Përshëndetje DITA. Jo vetëm debati në Shqipëri, por përgjithësisht diskursi për të kaluarën në Europën Lindore përqendrohet në perspektivën e viktimës, duke lënë të pa-ekspozuar siç duhet çështjen e autorëve, sidomos çështjen e bashkëpunimit të grupeve të popullsisë me regjimin. Të dhënat tregojnë se deri një e treta e popullsisë ka bashkëpunuar në një formë a në një tjetër me Sigurimin. Kam frikë se e njëjta situatë po krijohet edhe tani. Njerëzit kanë nisur të flasin me zë të ulët si dikur ose u shmangen bisedave ku shahet qeveria. Kjo është absurde dhe e rrezikshme si situatë.
SMS në DITA në 0689073730