Letër e nënshkruar
Vasil Puci, Durrës
Kam shumë vjet që punoj me librin dhe jam në gjendje të vërej lëvizjen e tij, ushqimin e tij, jetën e tij. Kam pasur fatin të punoj me shtëpi botuese prestigjioze si Plejad, Dudaj, Bota Shqiptare, Toena etj., të cilat i falënderoj nga zemra për bashkëpunimin. Gjithashtu me dëshirën time kam çuar libra në gjithë diasporën, në shumë shtete në Europë e Amerikë.
Flas për librin shqip në të gjitha dimensionet. Tani te ne libri është i burgosur. Ndoshta gaboj, por le të shpjegohem. Në çdo librari ku libri ndodhet, ai tregtohet në kioskë 2m x 2m me dritare hekuri dhe i futur në kaush. Aty përzihet me cigare, mjete plastike, pavarësisht se licenca është librari. Librat janë të zverdhur, të zbardhur nga dielli etj. Panairet e librit janë një fasadë si më duket mua, ku skllevërit janë librat dhe skllavopronarët është lexuesi dhe botuesi. Duket si krahasim vulgar, por po mundohem ta shpjegoj.
Kemi shumë libra e litarë të përsosur shqip dhe të huaj, që kanë mbushur magazinat dhe rrinë stok. S’kemi librashitës! Pjesa më e madhe e tyre nuk i kanë lexuar librat që tregtojnë.
Ata janë të pa komunikueshëm dhe indiferent. S’kemi salla librash ku të pasqyrohet libri e të bëhen orë letrare. Vëreni me kujdes një sallë lloto sporti, bingo, bilardo, sa reklamë ju bëjnë lojërave të tyre. S’kemi kafe e librari ku mund të komentohet e recitohet pjesë libri. Mos ka ardhur koha që nxënësit e shkollave të mesme e të lartë, sidomos të letërsisë e gjuhësisë të dalin në natyrë së bashku me librin? Mos ka ardhur koha që shtëpitë botuese të falin libra të caktuara për adhuruesit? Puna që bëhet me librin në internet nuk më bind.
Sado i zoti të jesh, interneti të humb shikimin dhe nuk dëgjon atë që quhet fëshfëritje e fletës.
Ka dhe gjëra të tjera që gazeta Dita mund t’i diskutojë. Është një bisedë me librashitësin dhe poetin me këngën e parë të Pushkinit,“Evgjeni Oniginit”. Librashitës: “Për ju vjershat lodra janë, mjafton të rrini sadopak. Përhapet fama anë e mbanë dhe zemrat ndizen zjarr e flakë. Poema thonë u mbarua e shkruar me mundim kaq vjet, kështu pra fjalën tuaj dua, asaj ja vini çmimin vet…” Poeti: të drejtë ke….

Vrejtje të drejta këto të z. Vasil Puci? Shohim shumë libra nëpër librari por te pakët janë librarët qe té tregojnë dicka për përmbajtjen ,sidomos për natyrën e librave qé të interesojnë? P.sh desha t’i bëj dhurate gocës një libër për ditelindje por duke ditur natyrën e kerkesave dhe te interesave të saj nuk gjeta librar të më rekomandonte ke të merrja? Më në fund ceshtjen m’a zgjidhi gazetari Xhevdet Shehu? Librarët nuk ma zgjidhën dot? E dini ç’më tha njëri,- mer këtë sepse është më i shtrenjti dhe të shtrenjtët janë më të mire..!?? Po ti e ke lexuar këtë të shtrenjtin i thashe,më thuaj dy fjalë për përmbajtjen? Përmbajtja është ketu mbrapa më tha dhe,më tregoi çmimin!? E moret vesh,ja ky ështe típi tregtar i species librar o Vasil djali ? Tung!
@@@ Vrejtje të drejta këto të z. Vasil Puci? Shohim shumë libra nëpër librari por te pakët janë librarët qe té tregojnë dicka për përmbajtjen ,sidomos për natyrën e librave qé të interesojnë? P.sh desha t’i bëj dhurate gocës një libër për ditelindje por duke ditur natyrën e kerkesave dhe te interesave të saj nuk gjeta librar të më rekomandonte ke të merrja? Më në fund ceshtjen m’a zgjidhi gazetari Xhevdet Shehu? Librarët nuk ma zgjidhën dot? E dini ç’më tha njëri,- mer këtë sepse është më i shtrenjti dhe të shtrenjtët janë më të mire..!?? Po ti e ke lexuar këtë të shtrenjtin i thashe,më thuaj dy fjalë për përmbajtjen? Përmbajtja është ketu mbrapa më tha dhe,më tregoi çmimin!? E moret vesh,ja ky ështe típi tregtar i species librar o Vasil djali ? Tung!