Në numrin e qershorit të vitit 1921, revista “Agimi” e Shkodrës ka publikuar një analizë të situatës së vendit, që kishte pak vite që kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore e përballej me vështirësi të shumta ekonomike.
Analiza, e shkruar në gegnisht e me stil të veçantë, përmban inicialet X.X dhe ka një këndvështrim interesant të vlerësimit të situatës ekonomike duke nisur nga analizimi i gjërave që përmbante shtëpia e shqiptarit.
Autori e vë theksin në mungesën e prodhimit në vend, nivelin e lartë të importeve, mungesën e politikave qeveritare, “përtacinë” e shqiptarëve e shpenzimet e panevojshme.
“Tue ndëjë në pushim në nji skaj t’odës së bukës, më shkojnë syt ndër sendet e orendit që e stolisin kët odë, e prej tyne mundem me marrë vesht gjendjen ekonomike të vëndit t’ëm pa pas nevojë me shfletue libra e me ba studime. Kandili i vjerrun në mjedis t’odës na ka ardhun prej s’jashtmit, ashtu edhe mbloja e tryezës e orishtra e murit nuk janë prodhimi i vendit. Prej s’jashtmit janë koltrinat e dritoreve, karrigat t’i rrijmë e gotat qi pijmë. Punë vëndi vetëm ndonji tryezë, ndonji mësallë a ndonji pashnik kjoftë, pse përore edhe këto janë të bleme kund jashta Shqypnie” nis analiza e publikuar nga Scan.
Autori del “jashtë odës” dhe evidenton faktin se një situatë e tillë është jo vetëm në shtëpi por edhe në kafene, xhami apo kisha ku sendet janë të importuara nga jashtë. E kjo, është dëshmi e mjerimit ekonomik të vendit që nuk prodhon por vetëm shpenzon.
“Po pse të kërkojmë kaq larg? Të shikjojmë rreth trupit t’onë e kemi me pa se prej mbajës së kres e deri në fund të kambvet nuk kemi tjetër veç sende t’importueme a prej italije, a prej Austrije a edhe prej vëndeve ma të largta. Këto janë fakta qi të dhemb zëmra t’i përshkruejsh, por së vërtetës nuk mund t’i kundërshtohet” vijon analiza.
Më tej, autori analizon sjelljen e shqiptarëve kundrejt fitimeve, shpenzimeve e punës duke kritikuar disa sjellje që sipas tij janë negative e “zakone të një populli të vjetër në një botë të re”.
“A nuk do t’ishte nji punë shum ma e mirë atë shumë të hollash qi japim ndër kafe, lojna, ndër pije e ragtime të tepërme t’a përdorojshim për nji qellim të dobishëm e të nevojshëm? Shka bajnë katundarët t’onë ndër ditë shiu e ndër net të gjata e të mërzitshme të dimnit? Fort pak janë ata qi e përdorojnë kët kohë për me ndreqë veglat e tynë bulqsore primitive pse përgjithsisht puna e këtyne lloj ditve e netve asht me u shtri rreth votre, me kallxue përralla të kota e me ba ndonji plan cubnije, vrasje a grabitje!
Të mendojmë se sa punë kishte me u bap o t’u përdoronte kjo kohë si duhet e sa fitimin kishim me e pasë! Me nji fjalë na prishim shum e prodhojmë pak e nuk mendojmë asfare se këso dore jemi tue shkue drejt vorrit. Nuk interesohemi për pikën gjallnore t’onën e rrijmë me gojë hapët e me duer kryq thue se buka do të na vijë prej qielli; thue se shteti mbahet me andra, me pralla, me rrnoftë e kjoftë e me ngatrresa qi mbjellim përditë në mjes t’onë” vijon analiza.
Në fund autori, evidenton nevojën e ngritjes së një ekipi njerëzisht inteligjentë e me zemër të mirë, “ushtri mësuesish me vullnet të fortë”.
n.s. / dita

E lexova me dëshirë shkrimin e z .X.X. Më pëlqeu gegërnishtja e tij dhe nuk kishte fjalë që të mos i kuptoja. Sa për komentin që bëhet gjatë shkrimit, theksoj se një vend i vogël si ne, nuk mund të pretendohet që 100 vjet para të kishim më shumë nga vetë prodhimi ynë. Ato kohë prodhonim veshjet tona kryesisht prej leshi dhe mëndafshi. Kishte tezgjah dhe shumë punë dore. Kishte kovaçhana, prodhonim vegla pune për bujqësinë dhe blegtorinë. Qerre, përmenda, kosha, opinga etj sipas kohës. Industria e lehtë ishte shumë e kufizuar. Arsimi mungonte , shkolla kishte në disa qytete kryesore si Shkodra, Korça, Elbasani. Në fshatra kishte errësirë, nuk kishte energji elektrike . Por pavarësisht se kishte mungesa të atyre që thuhen nga X.X jeta ishte në përshtatje me kohën dhe shumica e njerëzve ndjeheshin mirë. Nuk mund të kërkohej më shumë nga sa jepnin kushtet e përgjithshme sepse dhe fshatrat e Italisë apo Austrisë në ato vite nuk kishin më shumë se fshatrat tona qoftë dhe në arësim apo elektrifikim. Zhvillimi përhapej aq sa ishin arritjet. Nuk mund të themi se gjendja e vitit 1921 është si sot. Besoj se interpretuesi që bën për shkrimin e X.X. nuk është korrekt. Më vjen mirë që.lexova një gegënishtes të pastërt.
Respekte Stugani2
Strugani ! Besoj qè titulli i shkrimit i referohet mentalitetit shqipètarè, qè ka mbetur po ai qè ka qènè, kètu e shumè vite mè parè !
Strugani 2
Me kenaqesi te ndjeka komentin.Asnji fjale nuk te bien posht.
Dhe une me shume kenaqesi e lexova analizen e publikueme ne revizten”Agimi” ne dialektin tim qe kur linda kete te folme mesova.Me te thane te drejten u mallengjeva sa me me shkue edhe lot.
Kjo pamje qi difton fotografia ka ekzistue deri ne nji periudhe kohet tue kalue edhe luften e dyte botenore edhe mbas clirimit,origjinal pa i luejt asnji grime send,pervec pemeve e mungeses se trotuarit te asaj kohe te larget qe nuk mrriten deri mbas clirimit.
Ne kete genishte ka dhe ndonji fjale qe merret uha nga tosknishtja.
Psh
kemi per kena.
asfare per aspak