Biznesmeni Mehmet Prishtina thotë se eshtrat e personalitetit të shquar të historisë shqiptare, Hasan Prishtina, të cilat prehen në Kukës, e kanë vendin në Tiranë. Biznesmeni nga Kosova është stërnip i Hasan Prishtinës. Ai ka ndihmuar në financimin e disa prej busteve të Hasan Prishtinës dhe po interesohet për transferimin e eshtrave të patriotit, i cili u vra me atentat në Selanik në vitin 1933. Zoti Mehmet Prishtina ishte para pak ditësh në studiot e Zërit të Amerikës dhe u intervistua nga Ilir Ikonomi.
Hasan Prishtina është një figurë mjaft e nderuar në Shqipëri, por sidomos në Kosovë ku ka shkolla me emrin e tij, universiteti shtetëror ka emrin e tij. Sa e njohur është kjo figurë në Kosovë?
Mendoj se figura e Hasan Prishtinës është më e njohur në Kosovë se në Shqipëri, për shkak të luftës së tij, për shkak të përpjekjes së tij për të mbajtur një unitet të trojeve etnike kombëtare. Sami Frashëri konsiderohet se është ideatori i ideologjisë së komb krijimit shqiptar, ndërsa Hasan Prishtina konsiderohet si ideator i themelimit të shtetit shqiptar.
Hasan Prishtina ka hedhur idenë e autonomisë shqiptare, më pas ka qenë ministër në qeverinë e Ismail Qemalit, ka qenë kryeministër në dhjetor të vitit 1921, ka qenë një nga ideatorët e Kongresit të Lushnjës. Kë shikoni ju si pikë kryesore në jetën e tij?
Hasan Prishtina ishte një figurë e gjithanshme. Në vitin 1912 Hasan Prishtina i kontestoi xhonturqit dhe në praninë e sulltanit në parlamentin osman thotë shprehimisht “në rast se nuk përfillen të drejtat e shqiptarëve, unë do jem i pari që do të ngre flamurin e kryengritjes kundër jush”. Unë mendoj se pa Lidhjen e Prizrenit, pa kongresin e Manastirit të vitit 1908-1909, pa çlirimin e Shkupit, nuk do ta kishim as Vlorën e 28 nëntorin e 1912.
Më flisni pak ju lutem për çështjen e zhvarrimit të eshtrave të tij të cilat tashmë ndodhen në Kukës dhe ju po përpiqeni t’i transferoni në Tiranë…
Deri në funt të viteve ’60 figura e Hasan Prishtinës mund të themi se ka qenë e anatemuar, por pas kësaj kohe qeveria shqiptare e ka rishikuar rolin e tij, dhe në vitin 1977 me vendim të Këshillit të Ministrave u sollën eshtrat e tij nga Selaniku ku dihet që Hasan Prishtina në 13 gusht 1933 është vrarë , dhe me ceremoni shtetërore vendosen në varrezat e Dëshmorëve në Kukës. Me gjithë respektin për Kukësin, sepse ai gjithmonë ka gjetur mbështetje të atë zonë, unë mendoj se ai nuk e ka vendin në provinca ose në zona malore, por duhet të vendoset në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet. Ne i kemi bërë një kërkesë qeverisë shqiptare më 17 janar të këtij viti që të sensibilizohet opinioni dhe të çohen eshtrat e Hasan Prishtinës në Tiranë, ashtu siç është bërë edhe për figura të tjera të historisë.
Më thoni cila është pikëpamja juaj për marrëdhëniet e Hasan Prishtinës me Ahmet Zogun? Shumë njerëz akuzojnë Zogun se e ka vrarë, të tjerë e mohojnë këtë. Cila është pikëpamja juaj?
Për mua është fatkeqësi që Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu nuk kanë shkuar mirë. Ahmet Zogu akuzohet se ka vrarë Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Hasan Prishtinën, por nga fakti se Hasan Prishtina ishte i dënuar gjashtë herë më vdekje nga tri taborre nga perandoria osmane nga mbretëria serbo-kroate-sllovene dhe nga Esat Pashë Toptani dhe Ahmet Zogu. Nga vetë fakti se Ibrahim Çelo bëri atentat pas dy javëve qëndrim në Selanik si mysafir i Hasan Prishtinës dhe në xhepin e tij u gjet një pasaportë serbe. Sot është koha e unitetit dhe duhet të kërkohen dokumente dhe akuzat të bëhen me fakte, sepse pa fakte s’mund të bëhen akuza.
* * *
Kush i thyen varret e patriotëve?!
Nga Reshat Badallaj
Dikur moti, duke e ngare veturen nga Prizreni per ne Zhur, brenda degjoja muzikë. Në të hyrë permes varreve „te zabeli i kulles“, babai im ndjesë pastë me terhoqi verejtjen: Reshat, biri im, saherë qe te hyni në varresa ndalne muziken, -sepse nderoni dhe respektoni varret,respektoni te vdekurit,qofshin muslimane qofshin te krishterë…“ Dhe qe nga ajo kohë me fanatizem mbajë ketë respekt te pathyeshem.
Shih per ketë, vandalet te pashpirt, të pakulturë, fare nuk zgjedhin mjete per te dermuar varret bile edhe te Deshmoreve te Kombit. Varrezat e Deshmoreve ne Korçë janë demtuar aq sa në siperfaqe kanë dalë eshtrat. Heroina Shota Galica, e lene ne harresë. E kanë mbuluar plehërat ne një cep të Fushë Krujes. Varri i Bajram Currit ne Tropojë i copëtuar si me keq… Varri i Isa Boletinit, ndonese pa eshtra i thyerë kater anesh. Edhe varri i Mic Sokolit, që perballoi gryken e topit i thyer nga dora e zezë vandale. Nderkaq, te varri i Asim Vokshit vetem dy-tri shkronja lexohen… Çuditerisht, ne Kukës,varri i patriotit te shquar Hasan Prishtina u thye disa herë. Në djepin e kultures, Shkoder, Varri i Migjenit, Vaso Pashos, Luigj Gurakuqit, tymosin plehrat… Në Gjirokaster, tre herë janë thyer VARRET E ÇERÇIZ E BAJO TOPULLIT, ANDON ZAKO ÇAJUPIT. KOTI HOXHIT DHE PANDELI SOTIRIT. Në Korçë, varri i Pandeli Çelos e Mihal Gramenos, perpos varreve te gjymtuara edhe shkronjat nuk lexohen…
Shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe logjike: A e meritojn ketë masaker keta patriot? Ku është dora e shetit? Kjo qe po ndodh nuk duhet te ndodh,por qe te mos ndodh ne te ardhmen ne radhe te parë, duhet te vetedijësohemi moralisht e kombtarisht dhe se dyti, te gjithë autoret vandalë, qe dalin si lugeter duhet te vehen ne pranga dhe te marrin denimin e merituar.

pse te zhvorroset nga KUKSI ne TIRANE ,mos po mendone ky tipi se TIRANA jane ma PATRIOTA se KUKSI e TROPOJA dhe po ja rrite GRADAT HASAN PISHTINES,jo more QUNI i VOCKEL,se gjuha eshte preje tuli dhe kahe ti dhahsh shkone dhe flet e munde te shkruash qka te duash,por te paket njerz i njofin mirja detaje te historise qe nuk eshte shkruar,por edhe une nuk i kame 150 vite qe ti kisha par kto ngjarje ,por kame kaluar te 40 tat,por ne ODA e te SHALES se MITROVICES kame degjuar si femije i vogel nga pleqet 80-90 vjeqar e atere ju kane treguare prindrit e vet dhe vete ate i kane takuar asaje kohe si te ri,ku trogojne se i madhi ISA BOLETINI shume her kishte pas polemika dhe nje her ja kishte ngrehur VESHET keq HASAN PRISHTINES se hasani kishte kerkuar vetem nje AUTONOMI per SHQIPERIS nene kompetenca e administrin te TURQIS,kurse ISA BOLETINI me ISMAIL QEMALIN e LUIGJ GURAKUQIN kishine kerkuar SHKEPUTJE DEFINITIVE nga PUSHTUESIT OSMAN dhe te bashkohen te gjitha trojet shqiptare ne nje SHTET te PAVARUR SHQIPTAR.
.ja u perkujtoje se HASAN PRISHTINA ka qene 3 her me 3 mandate DEPUTET ne PARLAMETIN TURK,studiuar ne TURQI me deshiren e tije,a ISA BOLETNI ka qene i nxanun PENG dhe ARRESTUAR 1nje her nga turqit dhe eshte quar me force ne turqi ku ka ikur pastaje dhe eshte ardhe e ka bere REVULUCIONE e BETEJA DIREKTE me OSMANO-ISLAMET.
.pra shume te verteta nuk jane thane deri me tani dhe shume VONE i ka dale gjumi hasan prishtines dhe ka rezistuar turqin ,por kurre me LUFTE e BETEJA,por nga DISTANCA e larget,ku me vone ish deputeti vullnetar me deshire ne parlametin turk hasan prishtina IKU po nga TURQIT dhe u strehua refugjat ne vjene,se ky eshte TURKU qe deputet i ka ber vetem ata qe kane sherbyer per TURQIN,dhe si ta kudershtosh turku ta prêt KOKEN.
I nderuar Mehmet Prishtine.
Gezohem shume pa mas qe Hasan Prishtina paska lene njerze te piramides se kesaj familje. Vet mbiemri Prishtina me ngjalle, nastalgji per heroin tone Hasabn Beje Prishtine.
Te dalim teke ceshtije kryesore ku juve ngrini problemin.
Gjerat, o Mehmet duhet te shifen ne kohe dhe hapesiren e tyre . Hasan Prishtina nuk u varros ne Kukes ne nje vende “provincial” per ti ulur figuren heroike te tije.Jo Qellimi kryesore qe u vendos ne ate kohe.(sipas mendimit time personale se une jam nje qytetar I thjeshe) ishte keto:
1.Hasan Prishtina Aktivitetin e madhe te tije e ka ushtruar ne rrethin Kukesit, te Hasite dhe te Tropojes. Ne ate kohe Hasi Kukesi dhe Tropoja kane qene ne juridiksionin e Prizerenit dhe te Gjakove. Prehja e eshtrave ne kete Rreth ku sote eshte profektuara e Qarkut ku ne juridiksion ka tre rrethet Kukes Has dhe Tropoje, besio ishte bere per te rrespektuar popullin e ketyre zonave nga ku kishte ushtruar aktivitetin e vete politike qe nga koha e Turqise te pakten 1890 e deri ne vitin 1925 koha kure dhe vritet nga Krimineli Ahmet Zogolli.
2. Arsyeja tjeter qe u varros atje eshet edhe fakti tjeter se ne kohen kur ai ishte deputet ne kuvendin e Shqiperis e 1923-1924, keta cilesoheshio si deputetet e drini, Hasan Prishtin,Elez Isufe dhe te tjer. Me ardhjen e Ahmet Zogut ne fuqi keta u perjashtuan nga politika dhe u perndopcen deri sa edhe u vrane. Duke qene Deputet I Drini ai u vendos te prehet ne qytetin e Kukesit.
3. Arsye tjeter dhe me themelorje eshte se Kukesi ishte rreth kufitar me Kosoven (ne ate kohe kufitare me shtetin Serbe) Pra e donte politike qe patriotet e Kosoves te prehen ne truallin e Kosoves ku nga te gjitha hartat rezulton se Qerku I Kukesi eshte nahi e Prizerenit dhe te Gjakoves kjo qe ne kohen e Turkut.
Keto, jan tre arsyet qe Hasan Prishtin eshtrat e te cilit te vendosen ne varrezat e deshmorve te qytetit Kukes, Po keshtu edhe busti I Shote Galices eshte vendosur ne Qytetin e kukesit pasi dihet mire qe edhe per ate ekzistojne keto tre arsye.
Une besoi qe Hasan Prishtina kudo qe ti vendosen eshtrat e tija ai eshte I pranushem edhe ne Tirane , edhe ne Prishtin(Prishtin pasi mban edhe emrin e ketij qyteti) pore kudo Brenda tokes shqiptare ai besoi gjen qentsin ne kete prhje.
Sa I perket vendosjes se eshtrave ne varrezat e Tiranes do te thot qe Hasan Prishtinen ta largosh nga vendlinja e vete ku kukesi ishte cepi I Dardanise nga ku ka lindure edhe Hasan Prishtine.
Edhe ne se shkon eshtrat I qojne ne Tirane ose edhe ne Prishtin pore edhe ne se I lejne aty ato jen vlera te pa shlyeshme ne historin e Kombite shqiptare.! Vendosja e tyre ne Qytetin e Kukesit perkundrazi atije I rriten Vlerat pasi ne kete Qarke ka rene shpata e Demokleut dhe aty ku bjen shpat edhe dhembja eshte me e madhe.
Me rrespekte nje qytetar I thjeshet
Aliu Nga Selenic.
Eshte e marezishme qe te hapesh nje diskutim te tille me tendenca lokaliste, se ku duhet te jete varri i nje figure te shquar patriotike kombetare.
Hasan Prishtinen vetem mbiemri e identifikon me Prishtinen e sotme. Ai nje lloj si Ismail Qemali e dikur Skenderbeu, ndonese bene karriere te larte ne perandorine turke, si qellim nuk paten te clironin as Prishtinen, as Vloren e as Krujen nga pushtimi turk, por gjithe viset e banuara me shqiptare, gjithe kombin shqiptar.
Ata luftuan per krijimin e nje shteti shqiptar te perbashket e jo per krahina te vecanta. Nuk ka rendesi se ku mund te jene varrosur e nuk mund te lidhet vendvarimi i ketyre figuarave te shquara me perkatesine krahinore apo me meritat e vecante te ndonje krahine.
Rastesia e solli qe Skenderbeu te varrosej ne Lezhe e kjo e kishte simbolin e saj sepse pikerisht ne vendin ku vdiq, ai krijoi beslidhjen e bashkimin e feudaleve shqiptare ne lufte kunder pushtuesit osman.
Emri i Hasan Prishtines eshte i lidhur jo vetem me Prizrenin apo “qarkun” qe permend Aliu i Selenices, por me gjithe historine kombetare. Veprimtarine e tij me te madhe politike ai e zhvilloi jo ne Kosove sic perpiqen ta vecojne disa komentues te kesaj gazete sikur te ishte nje vend i huaj, por qe ne Vloren e flamurit te pamvaresise e me tej ne qeverite e Shqiperise me nje pamvaresi te cunguar. Hiqeni nga mendja njehere e pergjithmone ndarjen e kombit ne krahina apo ne shtete te ndryshme. Shqiptaret jane nje komb i teri qe kane te njejtat tradita, gjuhe e kulture te perbashket qe si aspirate te tyren kane pasur bashkimin, e kjo nisi qe para 500 vjetesh me Skenderbeun.. Shqiptaret u vonuan te krijonin shtetin e tyre pikerisht se pushtuesit shfrytezuan percarjen krahinore. Cfare rendesia ka se ku kane lindur figurat e shquara te kombit tone e duheshka medoemos qe eshtrat e tyre ti vendosim ne qytetin apo fshatin ku kane lindur ? Me kete llogjike meqe Faik Konica qe ka lindur ne Konice qe tani eshte ne Greqi, duhet qe varrin e tij ta shpijme atje, e njejta histori eshte edhe me Fan Nolin.
Nje mendesi e tille krahinore e lidhur me prapavija politike komuniste, eshte munduar ta paraqese Ismail Qemalin si hero vetem te Vlores, kur ai se bashku me Hasan Prishtinen e qindra delegate nga te gjitha viset shqiptare tentuan e fatkeqesisht nuk e realizuan qe te krijonin nje shtet te bashkur te gjithe shqiptareve.
NIPIT TE HASAN PRISHTINES
Eshtrat e gjyshit tend heroik, eshte mire ti marresh dhe ti vendosesh ne Prishtine, aty edhe ku eshte vendi natyral per prehjen e eshtrave te heroit.
Tirana nuk eshte vend strehimi per çdo patriot kosovar, eshte jashte çdo llogjike t’ja heqesh heroin kosovar kosovareve, bashkeqytetareve tuaj te dashur.
Ne se do kembengulesh me letra qeverise, siç shkruhet ne artikull, do krijosh vetem nje zbehje dhe shpurje ne harrese te heroizmit te gjyshit tend.
Kosova eshte dhe duhet te mbetet varrimi i tij natyral.
Po ti vendosin eshtrat e patriotit Hasan Prishtina ne Tirane, ka shume mundesi qe Luli i PeDe-se, te vendose ne krah te varrit, “patriotin” Ahmet Zogolli, bustin e tij.
B. Gushi, me pak fjale dha nje argument te pa kundershtueshem. Hasan Prishtina, me mire se kudo, do te ndjehej ne Prishtine. Jo vetem kaq, por, siç hedhte nje mendim z. Feride Papleka, edhe heshtrat e Shote Galices do te ishte mire qe te preheshin prane varrit te Azem Galices, ne Drenice. Le tu krijojme mundesine patrioteve tane qe te gjejne qetesine e paqte ne ate cope truall qe i lindi. Perndryshe po i shperdorojme e shfrytezojme thjeshte per marketing politik. Politika i harron, ciç i ka harruar, por ai cope truall qe i lindi, kurre.
po ta shohesh si eshte katandis varri i ti mendoj qe ai duhet te jet ne vendlindjen e tij
Komentuesit duke filluar nga aliu i selenicës,besiana,horri,shpendi e deri te i fundit, luli kanë ide interesante e me fryme patriotike por unë mendoj se ceshtjen më mire duhet ta studjojë një ekip historianësh e qeveritarësh në te dy anët e kufirit dhe pastaj te vendoset ku e ka vendin ky patriot i nderuar. Natyrisht duke e shoqeruar vendimin me argumentet përkatës. Nderime komentuesve dhe sternipit te H. Prishtinës!
Z. Mehmet ,
eshte e vertete se koha e prehjes se eshtrave te Hasan Prishtines ne Kukes ka mbaruar. Kukesi qe nje stacion ndermjetes midis Selanikut dhe Prishtines. Pra ne kushtet e sotme, eshtrat e tij e kane vendin tek shtatorja e tij perpara Universitetit te Prishtines.
Eshtrat e H. Prishtines do ta kishin vendin ne Varrezat e Kombit ne Tirane, nese mblidhen te gjithe eshtrat e deshmoreve te Rilindjes Kombetare, Pavaresise se Shqiperise, Luftes se Vlores, Koplikut e Dibres (1920) dhe Luftes se II Boterore.
Por kjo kerkon qe per Deshmoret e Demokracise, te hapet nje varreze tjeter, ne nje koder tjeter..
E përshëndes nipin e Atdhetarit të flaktë dhe të luftëtarit trim per zgjidhjen e çeshtjes shqiptare, Heroin e papërkulur, Hasan Prishtina, per interesimin që tregon per gjyshin e tij! Uroj dhe dëshiroj, që t’i ngjajë nga mençuria e trimëria dhe të trashëgohen brez pas brezi vlerat e pavdekshme të Hasan Prishtinës.
Vendosja e eshtrave të Hasan Prishtinës në Varrezat e Dëshmorëve të Kukësit mendoj, se është bërë që të prehej pranë Kosovës, vendlindjes së tij. Përsa i përket kontributit të tij ka qenë e mbetet mbarëshqiptare, sepse i ka shërbyr zgjidhjes së drejtë të çeshtjes shqiptare. Tefta Cami
Hasan Prishtina mbetet atdhetari me i panjolle,me i paperlyri ne kulisa marreveshjesh te fshehta,me i paperkuluri gjer ne vdekje .E lindi Kosova le ta trese Kosova.
Shume e drejte qe jo vetem eshtrat e Hasan Prishtines,por ne pergjithesi te gjithe rilindaseve u duhet ngritur nje mauzeleum ne Tirane dhe te prehen ne kryeqendren e shqipetareve!
Zoti Mehmet ju vleresoj per respektin e ndjeshmerine qe kini per gjyshin tuaj Heroin e Kombit Shqiptar Hasan Prishtina , por duhet te dini qe Ismail Qemal Vlora e Avni Rustemi jane varrosur ne Vlore dhe Faik Bej Konica ne Erseke prane qytetit te lindjes Konices( sot teritor grek) gjyshi juaj le te prehet ne Kukes se nderon te gjithe shqiptaret , jam dakort me mendimin e Marin Gashit .
Une per 100 vjetorin isha ne Vlore dhe jam skandalizuar kur po shkoja te vendi ku prehet i madhi Ismail Qemali,rrugica ku kaloje ishte e mbushur me emrat e neneshkrueseve te deklarates se pavaresise,pra shkelje me kembe mbi emrat e tyre, e kujte eshte kjo ide une nuk e di,por di qe duhen marre masa te korigjohet sa me shpejte,lus zotin qe ta lexoj ndonje k;mpetent dhe atdhetare.
– Bashkimi ne nje shtet i gjithe shqiptarve dhe territorit shqiptar na jep normalisht nje Kryeqytet te ri . Ky eshte Prizreni !
Nuk ka rendesi se ku ka eshtat.Rendesi a i jepet merita qe i takon.Vendin e ka ne vendlindje mendoj une.Bile te marrin edhe Isa Buletinin.
po ju them nje ndodhi te kohrave tona.
greket e sotem pretendonin qe shen kozmai nje shenjtor sipas tyre qe kishte ardhur ne shqiperine e jugut per te kthyer shqiptaret orthodhoks ne grekofile me predikimet e tije, u vra nga shqiptaret patriot per te ndaluar luften e tije ideologjike te asimilimit te shqiptarve ne berat.
ja prene koken dhe e hodhen ne lumin osum.lumi e nxori ne libofshe ku u njojt si prift nga veshjet po jo se cilin perfaqsonte.e varrosen ne kishen e vanajt si prift ulur ne mbythe( me falni per fjalen por eshte shqip)sic varroren prifterinjt orthodhoks.nga vitet 80 ministrija greke e kultures ne mos gaboj ne ate kohe melina merkuri artiste e njohur greke kerkuan qe te sillnin ne greqi e ta nderonin atje.po mbasi u zhvarros dhe ata e verifikuan se ishte nje skelet pa kafke. greket thane mir eshte atje ku eshte se eshte ne atdheun e tije.keshtu skeleti mbeti ne muzeun e fierit per shume kohe.nuk di ku eshte ….
besoj se atje ku ka aktivitetin njeriu ben me shum vend se ne nje vend tjeter dhe hasan prishtina si kosovar duhet te jete ne krahinen ku ka aktivitetin perderi sa shteti i kosoves nuk ka nje kerkese te tijen per rivarrosje.
Une mendoj krejtsisht ndryshe.Te gjithe keto emra qe permenden jane krenaria e kombit Shqiptare ose me sakte jan rilindja moderne bashkekohore , jane ato qe hodhen themelet e shtetit kombe qe deri atehere na mungonte .Prandaj rigrupimi ne nje varreze te perbashket rrit krenarine shqiptare dhe I pret mendimin njerzve te pa pergjegjshem qe perdhosin fjalen RILINDJE ( kuptohet per ke e kam fjalen ,(ramen) ).
E PO THOJUA KETE HISTORIANEVE BYTHRRJEPUR RILINDAS.
VETEM HISTORI NUK ESHTE BERE NGA VITI 1945-1990, POR ESHTE ZEVENDESUAR ME PROPAGANDEN E ENVER HOXHES, NJE HAJDUT E KRIMINEL ORDINER, QE PO TA GJENTE GJALLE 1991-SHI DO TE KISHTE HAK RRJEPJEN PER SE GJALLI.
Pse edhe ky paska grad turke.Me qene se paska qene bej i paska sherbyer turkut.Cojeni sa ma pare ne Prishtin apo Turqi se nje dhoj eshte.
Ju ngjallen morrat superinjorantes proverbiale , ish ministers se vetme te arsimit pa diplome universitare , Tefta Camit , kesaj miniature te shemtuar te bashkepatriotes se saj Nexhmije panteres se zeze , qe ka filluar te na jape mend edhe per Hasan Prishtinen , kete atdhetar te madh , I cili nuk ka asgje te perbashket me Ahmet Camin , babane e saj , qe PARTIA e shpalli deshmor , packa se nje plumb qorr e plagosi teksa pinte uje ne nje krua ne Staravec. Ky fare deshmori , mbante ne ceten e Gollobordes edhe disa komuniste ” vellezer ” maqedonas , ndaj Tefta te mos krruhet shume , se mund ti behen publike shume histori te shkuara , po te pa harruara , gjate kohes qe me bemat anekdotike sundonte e plotfuqishme ne Diber e Tirane ,( ku dhe la nam per gafat qe edhe sot ia kendojne ne Diber ) ne vitet e rregjimit pervers te diktatorit me te urryer te historise , I cili , pas rekomandimeve te Sh.
Hysni Kapo , te keshilluar nga tutori I shoqeve shume te ” pergatitura ” te Partise , Sul Baholli , na e beri peshqesh ministre arsimi dhe kulture , kete femer me hormone mashkullore , qe skandalizoi dhe te jashtezakonshmin Xhulio Andreoti , teksa si bibe , qe s’dinte asnje gjuhe te huaj , e pyetur se ne c’gjuhe deshironte te flisnin , iu pergjigj se do te fliste ne gjuhen e nenes !!!!! Natyrisht , qe si poliglote qe ishte , edhe ashtu si shkruhej , kurre nuk
mesoi ti thote te pakten PEUGEOT , autovetures franceze
te saj , po e quante PEGOUT, se PEZHO , edhe sot nuk ka mesuar ta lexoje , packa se mund ti kete marre ca tituj te shkolles se partise e ca deshmi te gjuheve te huaja qe nuk ia beson kurre njeri….O zot , c duhet te durojme ne kete bote !!!!
Nuk i bën Tirana nder Hasan Prishtinës, Hasan Prishtina i bën nder Tiranës.Se Ai është nga ata atdhetarë të rrallë, të mëdhenj fare, gjigandë të themelimit të shtetit shqiptar.Shtatorja e të madhit Hasan Prishtina në qendër të Tiranës është një mrekulli, ajo flet shumë.
Po të ishte ndjekur strategjia e Tij, me autonomi të njohur si fillim në kohën kur u mbrujt Lidhja e Prizrenit, shqiptarët do të ishin sot në një shtet me 12 milionë[ banorë.
Edhe Kosova do të kishte ngelur sot ndën Serbi po të mbetej te kërkesat maksimaliste dhe të mos pranonte Rambujenë.Pikërisht se kërkoi shumë Serbia dhe nuk pranoi Rambujenë e humbi krejtësisht dhe menjëherë Kosovën.Kjo është politika e së ardhmes, vizioni i njerëzve të mëdhenj dhe këtë e kishte Hasan Prishtina.Të ishe bej dhe deputet ne Parlamentin Turk në atë kohë ishte si të jeshë sot senator amerikan.
Përshëndetje vëlla Mehmet !
kame respekt te limituar per HASAN PRISHTINEN,se eshte vet bere PATRIOT fale vetshkrimit te tije qe ka dite te shkruaje e te tjeret miliona her ma PATRIOT se HASANI,nuk kane gradat e hasanit se nuk kane dite te shkruajne ,te lavdrohen e te vet-shpallen PATRIOT.
.tani une ja studioje e tjerri pak ma holle biografin e hasan prishtines.
.HASAN PRISHTINA 3 her me vete deshire e vullnet ka qene deputet ne parlametin OTOMAN TURQI dhe nje kohe ka qene deputet turk te njejten kohe se bashku me ESAT PASH TOPTANIN.pra ata qe kane qene deputet ne parlametin otoman kane mirpriture PUSHTIMET e SUNDIMET e tyre ne GRAND ALBANIN,e njejta si sot qe mercenari serbo-turk RIZA HALIMI nga presheva merre pjes ne zgjedhjet serbe dhe eshte DEPUTET ne PARLAMENTIN SERBE-BEOGRAD,pra me vet deshire ku ka PASAPORTEN SERBE dhe njefe vetem SHTETIN e KUFIJTE FALLCO te SERBIS,dhe ket e bene vetem pse paguhet 1000 euro si deputet serbe.
.edhe SINAN HASANI e FADIL HOXHA kane qene deputet te serbise ,madje sinan hasani edhe presidente,por kush ka guxuar ta permend fjalen KOSOVE SHQIPTARE nga ta.
.edhe bashk fshatari i tije FUAD RAMIQI qe jane te njejtit fshat pozhoran-viti-gjilane ka qene nje oficer-gradues ne ushtrine serbe me shume se 23 vite,por tani eshte i njejti ushare serbe ,por me mjekerr islamo-salafiste qe i sheben serbis.
.une nuk dua ta qoje ne funde te pusite hasan prishtinen e ta beje nje tradhtar,por me vet deshire ka qene deputet arrnaute ne parlamentin otoman dhe vetem ne 4-5 vitet e fundit para vdekjes e kuptoje se kushe jane armiqet e pushtuesit toman dhe u be PATRIOT,por patriot i VONUARE.
I nderuar Mehmet Prishtina.
Te mos vije aspak keqe perse Hasan Prishtina ka shkuar keq me Ahmet Zogun dhe me Esat Pashe Toiptani, Ata qe ted y ishin nipe e daje ne sherbim te Serbeve. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore qe Hasan Prishtina ka shkuar keq me Ahmet Zogun.
Nje gje ta dish mire se menjanimi I Ahmet Zogut ne ceshtjen e ngritjes se gishtit kunder patriotve shqiptare qe ti I permend ndaj te cilit edhe Hasan Prishtina aspak nuk e forcon unitetin ndershqiptare, perkundrazi ne se arrijme te fshehim te verteta dhe te veprojm sice beri koloboracionisti Sali Berish I cili ne “korrigjimin “ e histories ka bere kriminelin patriote dhe patriotin hero asgje e mire nuk do ti vije shqiperise.
Sote me keqeardhje shofim bustin e pinjollite te Pashicit Ahmet Zogu ne krye te Bulevardit dhe kure u inagurua ky bust I turpit, Koloboracionisti Sali Berisha Deklrai . Nje grushte avaeturjeresh u mblodhen dhe rrezuan “mbretin” e shqiptareve. Pr ate gjith keta patriot qe Ahmet Zogu I ka vrare Berish I quajti aventuriare. Ja pra se ku ka arritur krahu I djathet regressive ne shqipoeri qe mori persiper te beje demokracine.
Ndaj me force do te denancojme te gjith sherbetoret e armiqve te vendit tone duke filluar qe tek Hamza Kastrioti tek Ahmet Zogu dhe deri tek koloboracionisti I turpit Sali Ram Berisha.
Qe te jesh I qete dhe te mos merakosesh pot e jap edhe nje fakte tjeter. Ne demonstratat e viti 1981. Pinjolli I Ahmet Zogut Leka Zogi erdhi ne Prishtine dhe ne te gjitha televizionet e Beugradit denancoi njelloi si serbet demonstratat e Kosovarve te cilet dualen me parullen Kosova rrepublike. Pra Pinjolli ishte ne nje vije me te jatin Ahmet Zoge ne rrugen e vijes serbe ne denacimin e demonstrative Kosovare duke e cuajtur ato te indoktrinuera nga Politika e Enver Hoxhes Ne s e ke harruar te lutem kerkon ne TV arkuve te Prishtines se ke mundesi edhe te gjshe keto kronika te turpit.
Keto na japin force per te mposhtur te gjitha ata qe kerkojn qe ne emer te uniteti kerkoj te bejen tradhetari “Hero” ndersa Heroin “tradhetar.!
Nuk duhet te pranojme .
Kjo eshte e verteta historike qe nuk duhet te deformohet.
Pase renjes se rregjimit Komuniste nje vale e madhe shperthu ne vrasjet e herojve tane per se vdekuri. Keshtu deshmoret ne se ata rane per liri dhe per kete demokraci qe neve sote e perjetojme nga gjaku i tyre keta tradhetar te ndyre qe u munden gjate luftes se dyte botrore dhe qe iken ne bishte te fshaizmit pasi shijuan pake eren e demokracise ne vend qe te forconim edhe me shume dhe ti ngrnim ne pjedestal hetoit dhe deshmoret tane keta tradhetar me shpirte te errte si nat ne te cilken veprojn shkojne dhe thyen varrezat e deshmorve dhe te herojve,.Duke i vrare edhe per se vedekuri.
Duke pare nje gjendje te tille sote ne kuadrin e 70 vjetorit te clirimit te atdheut qeveria shqiptare krahas problemeve mjafte madhore qe ka pasi mori shqiperin te shkatrruer tersishte duhet te kethj syte edhe ne permirsimin e gjendje s ese varrazave te deshmorve.
Permirsimi i tyre rregullim dhe venja e tyre ne vendin qe u takon eshte detyre themelore e shtetit shqiptare.
Dora vandale e ketyre tradhetarve nuk duhet tu lihet e lire pasi keta edhe pas 70 vjetve nuk kan nxjerre mesim nga historia, histori e cila i damkosi me fytyret e tyre me te zeze.