Është një plak i rrjedhur, që s’ngopet me gjak!

Ornela

Nuk pushon ky palo plak,
si një bishë gulçon,
i pangopuri me gjak,
do revolucion!

I pangopuri me gjak,
me zhvatje dhe vjedhje,
do revolucion në rrugë,
dhe pastaja….zgjedhje?!

Idetë tek “Kohë” e Lesit,
dje i kishte hedhur,
po nuk funksionon kështu,
o matuf i rrjedhur!

Lesi është një goxha burrë,
që thotë të vërtetën,
një herë Sala i çmendur,
ja dogji gazetën!

Lesi një kalë i hazdisur,
që s’mbante kapistër,
ra në squk-sapo e bënë,
një zëvendës ministër!

S’duhet që ta falte kurrë,
ky plakun e marrë,
po me çmenduritë e tij,
hap faqen e parë!

Do revolucion në rrugë,
udbash xha Saliu,
se e thamë-i pangopur,
është me gjak njeriu!

Po si s’të lodhi e liga,
o njeri i zi,
po për ty-o i lajthitur,
s’vritet më njeri!

Në teorinë e vampirit,
plot të çara gjejmë,
zakonisht revolucionet,
të majtët i bëjnë!

Sali-si një qen i rrahur,
mos bëj ham e hum,
nëse do revolucion,
hajde bre-bujrum!

Merre vetë pushkën i pari,
t’i bësh hallin-hallit,
dhe mbase e merr një plumb,
në lule të ballit!

Dil e priju në betejë,
çetnikëve të tu,
që sërish ca lumenj gjaku,
të rrjedhin këtu!

Vetëm kjo është ëndrra jote,
more palo plak,
që ta shohësh këtë popull,
të mbytur në gjak!

Nuk do ketë 97-të,
ndaj mbaje më butë,
se shqiptarët-si zotrote,
s’kanë ikur nga trutë!

Ti do luftë me të vërtetë,
do gjak o lum plaku,
se ke frikë se tash nga gjumi,
mund të zgjohet SPAKU!

Me ty që ditën e parë,
duhet ta kish nisur,
në një dhomë dy me dy,
të të kish ormisur!

Them se një mëndje me mua,
mund të jenë të tërë,
se ti asnjë krim të mundshëm,
nuk ke lënë pa bërë!

Prova krimi ke kudo,
ato ulërijnë,
ndaj dhe sytë e surrati,
si qymyr të nxijnë!

A.DUKA

Share This Article
2 Comments
  • Te lumt A.Duka.Je 1,1-sh.Dihet se Sb ulurin si ujku.. se te ne nuk ka drejtesi.Ajo eshte kapur prej tij qe ne 1992 me kursin e plepave.Ndaj Ai tallet me popullin dhe qeverine.Dhe SPAK eshte nje skuadron i Tij qe eshte nje “0” e tipit Gjin Gjoni.
    -Pengesa e krijimit te GJK,GJL nga I. Meta tregon se SB,IM,LB, jane drejtuesit e drejtesise ne vazhdim.Te pakten 21 janari,Gerdeci,Lobimi Rus i Lb,dosja BABALE,ÇEZ,etj,e tregon kete.Dhe sa te jete mbi toke Sb esnje zyrtar i larte i opozites qe ne 25 vite shkaterruan mbi 400 mild.$ te pasurise Kombetare,te mbi 130 mild.$ te pasurise ushtarake,etj,nuk do denohet siç kerkon SHBA+BE.
    -Besoj edhe nd/kombetaret me kete ritem pune…do deshtojne per reformimin e drejtesise ne Shqiperi.Qofsha i gabuare.
    -FLM-DITA,FLM A.DUKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *