Është shndërruar në makthin e Europës, por Basha është entuziast për Orban

DITA Online

 

Edhe pse është shndërruar në makthin e BE-së për shkak të rendjes drejt Rusisë, por edhe frymës ksenofobe, duket se kreu demokrat Lulzim Basha nuk do t’ia dijë, ndërsa e ka përgëzua kryeministrin hungarez Viktor Orban për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“Përgëzime për kryeministrin Viktor Orban dhe partinë tonë simotër FIDESZ për fitoren e thellë për një mandat të tretë qeverisës. Hungarezët i dhanë mbështetje masive të djathtës dhe vazhdimit të qeverisjes që i ka sjellë vendit zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe mirëqenie.

Suksesi i FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane, pas atyre në Austri dhe Gjermani dhe veçanërisht për Partinë Popullore Europiane, familjen politike të Partisë Demokratike”, shkruan Basha në mesazh.

Një vit më parë gjatë çadrës, Basha e pati si të vetmen mbështetje qeverinë hungareze, e cila nën udhëheqjen e Orban, i ka hapur luftë të hapur edhe hungarezo-amerikanit Xhorxh Soros.

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
  • Te gjithe kelyshet e Putinit ne bote kane marre urdher te mbeshtesin jerk tjetrin. Orban,Zeman,Vucic,Basha,Berisha etj.

  • Viktor Orban eshte politikan i djathte qe rezoi socialiste ne zgjedhje te lira dhe krejt demokratike,

    prandaj:

    Cilesime pa pergjegjesi si:

    “…është shndërruar në makthin e BE-së për shkak të rendjes drejt Rusisë, por edhe frymës ksenofobe..”

    Per nje vend si Hungaria, antar i NATO-s dhe nje nga vendet e para ish komuniste qe u be pjese e BE-se, por edhe nje nga vendet me standadet me te larta te jetes ne vendet e Evropes Lindore,

    KJO ME TE VERTET ESHTE PROPAGANDE ENVERISTE

    sepse:

    Ne vend qe te behet si dele pa tru dhe te degjoje Merkelin per myslimanizimin e Gjermanise dhe te Evropes me urdher nga krimineli George Soros qe nxjerr nga cdo krize “dhjam nga pleshti” duke u thene BUJRUM emigranteve te Lindjes se Mesm, Afganistanit dhe Afrikes, Orbani ka zgjedhur nje rruge tjeter, ate te zbrapsjes se turmave myslime ne kufijte e tolerances

    PO SIKUR ME DHJETRA MIJRA EMIGRANTE TE MESYNIN KUFIRIN SHQYPTAR CFARE DO TE BENTE EDI RAMA?

    Do Zoti qe kjo gje nuk ka ndodhur, sepse KSENOFOBIA e Orbanit do te na dukej palo gje ne krahasim me cmendurine e Fatmir Xhafes qe edhe tek protestat e kuksianeve shikon ARMIKUN e jashtem.

    Te mos harrojme se vecas historive me spiunet e KGB-se ne Londer, Markeli si “dhelper e vjeter” ka nenshkruar nje projekt me Putinin per nje gazesjelles verior qe do te ule cmimin e gazit ndjeshem dhe Hungaria pritet te behet pjese e ketij investimi gjigand, pritet vetem miratimi nga Danimarka qe te mbyllet kontrata,

    prandaj o gazeta DITA:

    Shqyptaret dhe Edi Rama duhet te rishikojne TAP-in qe eshte taposur qe ne zanafille dhe po zvarritet si reptil midis komunistit Aliev te Azerbaxhanit dhe enveristit Edi Rama ne Shqypni dhe ne shqyptaret duhet te mesohemi te mos i qajme papushim hallin “Kaloresit qe i varen kembet”.

  • Edhe po të fotografohesh me një botë të tërë në politikë nuk do të kalosh kurrë. Para kombit nuk rritesh pse fotografohesh me njerëz nga bota, o LULASH……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *