Është ky vendi më i lumtur në botë? (VIDEO)

redaktor

Me madhësi diku sa Zvicra e banorë sa Mali i Zi, shteti i “heshtur” në Himalaje – ku mund të shkoni vetëm me aeroplanë – është vendi më i lumtur në botë, njëkohësisht mbretëria e fundit budiste dhe një nga shtetet me rritjen më të madhe të PBB-së.

Zyrtarisht progresi nuk matet me normën e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto, por me rritjen e bruto lumturisë kombëtare.

Fjala është për Butanin, “Vendin e kuçedrës gjëmuese”, në Azinë Jugore, të rrethuar nga India e Kina.

Butani ka arritur të ruajnë kulturën nga shekulli XVII, duke shmangur globalizimin e duke izoluar veten. Kështu, deri më 1999 aty nuk kishte as internet e as pajisje televizive. Ndërsa, për ta vizituar këtë vend vlen ende tarifa fikse: 250 dollarë për një ditë, që të kontrollohet numri i turistëve! Shkalla e papunësisë, vitin e kaluar ishte 2.9 për qind, ndërsa shkollimi dhe shëndetësia janë falas.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *