Është mesditë në një ndër qytetet më aktive të SHBA-së, Manhattan.
Në vende të ndryshme të një parku, DailyMail që ka bërë eksperimentin social, ka vendosur një vajzë, një djalë, një qen dhe një mace.
Ndërkohë që të katërt monitoroheshin nga kujdestarë, filmoheshin njëkohësisht.
Atëherë kush mendoni ju se u shpëtua i pari nga një i huaj në periudhën më të shkurtër të kohës.
Rezultatet ishin surprizuese disi. Çdo person që ndaloi për të shpëtuar 4 “të humburi” ishin femra.
Në fillim u shpëtua vajza e vetmuar, më pas qeni, e treta macja, dhe ajo që rezultoi më shokuese ishte fakti që djalit të vetmuar nuk ia hodhi sytë asnjeri edhe pse ai qëndroi kokëvarur për 45 minuta.
https://www.youtube.com/watch?v=FFROOcU5SKs

E kam komentuar edhe me pare:
Dita po ku e gjeni prejardhjen ne shqip te fjales: SURPRIZUESE
A eshte ne fjalorin shqip kjo fjale? E gjej te perdorur shpesh ne faqet e gazetes tuaj dhe ne gazeta te tjera.
Ne vend te;
Rezultatet ishin surprizuese disi
Nuk mund te shkruani:
Rezultatet ishin disi befasuese.
Sinqerisht, I kini parasysh keto gjera se ky brez po meson nje shqipe shume te cuditeshme nepermjet gazetave dhe atyre qe duan te tregojne se dine anglisht dhe fusin fjale anglikane ne perdorim. Kemi gjuhe te bukur dhe te pasur dreqi ta haja, mos e percudnoni!