Prej shumë vitesh shkencëtarë nga e gjithë bota kërkojnë të gjejnë një mënyrë për ta luftuar, por…plakja nuk mund të zhduket, ajo mundet vetëm të ngadalësohet. Demostrimi i kësaj është matematik dhe ekuacioni mbi të cilin bazohet është publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave në Shtetet e Bashkuara dhe është punuar nga një grup i universitetit të Arizonës.
Janë të shumta rrugët e eksploruara gjithë këto vite për të kthyer pas akrepat e kohës, si molekulat “eliksir” të afta të stimulojnë rinovimin e qelizave, të cilat kanë dhënë rezultate premtuese tek minjtë, por duhet të dorëzohemi: “Plakja është matematikisht e pashmangshme” është shprehur Joanna Masel, drejtuese e grupit të universitetit të Arizonës.
Ajo çfarë e bën procesin të pashmangshëm është fakti që qelizat ngadalësohen dhe nisin të humbasin funksionet e tyre, ndërsa disa të tjera shtojnë funksionet, duke shkaktuar kështu tumore. Edhe sikur të arrihej të bëhej një seleksionim perfekt, duke eleminuar qelizat keqfunksionuese dhe të mbajmë ato të mirat, plakja do të fitonte, sepse qelizat tumorale fitojnë kur luftojnë me të tjerat. b.m/dita
