“Është thjesht njeriu i gabuar, në kohën dhe vendin e gabuar”

Leda Hysa

Nga Astrit Patozi

Ylli Manjani ka të drejtë kur thotë se opozita nuk duhet ta personalizojë betejën me emrin e kryeministrit, por duhet të godasë fort sistemin e tij. Edhe pse ish-ministër i Edi Ramës në qeverinë e mëparshme, ai nuk ka të sharë si zë këmbëngulës opozitar, sidomos pas zgjedhjeve të fundit.

Nuk do t’i hiqja asnjë presje thirrjes së tij, sikur t’i drejtohej dikujt tjetër dhe jo njeriut të gabuar. Ndaj them se Manjani, megjithëse nuk e ka keq, ka ngatërruar adresë. Sepse ajo ftesë nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën, i cili nuk ka asgjë me sistemin e korruptuar, që po aplikon me “sukses të plotë” Edi Rama sot, por që për ta ngritur nuk e ka meritën vetëm ai.

Përkundrazi, atij i pëlqen shumë kështu siç është, pa i lëvizur asnjë tullë mundësisht, ndaj edhe të vetmin problem e ka me emrin. Dhe po investon shumë që t’i vijë një ditë radha, jo duke luftuar që ta ndryshojë, por thjesht duke pritur që vetë koha të rrëzojë atë që mendon se i ka zënë vendin.

Ndaj nuk dëgjon asnjë fjalë për reformën zgjedhore prej tij, asnjë qëndrim për ndyshimet kushtetuese të 2008-ës, ndaj nuk ka asnjë fjali për goditjen e partitizmit, për rrënimin e frikshëm të institucioneve nga pazaret politike, por thjesht ka çdo ditë dhe do të ketë në vazhdim vetëm demonizim të kundërshtarit deri në marrëzi.

Sepse për drejtuesin e opozitës zyrtare sistemi politik aktual është një lopë pjellore që duhet mjelë, por thjesht duhet të ndryshojmë duart. Sepse e gjithë karriera e tij politike, por që shkëlqimin e vet e ka pasur në 5 vitet e fundit, ka qenë ilustrimi më i mirë i kësaj që unë po them.

Mirëpo, ose duhet të jesh idjot politik, ose ke një mision tjetër për të përmbushur, në rast se mendon që këtë qeveri mund ta rrëzosh nga pushteti, pa i goditur sistemin që e mban, por vetëm duke i sharë udhëheqësin.

E para, se historia e këtyre 28 vjetëve në Shqipëri ka treguar se e majta në kushtet, kur krijohet perceptimi se të gjitha palët janë njësoj, ka një rezervuar më të madh votash në dispozicion për ta marrë ose ruajtur pushtetin. Dhe se Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm atëherë kur ka bërë diferencën në moral dhe parimësi me kundërshtarin e vet politik.

Por mbi të gjitha, e dinë edhe fëmijët e kopshtit tashmë në Shqipëri që socialistët janë më specialista, siç thonte (rahmet të ketë) Pjetër Arbnori në këto punët e korrupsionit, lidhjeve me krimin dhe blerjes së votave.

Ndaj edhe mendoj se, jo vetëm e djathta, por e gjithë shoqëria shqiptare, është sot peng i kapjes së opozitës nga një lidership i gabuar, i cili praktikisht është kthyer në patericën e një qeverie të paaftë dhe të korruptuar. Që mbi të gjitha, as nuk e do, as nuk bën sikur, e jo më ta ndërtojë me gjithë mend një alternativë të shëndoshë pushteti në Shqipëri, jashtë përfitimeve marrendëse që vijnë prej grabitjes dhe abuzimeve me fondet publike.

Po të ndiqni debatin politik sot në vend të krijohet përshtypja sikur jemi në kulmin e fushatës elektorale. Madje duket sikur jemi në zgjedhje parlamentare, dhe jo para atyre vendore, aq e ashpër është gjuha dhe aq të forta tonet. Në fakt, pak më shumë se një vit më parë, ne ishim realisht në fushatë, por atëherë situata ishte krejtësisht tjetër, paqja dhe harmonia qiellore mbretëronte kudo. Sepse Luli, kur duhet të bëjë luftë, futet në pazar, kur duhet të bëjë kompromis, e ke me kokë në betejë.

Unë dua ta shaj shumë qeverinë dhe Edi Ramën, por le të vijë dikush e të më tregojë që edhe për këtë problemin duhet ta kërkojmë tek kundërshtari e jo tek vetja jonë. Dhe ky është vetëm një shembull i zbehtë i asaj që Lulzim Basha është njeriu i gabuar, në kohën dhe vendin e gabuar.

Por le të mos shkojmë aq larg, sepse ne shqiptarët nuk shquhemi për kujtesë afagjatë. E kishte me sistemin apo me emrat Lulzim Basha atë teatrin e shëmtuar me gjoja platormë antimafia dhe antikorrupsion?

Nëse do ta kishte me sinqeritet, do të duhet të premtonte solemnisht që kur opozita të vinte në pushtet, do të ndalonte çdo praktikë konçensionesh dhe PPP-sh, si dhe do të shfuqizonte të gjitha ato që kishin bërë qeveritë para saj. Ky do të ishte parimi, i drejtë apo i gabuar, ç’rëndësi ka. Por do të ishte vendim politik. Çfarë nevoje kishte të përmendeshin emra, sepse bizneset e kuptonin vetë se çfarë do t’i priste, gjithmonë nëse do kishte ndonjë prej tyre që e merr seriozisht Lulzim Bashën për ato që premton.

Por problemi është se Luli nuk ka ndërmend të ndalojë konçensionet, në rast se do të fitojë ndonjëherë, ndaj ai nuk mund ta thotë dot atë. Ai thjesht i quan konçensione të këqija, kur i bën Edi Rama, dhe konçensione të mira, në rast se do t’i bënte vetë.

Ndërsa emrat e atyre bizneseve, që dolën në tabelë të zezë, njësoj si tregtarët e 1945-ës, që do të paguanin tatimin e jashtëzakonshëm, janë prova e gjallë se në krye të opozitës zyrtare është thjesht një gjobaxhi i rëndomtë. Dhe unë i mbaj turpin në kurriz të gjithë atyre që u gëzuan dhe duartrokitën, sikur gjoja më në fund Lulzim Basha u trimërua dhe përmendi si të ishin trafikantë emra sipërmarrësish të nderuar, ndërkohë që nuk thanë asnjë fjalë kur të njëjtët emra u publikuan në borderotë e kompanive të kunatit dhe gruas së tij.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • From: Alban Dega
    Date: July 22, 2018 at 9:56:25 AM EDT
    Mendime me gjuhen e fakteve

    NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …

    – Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se

    – Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
    E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shuts edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
    E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
    Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
    Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
    Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
    Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
    A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
    Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
    Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
    Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
    Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
    “Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
    Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
    Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
    Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
    Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
    Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem marioneta te Sali Berishes .
    Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
    Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
    Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
    A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
    A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha me zyren e tin e jo me SHQUP !
    Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
    Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
    Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .

    • Alban, je ne vendin e gabuar aty ne Ameike , Koreja e Veriut eshte vendi i duhur per ty .Ne ketu ne Shqiperi po na masakron Rilindja boshevike e Rame tepsise timonit ti merresh me opoziten!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *