragjykim apo për shkaqe akoma më të thella, duket se dëshiron ta renditë edhe Shqipërinë si vend mysliman, duke e sjellë Europën e shekullit të ‘17-të në shekullin e ‘21-të.

Asnjë vend tjetër Ballkanik nuk është deklaruar anëtar i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Turqia ka arsyet e veta gjeopolitike, gjeografike e historike, të përzgjedhë të jetë anëtare e kësaj Organizate. Bosnjë-Hercegovina prej dy dekadash aplikon vetëm statusin vendit vëzhgues në këtë Organizatë. Për arsyet e tyre edhe vende si Republika e Afrikës Qendrore, Mbretëria e Tailandës, Federata Ruse dhe Republika e panjohur zyrtarisht e Qipros së Veriut, aplikojnë status vëzhguesi në këtë Organizatë. Republika e Maqedonisë e ka një komunitet turk, si dhe një të tretën e popullsisë së vendit me popullsi shqiptare të shpallur në besimin mysliman, por nuk ka zhvilluar ndërmarrje të tilla të ç`orientuara. Do të ishte kundër procesit, që hapa të tilla të ndërmerrte Republika e Kosovës.

Atëherë, në respekt të statusit të vërtetë kushtetues, politik, kulturor, qytetërimor e fetar të Shqipërisë, në respekt të vetë fesë islame, ashtu sikurse në respekt të çdo besimi tjetër fetar, Qeveria e Republikës së Shqipërisë i ka të gjitha arsyet dhe detyrimin, të tërhiqet nga statusi i anëtarit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, duke ruajtur, për etikë dhe interes, statusin e vëzhguesit në këtë Organizatë.

Share This Article
1 Comment
  • Camerun organizoi para dy muajve nje konfrence ne Londer me 1 800 bankiere e biznesmene nga Bankat Islamike.Ai u premtoi atyre nje superstrukture moderne nqs ato do te binin dakort qe te instaloheshin ne Londer.
    Ne shkollat gjermane kane filluar te mesojne mbi fene islame.
    Ministri i Drejtesise ka propozuar qe ne ligjet gjermane te futen edhe ato te Sheriatit.
    Peshkopi i Kanterberit këshillon legjislacionin britanik të adoptojë sharian si të drejtë familjare për myslimanët vendas;
    10% e foshnjeve ne Angli jane te fese myslimane.
    KUR’ani e ndalon dhenien e pareve me fajde,biles edhe pagimin e tyre.
    Por KUR’ani ndalon edhe pervetesimin e parave te sovranit.
    Parase se vendeve arabe fqinjet tane ja kane pare hajrin,e tek Ne nepermjet disa shqipfolesve bejne te pamunduren qe ta minojne kete lidhje.KUR’ani na keshillon me bo Saber(durim).E kjo po ndodh derisa djate tja nxjerrin syte njeri-tjetri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *