Është koha t’u tregojmë klinikën ku duhet të kurohen

redaktor

Politikanët shqiptarë janë personazhe të zhveshur nga ndjenjat tipike të qënieve njerëzore; ndjenja të tilla si ndjeshmëria, aftësia për të pasur dhembshuri, vetëdija për të mbrojtur më të dobëtit, solidariteti njerëzor, në këta personazhe janë praktikisht të zeruara. Kush vuan nga mungesa të tilla, katalogohet brenda familjes së psikopatëve. Po ajo që në psikologjinë moderne konsiderohet si çrregullim psikopatik, brenda shoqërisë tonë shndërrohet në një avantazh të pafund. Falë mungesës totale të ndjenjave dhe kompasionit, zhveshjes nga pendimet e pastajme, psikopati në politikën shqiptare në fakt, ka të gjitha letrat në rregull për të ngjitur i pa trazuar shkallët e hierarkisë shoqërore, hierarki e strukturuar në mënyrë të tillë që favorizon majëshkallimin e psikopatit të paskrupullt. Në librin e tij “Pak dritë mbi psikopatët”, doktori Kevin Barrett, sintetizon:

“Psikopatët kanë luajtur një rol dispropocional në zhvillimin e qytetërimit, sepse ata i lejojnë vetëvetes të gënjejnë, të vrasin, të mashtrojnë, të vjedhin, të torturojnë, të manipulojnë, dhe në përgjithësi të shkaktojnë vuajtje të mëdha për njerëzit e tjerë pa ndjenja apo pendim të pastajmë, në mënyrë që të krijojnë qartësinë e tyre të sigurisë përmes dominimit”. Është koha t’u tregojmë kliniken ku duhet te kurohen.

 

Email nga adresa

[email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *