Burimi i rinisë ka qenë i fshehur prej kohësh në rrënjët e kulturës japoneze. Legjenda thotë se sekreti për rininë e përhershme është stimulimi i një pike në trup. Gjithashtu duke masazhuar këtë pikë do të mbroheni dhe nga shumë sëmundje dhe do ta mbani trupin në formë në mënyrë perfekte.
Në trupin tonë ndodhen rreth 365 pika dhe 12 meridiane kryesore të cilat mund të stimulohen për arsye të ndryshme. Akupresura është një formë natyrale e shërimit të trupit nëprmjet masazhimit të trupit. Kjo metodë i jep organizmit përfitime pafund, si shtimi i energjisë, përmirësimi i metabolizmit etj.
Gjeni pikën e “qindra sëmundjeve”
Në mjekësinë kineze është e njohur me këtë emër, ndërsa në Japoni njihet si “pika e jetëgjatësisë”. Kjo pikë është e njohur dhe si Zu San Li dhe nëse e masazhoni rregullisht, do të ngadalësoni procesin e plakjes dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj.
Kjo pikë ndodhet poshtë kupës së gjurit dhe mund të gjendet lehtësisht. Që ta gjeni, vendoseni dorën mbi gju (të djathtën tek këmba e djathtë dhe të majtën tek këmba e majtë) dhe prekni pikën mes gishtit të vogël dhe atij të unazës.
Duke e stimuluar do të parandaloni shumë sëmundje. Kjo teknikë ju ndihmon të shëroni veshkat, mbani në kontroll shtyllën kurrizore, shëndetin riprodhues, shëroni gjendrat tiroide dhe tretjen si dhe rregulloni prodhimin dhe funksionin e shumë hormoneve, shkruan Shije.
Gjithashtu ndihmon me dhimbjet gastrite, kapsllëkun, problemet me urinimin, impotencën etj. Duke shtypur këtë pikë largoni ankthin, stresin dhe tensionin.
Teknika, hap pas hapi
Relaksohuni para se të nisni masazhin. Rekomandohet që të jeni të ulur. Merrni frymë thellë dhe mendoni pozitivisht. Nisni masazhin tek pika e çdo këmbe në 9 lëvizje rrethore në drejtim të lëvizjes së akrepave te ores. Bëjeni masazhin në mëngjes dhe para drekës. Nuk rekomandohet në darkë pasi mund të shkaktojë pagjumësi.
o.j/dita

Nuk ka masazhe me efikas per trupin ,
me jetik per cdo organ …
Ju lutemi ne se eshte e mundur te sqaroni me mire se ku ndodhet kjo pike. Nga e djathta apo nga e majta e kreshtes se kockes se kercirit, me kupe te gjurit kuptoni patellen dhe ne kete rast dora do te vendite mbi patelle?
E gjen fare kollaj,me vidio-demostrim, ne google.al,,,,me fjalekyce Zu San Li.