Pasioni politik është aq i fortë te qeniet njerëzore sa i pengon të mendojnë në mënyrë të kthjellët. Madje bëhemi të paaftë për të kryer veprime të thjeshta aritmetike, nëse rezultati i tyre kundërshton bindjet tona
Kjo sentencë e trishtuar mbi mekanizmat tona intelektuale vjen prej një studimi të udhëhequr nga “Yale University”, konkretisht nga profesor Dan Kahan. Titulli është i ndërlikuar: “Motivated Numeracy and Enlightened Self-Government”, por përkthimi për profanët është se “politika saboton edhe aftësitë tona më bazike me numrat dhe shifrat”.
Midis eksperimenteve të tjera të realizuara nga Kahan, një është veçanërisht domethënës. Disa subjekte të studimit u urdhëruan që të interpretonin një tabelë të thjeshtë numerike, e cila tregonte nëse kremrat e lëkurës shkaktojnë irritime ose jo. Argumenti nuk ishte i ngarkuar me terma politikë dhe të gjithë ia dolën të bënin llogaritë e duhura.
Herën e dytë, ata u vunë bërballë të njëjtës tabelë me numra identikë, por këtë radhë interpretimi duhej të përcaktonte nëse ndalimi armëmbajtjes ndikonte në uljen kriminalitetit ose jo. Përgjigja në planin aritmetik ishte shumë e thjeshtë për t’u gjetur, por rezultati kishte një vlerë të lartë politike, sepse kishte marrë një pozicion shkencor mbi debatin e ankthshëm në Shtetet e Bashkuara për shitjen e pistoletave dhe pushkëve.
Në këtë test, shumë subjekte të studimit nuk ia dolën që të zgjidhnin përllogaritjet elementare. Sapo e kuptonin që rezultati shkonte kundër bindjeve të tyre politike, filllonin në mënyrë të pandërgjegjshme të gabonin operacionet për të mos mbërritur në përfundimin që nuk e dëshironin.
Sa më të zotë të ishin në matematikë aq më shumë dredhonin, duke konfirmuar faktin se në fund e kuptonin përfundimin e vërtetuar nga numrat, por e injoronin atë si të saktë.
Rezultati i Kahan mbështet atë që edhe studiues të tjerë si Brendan Nyhan di Dartmouth e kanë dëshmuar tashmë. Pasioni për politikën është një faktor i lindur, i cili dëmton fshehurazi funksionimin e trurit tonë. Njohuria, informacionet korrekte, nuk kanë thuajse asnjë peshë në bindjet tona, pasi ne zgjedhim të vërtetën tonë të preferuar dhe i qëndrojmë asaj në mënyrë dogmatike, pavarësisht të gjithë treguesve që shkojnë kundër.
Është e kotë t’i përsërisim vetes se Sadam Hysein nuk i zotëronte armët e shkatërrimit në masë, apo se Xhon Kenedi kishte arritur të aprovonte ligjet mbi të drejtat civile: nëse jemi bindur për të kundërtën, nuk do të lejojmë që e vërteta të na nxjerrë bllof./D.Gjuzi

Shume i sakte ky studimi i prof. Kahan. Vini re sa keq ju ka bërë politika politikaneve tane? Dine te bejne llogari matematike vetem per xhepin e vet. Krejt problemet e tjera nuk dine t’i zgjidhin!
Rrezik politikanesh me tru peshku!!! Shume i sakte ky studimi i prof. Kahan. Vini re sa keq ju ka bërë politika politikaneve tane? Dine te bejne llogari matematike vetem per xhepin e vet. Krejt problemet e tjera nuk dine t’i zgjidhin!