Është një ditë historike për vendin

anazapta

Dua të përgëzoj dhe të uroj të gjithë shqiptarët që vunë në funksion zgjuarsinë e tyre dhe u menduan mirë. Shprehën vullnetin e tyre me votë të lirë duke bërë një ndryshim thelbësor në politikën shqiptare. Është një ditë historike për vendin fitorja e thellë e PS. Dua të përgëzoj me këtë rast dhe ta përshëndes një kryetar komune të rrethit Pukë, të Komunës Fierzë, z.Vasil Muslia, i cili në këtë komunë dha një rezultat të paparë me punën e tij të pandërprerë dhe respektin që ka ky komunitet për këtë zotëri, ka dhënë një rezultat shumë të madh që nuk mund të krahasohet me ndonjë komunë tjetër të vendit. Kontributi i tij ka qenë për t’u vlerësuar duke e nxjerr të fituar PS me 95% të votave. E falënderoj për arritjet e tij dhe besimin që ka krijuar në popull. Pra, me kulturë, respekt dhe punë ka arritur të vlerësohet kaq thellë. Pra, është meritë e këtij komuniteti dhe personalisht e kryetarit të komunës. I uroj suksese. Nga Puka, Gëzim Meta.

 

SMS në DITA: Gëzim Meta

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *