Eshtrat e Ibrahim Kodrës nuk gjejnë prehje

redaktor

I varrosur më 10 shkurt të vitit 2006 në vendlindjen e tij në Ishëm të Durrësit, eshtrat e tij do të ndërrojnë vend.

Siç pretendon fondacioni “Kodra”, amaneti i piktorit të shquar ka qenë që të varrosej në Tiranë, në kodrat e Liqenit Artificial.

Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka nisur procedurat e zhvarrimit të eshtrave të piktorit, por ka hasur në rezistencën e bashkëvendësve të tij.

Familjarë, miq dhe të afërm të piktorit Ibrahim Kodra të premten kanë dalë në protestë në zonën e Ishmit.

Në mëngjes mjetet e komunales së Durrësit dhe të Tiranës kanë shkuar për të bërë transportin e eshtrave të piktorit, por nuk janë lejuar.

Banorët e Ishmit kanë penguar punonjësit e angazhuar për këtë proces dhe kanë thënë se janë të vendosur për të mos e lejuar zhvarrimin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *