“Është mirë të mos jesh single”

redaktor

Charlize Theron është zgjedhur kopertina e revistës “Esquire” për muajin qershor dhe gjatë intervistës bukuroshja afrikano-jugore ka folur për stilin e jetesës të lakmuar nga shumë femra në të gjithë botën, por gjithashtu ka përmendur edhe romancën që po përjeton me 53-vjeçarin Sean Penn.

Me një stil të frymëzuar nga  Marilyn Monroe, 38-vjeçarja fituese e çmimit Oscar u shfaq shumë joshëse, me një buzëkuq të errët dhe një veshje që konturonte fizikun e saj.

“Jam e sigurt që ka shumë aspekte të jetës time që shumë njerëz nuk dëshirojnë t’i dinë; jam 38 vjeç dhe ende e pamartuar, por kjo nuk është domosdoshmërisht ajo që një grua dëshiron”, thotë Theron.

Pavarësisht se ende e pamartuar, ajo prej 5 muajsh ka filluar romancën me aktorin Sean Penn: “Është mirë të jesh single, por tashmë që jam me Sean është më mirë të mos jesh single. Nuk e kam kërkuar këtë gjë, por nëqoftëse je i hapur për diçka ti thjesht e lë që të ndodhë dhe do të ndodhë”, thotë aktorja për “Esquire”.

Charlize Theron është mamja e një djali të adoptuar 2 vjeç, Jackson, dhe gjatë intervistës tha: “Gjithmonë e kam ditur që do të adoptoja një fëmijë”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *