Bedri Islami
Botuar në DITA
Largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i opozitës nuk ishte asnjë risi, përkundrazi, po të mos kishte ndodhur, do të përbënte njërën nga çuditë e politikës shqiptare. E habitshme është se si qëndroi drejtues i PD-së për thuajse 9 vite, kur, në asnjë rast, nuk mund të kishte një gjë të shënuar në jetën e tij politike. Gjithnjë tek ai përshtypja e parë ka qenë nga trembja, si një njeri që fsheh pas mantelit dhe buzëqeshjes së tij diçka të frikshme, dhe, e dyta, nga deliri i madhështisë, si ata që ia kanë hipur kalit prapësht dhe mendojnë se kanë bërë diçka të pazakontë dhe duhet të duartrokiten. Asnjëherë politika shqiptare e partive të mëdha nuk ka pasur në drejtimin e saj një figurë të tillë, që, edhe pse ishte kalli bosh, në të njëjtën kohë ishte përfitues i tmerrshëm. Pas familjes kryeministrore të partisë së tij , askush tjetër nuk e ka shfrytëzuar postin kaq barbarisht dhe, në të njëjtën kohë, kaq pa mend se sa ai.
Çfarë fshihte Lulzim Basha? Përse, edhe kur kërcënonte, ai dukej si njeriu që ishte i trembur, që priste në çdo kohë të shfaqej enigma e ardhjes së tij në politikë, të zbulohej misteri që e rrethonte dhe, në të njëjtën kohë priste kërcënimin e dekonspirimit?
Basha erdhi në politikë nga një derë që nuk është mbyllur kurrë në Shqipëri dhe që vazhdon të jetë e hapur në politikën shqiptare: nga politika serbe. Duam ose jo ta pranojmë, kjo derë vazhdon të jetë e pranishme për të gjithë ata që janë lehtësisht të nënshtruar dhe që në rrugëtimin e rinisë së tyre, ose edhe pak më vonë, kanë lënë shenjat e nënshtrimit nga lakmia e pasurimit të shpejtë dhe mungesa e karakterit. Fazlliçi ishte nuni i parë i tij, loja me dosjet e luftëtarëve të UÇK-së ishte shenja që kishte lënë, enigma e daljes së dosjes hetimore të Millosheviçit në gjykimin e këtij të fundit në Hagë rëndon edhe sot e kësaj dite, e, mbi të gjitha, katapultimi i tij si një yll në ngritje në të gjitha strukturat e larta të opozitës, ku nuk kishte qenë veçse askush, kërkonin haraçet e vjetra.
Për më shumë se 8 vite në drejtimin e opozitës ai ishte njeriu i përkëdhelur dhe i zgjedhur me dorë nga Berisha. Dhe ishte i paprekshëm; mund të ishte i ngrirë kur të donte dhe të shkrihej kur ta donin, të humbiste dhe të mos e bënte qejfin qeder, të pasurohej dhe herë pas here të ndante pasurinë e tij me ato që e kishin vendosur në postin që as e kishte ëndërruar. Kur mendoi se mund të ishte i pavarur, apo, më saktë, kur e urdhëruan të bënte provën e të pavarurit, aty filloi rrëshqitja dhe, më pas, rënia e tij. Mjaftuan shtatë muaj për të rënë nga posti, të cilin nuk kishte mundur ta personalizonte në 8 vite. Kështjella e tij, në dukje e një të forti, ishte shembur. Ai ëndërron të kthehet, është larguar me mendimin se mund të bëjë kthimin e tij në një të ardhme të afërt, por ky do të jetë misioni i pamundur i tij.
A u largua Basha vetëm se kishte humbur gjithnjë në tetë vite?
Kjo është shenja e dukshme e dorëheqjes së detyrueshme të tij. Në çdo fushatë ai kishte humbur, që nga zgjedhjet politike, deri te ato vendore. Kishte humbur i buzëqeshur dhe krenar, duke premtuar se tani do të fillonte lufta e tij. Kishte humbur i gëzuar. Humbja më e turpshme ishte ajo e vitit 2017 dhe, në një forcë politike normale ai duhej të kishte ikur që atij qershori. Marrëveshja e turpshme me Edi Ramën në 17 maj dëshmoi se tani opozita ka në kreun e saj një llogaritar, jo një politikan. Sythet e së keqes që kishte pasur në vete buluan shumë shpejt duke u bërë e keqja e dukshme, pa arritur kurrë të bënte drejtpeshimin e ngjarjeve dhe të vetë opozitës.
Por, ai nuk e largua thjeshtë se humbi. Humbja ka emrin e tij, por edhe të tjerëve. Askush nga ekipi drejtues i opozitës nuk mund të lante duart nga humbja. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë e të gjithëve.
Basha, ashtu si ishte, i rrezikshëm natën dhe i qeshur ditëve, u bë i pabesueshëm për këdo. Askush nuk e ndjeu veten më të aftë pranë tij dhe më të dobishëm. Askush nuk ishte dhe nuk mund të ishte i sigurtë se ai do e mbante fjalën që kishte dhënë, nëse nuk do të kishte përfitimin e tij material. Për të, në politikë, dy plus dy do të bënin aq sa donte kunati i tij. Nuk kishte rëndësi se kush paguante, por sa paguante. Demokratët e dinin këtë, por kishin heshtur, duke lënë vetëm disa zëra kundërshtues, të paktë, por të pa ndjekur nga të tjerët. Duke u fshehur pas mantelit të Berishës, dhe në fakt, ishte mantel i gjerë që mbulonte shumë çka, Basha dërgoi drejt humbjes partinë e tij, duke synuar destabilizimin, e, meqenëse nuk kishte asnjë stof nga ai i politikës, synoi ta bënte këtë përmes një rruge që mbyllej atëherë kur merrte haraçin e tij. Ndoshta edhe më shumë se sa Berisha, ai e ktheu PD-në në pronë private, ku çdo gjë mund të blihej dhe të shitej, pa bërë dallim nga ata që kishte rreth e rrotull, disa nga të cilët i “ rriti” pranë vetes si jeniçerët e tij dhe që, nga të parët, ia kthyen shpatën. Ku është fati politik i gjithë atyre që nisen për rrugë duke mbajtur pranë vetes njerëz që lehtësisht të mbartin mbi shpatulla dhe, po aq lehtësisht të rrëzojnë. Mungesa e vizionit, e më tej se kaq, mungesa e idealit, do e bënte opozitën masë amorfe, pa identitetin e saj politik, të pa aftë për të qenë përballë pushtetit dhe, për më tepër, e pa zonja për ta rrëzuar atë. Naiviteti politik, si braktisja e parlamentit dhe shpresën se qeveria do të bjerë, apo braktisja totale e pushtetit lokal, ku opozita mbeti lakuriq, janë nga ata “gjetje” të sëmura, që nuk ndodhin kurrë në politikë, e që nuk mund të ndodhin.
Më shumë se nga humbjet në zgjedhje, ku kjo e 6 marsit ishte kapaku i fundit, ai u largua sepse askush nuk besonte më tek ai, bile as Grida Duma e Salianji, dy simbole të politikës boshe që kishte përkëdhelur Basha.
A ishte Basha njeriu i amerikanëve?
Përjashtimi i Berishës, fillimisht nga grupi parlamentar, e më pas nga partia ku kishte qenë bashkë themelues, me siguri, u bë nën diktatin e Departamentit të Shtetit. Asgjë nuk ndodh rastësisht në politikë. Ambasada amerikane në Tiranë nuk kishte folur përmes statuseve të dyshimtë, por drejt për drejtë dhe duke bërë kërcënime të hapura. Atyre nuk u duhej më Berisha në politikë, pasi, i shpallur non grata, si askush tjetër në trevat ballkanike, ai duhej dëbuar dhe këtë mund ta bënte vetëm Basha. Fakti që ai e mori gjithë riskun përsipër tregon se i kishin dhënë garanci mbështetëse, duke harruar se lider nuk mund të bëhesh përmes dekreteve politike të ardhura nga jashtë. Kishte qenë risk i madh, të cilin lehtësisht e mori të gjithin mbi vete, pa e kaluar fillimisht në strukturat politike të partisë që drejtonte. Naiviteti është dhunti e të pa munduarve. Ai vetë ishte një i tillë, pasi gjithçka kishte gjetur gati. Marrëzisht gati.
Megjithatë, jam i bindur se strukturat përkatëse larg Shqipërisë kanë ditur më shumë se sa është shfaqur për liderin e opozitës. Ai ishte njeriu i tyre deri sa ishte i domosdoshëm për të qenë i tillë, por, në ecurinë politike të Bashës ata shpesh herë kishin kundërshtuar dhunën politike dhe të rrugës, braktisjen e parlamentit, kryeneçësinë e pavend dhe të pagjetur, dëshirën e de stabilizimit të vendit përmes rrëmujës, përfshirjen në afera të dyshimta financiare apo, edhe më tej , lidhje të pasqaruara me lobe serbe apo ruse, sidomos me këto të fundit.
Basha kundërshtoi mendimin amerikan kur ai nuk ishte në vijën e tij politike dhe financiare, por e pranoi atë kur mendoi se kjo i interesonte. Amerikanët, si politike dhe struktura të tjera, jo pak herë kishin ndeshur në selinë e opozitës një drejtues që drejtohej nga jashtë, por që mendimin e tij politik e ndryshonte sipas ditëve. I pabesuar në çdo marrëveshje, duke gjetur vetëm alibinë Berisha, ai synoi të bëhej njeriu i amerikanëve vetëm me përjashtimin e babait të tij politik, por jo përmes mendimit emancipues dhe progresiv. Në thuajse 9 vite si lideri i opozitës nuk solli asnjë risi që përputhej me demokraci të zhvilluara, kundërshtoi kur duhej të bashkëpunonte dhe reagoi ashpërsisht kur nuk ishte koha e as vendi i tij.
A ishte Basha njeriu i rusëve?
Kjo është njëra ndër akuzat më të ashpra dhe të vazhdueshme që iu bënë atij në shtatë muaj përplasje me Berishën. Gjithnjë e më shumë duke rritur tonin e akuzës, ish lideri demokrat e akuzoi atë si njeriu që kishin përfituar nga fonde të fshehta të strukturave ruse për të lobuar në Departamentin e Shtetit dhe pagesat e dyshimta ishin zbuluar nga jashtë shtetit shqiptar. Kishte mjaftuar vetëm një gërmim i thjeshtë për të gjetur se, në kohë krize, fshehtas, firma të fshehta ruse, edhe të lidhura me shërbimin sekret, kishin bërë pagesa të mëdha në favor të Bashës drejt firmave të njohura amerikane.
Akuzat e vazhdueshme të Berishës, pra, të njeriut që di gjithçka ka ndodhur në selinë shqupase, nuk janë të rëndomta dhe as të zakonshme. Ato duhen sqaruar urgjentisht, pasi, është krejt e mundur që, pas rrëzimit të detyruar të Bashës, të harrohen, të kalojnë në kalandrat greke dhe askush të mos mbajë përgjegjësi për to.
Tani në PD është një situatë krejt tjetër. Ajo ka para vetes dy rrugë: ose të kalojë plotësisht në obskurantizëm politik, çka do të ishte dërrmimi i saj , shembja përfundimtare dhe në Shqipëri të kishim një opozitë thellësisht antiamerikane, ose të nisë reformimi i saj.
Është fakt se, që nga 22 marsi i 30 viteve më parë, PD është tkurrur dhe nuk ka qenë asnjëherë më parti e parë politike në Shqipëri. Në 22 vite atë e ka drejtuar Berisha, lideri i dorës së fortë, e megjithatë është tkurrur, e në 9 vite Basha që herë pas here e dërgoi në theqafje.
Një forcë politike me shfaqjen e saj anti-atlantike do të ishte drejt fundit të saj. Pa asnjë shpresë për të ardhmen dhe dëshmi se si një njeri i vetëm mund të ndryshojë rrjedhën e saj.
Berisha tani nuk ka asnjë alibi përballë vetes dhe asnjë “ armik”brenda vetes. . Lufta ndaj Bashës përfundoi dhe bashkë me të edhe ndaj atyre që në shtatë muaj kërkuan e gjetën gurë për të hedhur ndaj Berishës, shpesh herë me të drejtë.
Nëse Basha ka qenë e keqja e vogël e PD-së, që mund të zmbrapsej me jo shumë mund, Berisha do të jetë e keqja e madhe që nuk largohet lehtë.
Në fakt do të jetë fitorja e hidhur, më e hidhura që do të ketë opozita, megjithëse shumë do të bërtasin fitore.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Tashme Partia e vetequajtur “Demokratike” eshte nje formacion fshatar qe mund ta udheheqe vetem nje bajraktar me duart e lyera me gjak dhe dhomat e shtepise t\ mbushura me flori, qe e ka emrin Sali.
Formacion heterogjen lakmiqarësh të tipit mashtrues enverist, tip enveri të veshur me flamurin Drapër e Cekan, për të sunduer, ashtu si Enveri – tip Terrorist Bolshevik Rus, analogë të Berishistve lakmiqar si Enveri, të cilet janë veshur me kostumin e idesë enveriste të vrasjes për të sunduar të modifikuar në përshtatje me epokën e braktisjes së Bolshevizmit, me parrullën “Poshtē Komunizmi” i Marksizmit për Shtetet Kapitaliste Demokratike më tē zhvilluara; iu dhemb gjuha të shprehin tëvërteten me parrullë “Poshtë Enverizmi” shkatrimtar i Kombit me zbatimin e parrulles Ruse të Bolshevizmit “Poshtë Nacionalizmi Borgjez i Shqiptarisë”.
A eshte Basha njeriu i ruseve?
Rusia gjithmone Shqiperine e ka pas nen kujdestari Serbe. Serbia kurre nuk ka qene me e kenaqur se me Edi Ramen qe i shko e i rri pas deres Vucicit pak dite pas shkelmimeve e poshterimeve qe i bene ne Beograd futbollisteve shqiptare ne ndeshjen skandaloze te futbollit dhe qe i rri kone e bindur Vucicit te Open Ballkan.
Kur ndihet e kenaqur Serbia, ndihet dhe Rusia pa pasur nevoje te kete ne radaret e saj ate Bashen, fare.
A eshte Basha njeriu i amerikaneve?
Basha ishte e vazhdon te shpresoje te mbetet Kukulla e amerikaneve duke besuar verberisht se pas stazhit si Kukull do ta rrasin Kryeminister.
I shkreti Basha, nuk di nje te vertete te ster-provuar nder vite e vite – Amerika nuk mba miq, ato qe ka me prane me pas i shkelmon me fort.
Shembuj ka plot – nga Pinochet e Les Valesa, pastaj Ortega, tek Gaddafi, Sadami, Bin Laden i ka patur ne preher e me pas i ka bere lanet. Sepse Amerika nuk eshte as Demokratike, as Antikomuniste, as Liberale, as Konservatore por vetem K-O-NJ-U-K-T-U-R-A-L-E
Lulush karabushi eshte agjent I udbes, siç eshte dumbaba I tij shpirteror dhe material, Saliu. Si I tille, edhe I rusit automatikisht. Çfare fshihet per me tej? Kokëdollapja e like floririt pritet te ktheje filxhanat e kafese se shpejti dhe njoftimin mund ta jape vete Putini.
Ë shtë ,Kopil ,pak me amerikanët dhe shumë me Rust.!…….mos u merrni me Bashën nga kamarjer në Rinas drejt përkthyes në UMNIK kosovës ,spiun i transplanteve në shërbim të spiunazhit -Ruso -sllobodan -rankoviç i milicës te shoqëria me Argitën dhe Salinë,deri te qëndresa me amerikanët në katin e dytë të SHQUP-të PD -ëë -mavrisë !.Një axhent i shumëfishtë dhe një hajdut i rrugës kombit që shpëtoi me raportin mjeksor dënimit ekzemplar.Tani Saliu do me mbledhë dhitë e egra të PD-së që kan marrë arratinë ,por kot e ka s’ bëhet stan me dhi të egra tipit Flamur Noka , Saljani e Grida Duma
Paska dhene dorheqjen Basha?! Kur paska ndodhur kjo? Nejse, tani mund te pagezohet si politikan! Se e kuptoi me ne fund qe po rrinte kot me vulen dhe celsat!
Per popullin shqiptar historia e ketyre 31 viteve ka qene historia e deshtimit total te te gjithe klases politike shqiptare,kreret e te ciles erdhen nga BLLOKU KOMUNIST si rrjedhoje me dhume u duhej se bojatisnin imazhin e tyre antikomunist dhe nxitur percarjen katastrofike te shqiptareve,duke permbysir historine e vertete,heronjte,mbi te gjitha Luften Antifashiste Nacional Clirimtare per t’u dukur para perendimit se jane ne krahun e tyre,!
Por antikomunizmi i tyre rezultoi ANTISHQIPTARIZEM aq sa sot shumica e shqiptareve kane emigruar ose jane ne mjerim per buken e gojes!
Pushtetare te tille qe nga Berisha e deri tek Rama kurre nuk qeverisen por SUNDUAN duke shtypur dhe shfrytezuar egersisht popullin shqiptar!
Ata nuk kuptuan deri ne fund se antikomunizmi eshte demokraci,shtet ligjor dhe MIREQENIE per te gjithe dhe kete realitet mund ta shihnin te zbatuar ne SHBA,por keta sharlatane e perdoren SHBA vetem per te bere foto dhe intervista vetem ne sherbim te mbajtjes se posteve qeveritare!
Shpetimi yne eshte vetem shporrja e te gjithe klases politike,por sic duket kjo gje do doje shume kohe te ndodhe ne se shqiptaret nuk do vazhdojme te gjykojne me STOMAK e jo me KOKE!
Përshëndetje Zoti Bedri,
Kuptova esencën e saktë të kësaj eseje pak të zgjatur për figurën Lulëzim Basha dhe u çudita edhe vetë që gjeta marifetin e nyjës të lidhur pisk Berisha-Basha dhe, meqenë se qe nyjë e pazgjithshme, u pre nga një shpatë e padukshme; ashtu u pre “Nyja Gordiane” nga shpata e Aleksandrit të Madh.
ÇUDIA: Ishte lidhje e bërë pisk, nën komandën e Shërbimit të Fshehët të Miloshevičit, të cilit fshehurazi i ndërhyri DREJTËSIS MADHORE ANTIKORRUPSION me thënien e famshme “Në s’zgjidhet, pritet”, Ju lumtë, përgëzime!
Publikoje! Nuk është dublikat, mos u tallni me të “DREJTËN E FJALËS”
Përshëndetje Zoti Bedri,
Kuptova esencën e saktë të kësaj eseje pak të zgjatur për figurën Lulëzim Basha dhe u çudita edhe vetë që gjeta marifetin e nyjës të lidhur pisk Berisha-Basha dhe, meqenë se qe nyjë e pazgjithshme, u pre nga një shpatë e padukshme; ashtu u pre “Nyja Gordiane” nga shpata e Aleksandrit të Madh.
ÇUDIA: Ishte lidhje e bërë pisk, nën komandën e Shërbimit të Fshehët të Miloshevičit, të cilit fshehurazi i ndërhyri DREJTËSIS MADHORE ANTIKORRUPSION me thënien e famshme “Në s’zgjidhet, pritet”, Ju lumtë, përgëzime!
LULEZIM SALA RREN
EDHE RRENEN…..
E ndrite
me Autostraden
Nje per rrugen
Tri per Lul- Salen!
Autostraden e
Shqiptarise
500 milione
Ne goje te hajnise
Grope e rende
Ne borxhe te
Shqiperise
Djerse e gjak
Te vegjeleise
Si skenari
i Greqise
Me bekimin
e Sali… Serbise
Me tramvaj
bere Tiranen
Para e mbrapa
I lerove Nanen !
E grabite e plackite
Me djerse gjak
shqiptari e vadite !
E gjete si akulloore
e le pas Dopolavore’
26 i vrau Gerdeci
Per here te pare
Eshte faji jot !
per here te dyte …+
Ne jemi kot !
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre!
Se nga koka je
vec gdhe
Me kile mat
electricitetin
Aq e ke
kapacitetin !
Shite Otranto
E shite detin!
E ndrit fare
matematiken
7 x 6= 49
ke aritmetiken
Ti genjen
dhe per sahatin
Me te medha rrenat
Se sa shtatin
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre
Po te ribesuam
Jemi me gdhe!
I pa nder e i pafe
Zot vec Dollar
Euron ti ke !
Rren dhe baben
Rren dhe nenen.
Lulezim Sala
rren dhe rrenen !
From: Alban Dega
Date: July 11, 2020 at 4:02:44 AM EDT
papapapapapa sa e njifke politiken amerikane more amerikarino.si lum ti per mendt qe ke.
Ajo shprehja mos e ngacmo m… se bije ere,i pershtatet lulit me saliun…
Mos ta kishte ngacmuar saliun,luli do te ishte akoma “ylli ne ngjitje”.
Ketu ka faj edhe usa qe e detyroi tja heq koren m…. qe qelbi gjithe partine e derrave.
Sa per keto agjenturat me agjente e poliagjente,ne shajme enverin dhe po bejne te njejten gje per keta larot e sotem…
Kurse per intiligjente turkoshaket jane te gjithe ne nivelin e lulit dhe deri me sote nuk kane nxjer ndonje burre shteti…
Sa per kriminela e hajdute pothuajse te gjithe jane ne nivelin e saliut e te gjithe politikaneve qe ne parlament e tv ndegjon akuza e kunder akuza nga me monstruozet.
Ne kete shkrim o Bedri nuk me pelqeve .
Basha edhe munde te jete poliagjente, pore me poliagjente eshte Berisha .
Te gjitha te keqijat qe i erdhen Partise Demokratike nuk i erdhen thjesht prej Bashes, pore prej Saliut.
Saliu deklaroi. Dorzimin e mandateve e kam dhe une iden. Pra eshte veper e Berishes i cili mendonte se do ta rrezoje Qeverin Rama dhe do ta nderpriste reformen ne Drejtes. Pra Basha eshte koburje ne doren e Berishes
.
Poa ashtu edhe per Bojkotin e zgjedhjeve ne pushtetin vendore.Autor eshte Berisha. Pra ketu fale nderkombetarve dhe kryesishte SHBA-se se ata e shpetuan qeverin.
Sa i perket fondeve Ruse. Keni harruar ju kure Berisha u perjashtua nga Grupi Parlamentar, Berisha deklaroi. Une e kam shpetuar Bashen nga akuzat per fondet Ruse. Ndersa kure e pa qe Bash nuk po kthen rruge ai nxori ne pahe te gjith veprimtarin e atyre fondeve. Pra Berisha me dy fytyra kur ju prish interse Basha u denancua, kure kishte interse Basha ishte i mire.
Pra asgje nuk e ndan nga Berisha.Qe te dy kane ngeren ne lugen e UDB-se qe te dy kan inspiruar UCK-ne dhe kan shpifure per to..
Pra asgje nuk i ndan “Babe e bire” qe eshte Berisha dhe Basha! Qe te dy duhet te ndiqen penalishte.
1. B&B besojne veten ne interesin personal.
2. Ato kane shume flamure.
3. Ne perputhje me situatat ato zgjedhin flamurin qe besojne se eshte me i dobishem, jo per Shqiperine por veten e tyre.
4. Ka mjaft te tjere qe kane te njejten filozofi personale” si “B&B” por nuk jane “identifikuar akome”
5. Po te ishin vetem “B&B” ato do te qene hedhur ne plehra me kohe.
6. Kush jane te tjeret?
7. Jane te gjithe ata qe i kane mbeshtetur “B&B”, jo nga “dashuria dhe respekti” i vertete, por “per te perfituar”, e pse jo “per tu pasuruar”.
8. Kjo tregon se ka mundesi te krijohen “aleanca te reja” reth personave “qe po u zgjodhen do i perkrahin mbeshtetesit e tyre”.
9. Po te ndodhi keshtu, ku do jemi?
10. Do jemi pak me mire “se atje ku ishim me pare” por perseri prioritete do jene:
Interesi personal #1
Interesi i partise #2
Interesi i Shqiperise #3
11. Qe mos ndodhe keshtu duhen krijohen “mekanizmat e instuticionit te PD-se”, si statuti etj, qe do i parandalojne keto fenomene. Duhet te jete i pranishem edhe nje “komisjon i larte i partis” qe kryetari nuk e shkarkon dot, qe zgjidhet nga 5000 antaret kryesor te partise. Keto do jene gardianet e prioriteteve:
a. Interesi i Shqiperise.
b. Interesi i Partise.
c. Interesi i antarit te PD-se
12. A ka mundesi te duash me shume te tjeret se veten?
13. Kjo mund te realizohet me anen e mekanizmave qe shperblejne me shume ato qe kontribojne per interesin e popullit. Vleresusit do jene antaret PD-se kudo qe ndodhen ne Shqiperi.
14. Pa ideale, pa bindje, vetem me konjuktura e marifete sukssi do jete i perkoheshem