Nga Erjon Braçe
Është Sali Berisha, askush tjetër!
Duan të ruajnë statusin e “të paprekshmit”.
Jo si pemë, por si kriminelë të kërcënuar nga çlirimi i drejtësisë.
Po e tejkaloj të sotmen;
dallohen qartë deputetë që godasin policinë dhe asnjë polic që të godasë deputet sulmues.
Po qëndroj pak tek fakti tashmë publik;
deputet të armatosur në një protestë ambientaliste!!
Por dua të qëndroj qarte tek qëllimi i kësaj proteste;
Nuk ka lidhje fare me parkun e lodrave.
Nuk ka lidhje me parkun në tërësi! Fare, fare!.
98 përqind e pjesmarresve në atë proteste as qe e gjen ndonjeherë në park, fare!!
Tu pyes;
E keni parë ndonjëherë Lulzim Bashën, të vrapoj, eci apo shëtisë në park? Jo!
Çi duhet; ai e ka shtëpinë e pajustifikuar në katin e 13-të mbi park;
Po Albana Vokshin e keni parë ndonjëherë në park, të vrapoj, eci apo shëtise jo e jo!! Çi duhet; ajo shëndetin e mirë e kërkon tjetër kund;
Po Ridvan Boden a e keni parë në park ndonjëherë, Sherefedin Shehun gjithashtu e keni parë ndonjëherë?
Po Genc Pollon a e keni parë ndonjëherë? Kurrë!!
Po Arben Ristanin a e keni parë ndonjëherë në park, qoftë edhe tapë në ajër të pastër për të nxjerrë trullosjen nga rakia?
Po Flamur Nokën a e keni parë në park, në këtë të Tiranes jo në atë të Gjiut të Lalëzit? Asnjëherë!!
Kaq mjafton që gjithkush të kuptojë se çdo gjë e kryer nga këta nuk ka lidhje me parkun e lodrave për femijë, brenda parkut!!
Të gjithë ishin aty për:Konfliktin.
Një konflikt të qartë për të shkatërruar reformën në drejtësi,
madje për të bërë çështë e mundur që kushdo nga grupi i PD apo me gjërë, me mendjen për të votuar reformën në drejtësi, të mos e ketë këtë mundësi edhe fizikisht!!
Me këtë, fitojnë të gjithë ata që nuk duhet të jenë në Kuvend, por nën hetim e nën ndëshkim.
Ndaj, cilido nga ata që pate sot në tv duke qëlluar mbi policinë, nuk duhet të ndiqet thjesht për kaq.
Duhet të ishte ndjekur penalisht me kohe; lista është e gjatë;
Lulzim Basha duhet të ishte dënuar tashmë për vjedhjen masive në rrugën e Kukësit, vrasjet barbare në Bulevard, tradhëtine e shëmtuar me shitjen e territorit sovran shqiptar;
Pengesa e reformës në drejtësi e shpëton.
Genc Pollo që ishte agresiv sot aty, duhet të ishte hetuar e mbase dënuar për krimin masiv me universitetet falls që kanë kriminalizuar dijen në këtë vend!!
Pengesa e reformës në drejtësi e pengon.
Ridvan Bode që për habinë e kujtdo ishte i dhunshëm sot aty, duhet të ishte hetuar e mbase dënuar për një mori koncesionesh që kanë ngarkuar me super taksa qytetare e sipërmarrës e pasuruar “biznesmenë” të padukshëm; për pasurinë gjithashtu!!
Pengesa e reformës në drejtësi e shpëton.
Janë shumë në rradhe deri tek;
Ai që nuk ishte fizikisht aty, por është regjisori i së gjithës, Sali Berishës familjarisht.
Ky ka hallin më të madh;
Ka vrarë e zhdukur njerëz në këtë vend, ka vjedhur e grabitur dhunshëm pasuri të këtij vendi, ka akumuluar vepra penale e pasuri ardhur prej shkeljes së ligjit, sa tani nuk fle dot më, i është prishur rehati dhe ka tmerrin e burgut!!
Se ka më garancine e të paprekshmit!!
Spiro, Myqeremi jane sinjale që ai i kap në ajër dhe i shikon si per vete, madje dhe për familjarët e tij!!
Sali Berisha është në qendër të gjithë kësaj.
Çdo shqiptar duhet të kuptoj fare mirë se është Sali Berisha dhe Qeveria e tij ajo që po trazon vendin;
Duan të ruajnë statusin e të paprekshimit.
Jo si pemë por si kriminelë që nuk duhet të ndëshkohen kurrë!!
Njerëz,
jo nuk mund tu hedh gjelbërim syve një hajdut i vogël, i hershëm që paguhet si shoqeri civile tani, veç për të fshehur qëllimin e Sali Berishës!!

Ja beme sikur e besuam, se asnjeri prej desputeteve te opozites nuk na e paska patur hallin ke mbrojtja e parkut nga betonizimi i mundshem i tij.
Ja se e besuam, se ata qe permendi me emra na qenkerkan te gjithe “llumi” i desputeteve.
Po mire, po keta megafonet e prishur te PS-se per cfare jane votuar, xhanem? Jane votuar keta per te krijuar nje shtet funksional te se drejtes dhe barazise ligjore, e cila do te vlente njelloj si per “hajdutet” fukarenj te energjise elektrike, po ashtu edhe per kriminelet e korruptuar te veshur me pushtet, apo per te bere gjithe diten gam-gam ne fuckbook, apo per te qendruar si hunj gardhi, kur shohin se si desputetit i del pisqolla ashi qare pas xhaketes, dhe policise bashkiake per pak sa nuk i shpeton shurra ne breke prej frikes?
Jo ore jo! Keta humbameno nuk jane per kete pune jooooo! Keta nuk ka se si te jen me te mire se ata qe ky s’le rast pa i permendur dhe share sikur te kete rene ne kompromis me ta. Keta ne mos llumi vete, jane me siguri filtri i tij. Po, po filtri i tij njelloj si ai i kafese, qe e mban llumin siper. Ndryshimi mes llumit te kafese dhe atij qeveritar eshte eshte se per te parin duhet filter letre, kurse per te dytin duhen “duar te pastra”. Duhen tamam duart e ketyre!
Po mire o te nderuar lexues, ky shoku Braqe shkrojti gjithe keto fjale kunder opozites, po si si s’na tha te pakten edhe nje fjale te vetme per hedhjen ne koshin e plehrave te premtimeve parazgjedhore? More, po s’i s’na tha asnje fjale per ato 8 bombat qe permendi zoteria i nderuar Julian Deda ne opinionin e tij te publikuar sot ne gazeten Sot?
http://sot.com.al/politike-opinion-editorial/tetë-bombat-që-i-kanë-rënë-shqipërisë