Aleksandri kishte mësues Aristotelin, po Xhingis Khani si mundi?

J L

Nga Moikom Zeqo

 

Djali im, Epidamni, që është në vitin e fundit më Universitetin e Saint Andrew, ku studion për shkenca politike, më dërgoi në email ku më informonte se një shoku i tij student, Harold Krunshtaf, po shkruante një dizertacion, tema e të cilit devijonte nga programi universitar, dhe në fillim profesorët paraqitën dyshime dhe refuzime plot mirësjellje për temën që kishte zgjedhur krejt papritur.

Haroldi është një student skocez, i cili gjatë studimeve të thelluara kishte paraparë një lidhje, ndonëse të tërthortë dhe misterioze të politikës me estetikën.  Në fakt ai kishte prirje të shumta letrare, kishte botuar poezi por dhe esse krejt origjinale, ndoshta duhet të kishte studiuar që në fillim për letërsi dhe filozofi.

Qe poliglot, madje kishte mësuar të lexonte dhe të shkruante në hebraishten e vjetër, në anglishten hibride të sagave të mëdha norvegjeze, dinte edhe persisht, dhe për t’a plotësuar koleksionin e tij të diturisë linguistike, kishte nisur befas të mësonte dhe mongolisht.

Ai lëvizte lirisht në ngjarjet e historisë botërore, si ai njeriu që ka një shtëpi të madhe me shumë dhoma, por di fare mirë për t’i hapur dyert, për të hyrë dhe qëndruar në dhomën e duhur dhe pastaj të lëvizte lirisht në të gjitha dhomat që dëshironte.

Epidamni qe mësuar me këtë student skocez, aq më tepër që Haroldi kishte treguar interes edhe për faktin se Epidamni ishte nga Shqipëria.

Haroldi i kërkoi Epidamnit të shqiptonte fraza në gjuhën shqipe duke i dëgjuar me vëmendje artikulimet fonetike.

Pastaj qe shprehur se kjo qe një gjuhë tepër e çuditshme dhe misterioze.

Haroldi, duke u marrë me studimin e librave të pafund, kishte krijuar megjithatë një obsesion për Xhingis Khanin, për atë që quhet në histori Mongoli i Madh, dhe që krijoi në shek. XIII-të një perandori më të madhe sesa ajo e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

Haroldi mendonte se politika dhe betejat kanë na zanafillë diçka estetike.

Kategoritë hegeliane të tragjikes dhe komikes, të së shëmtuarës dhe së bukurës janë në thelbin e veprimeve njerëzore.

Të tërë strategët e luftrave që konceptojnë një ndeshje për jetë a vdekje, nuk janë gjë tjetër veçse qënie estetike, vetë shkenca e luftës e ka një strukturë dhe element estetik të padyshimtë.

Haroldi e kishte shkruar konceptin e dizertacionit dhe e kishte paraqitur paraprakisht për një diskutim të tezave kryesore.  Si profesorët ashtu dhe studentët nuk e kuptuan.

Një prej tyre tha se mund të ekzistojë estetika e futurizmit dhe e surealizmit në letërsi dhe në art por kjo nuk ka asnjë kuptim në historinë e politikës dhe të luftrave.

Të gjithë ata që diskutuan me kujdes, lanë të kuptohej se tema e këtij dizertacioni pati një kapërcim logjik, shkatërronte kufijtë konvencionalë të displinave të ndryshme të dijes, duke krijuar një pështjellim të pabesueshëm.

Haroldi nuk u tut, nuk u thye, d.m.th. nuk heshti, nuk hoqi dorë nga tema e zgjedhur.

Gjatë korrespondencës time elektronike me Epidamnin, e kam pyetur shpesh djalin për studentin Harold dhe fatin e dizertacionit të tij.

Ndër të tjera, në një email i shkrova se në të vërtetë ka një farë lidhjeje universale të estetikës në tërë universin, pra dhe në bëmat njerëzore të politikanëve dhe gjeneralëve, në të gjitha ngjarjet e paharruara, sado të kushtueshme dhe të përgjakshme të betejave.

Por unë këtë gjë e ndieja në thellësi të qënies, pa mundur dot për t’a konceptuar këtë raport që dukej më tepër ireal, ose dhe i shpikur.

Mesa duke Epidamni ia ka shprehur mendimet e mia shokut të tij Haroldit dhe, befas një ditë, në adresën time të emailit, është vetë pikërisht Haroldi që më shkruajti  për shtjellimin e tij të dizertacionit.

E printova letrën e tij kompiuterike.

Qe gjithsej një dorëshkrim prej 5 faqesh.

E lexova dhe rilexova papushim.

Këtu nis edhe sinopsi, idea e të cilit më entiuzazmoi në fillim, por gjithsesi ende më duket i ngatërruar, plot të papritura dhe enigma.

Haroldi më shkruante se Xhingis Khani padyshim që ka qenë një nga njerëzit më të spikatur në histori.

Si mundet vallë që ky njeri i lindur në pllajat dhe hapësirat mongole, me një varfëri të frikshme dhe të papërballueshme, t’i bashkonte të gjitha fiset e përçara, t’i shndërronte kalorësit analfabetë dhe barbarë të Mongolisë në ushtrinë më fitimtare të botës?

Nëse Aleksandri i Madh pati si mësues filozofin Aristotel dhe i dinte përmendësh tërë vargjet e Homerit, Xhingis Khani zotëronte një estetikë të brendshme, jo të marrë nga librat dhe mendimi i spikatur i dijetarëve dhe poetëve.

Kjo estetikë ndoshta qe shfaqur në formën e një vegimi, ose të një kuptimi të tjetër lloji të mjedisit natyror në përgjithësi, të reflektimit se prapambetja materiale dhe barbaria shoqërore ishin megjithatë një tjetër estetikë alternative, krejtësisht e fshehur por edhe triumfuese.

Xhingis Khani e përsosi figurën e kalorësit.

Çdo kalorës mongol qe në të vërtetë figura përfaqësuese e mitit të Centaurit, d.m.th njeriu dhe kali qenë absolutisht diçka e vetme.

Me këtë fakt, Xhingis Kahni provoi se, në kundërshtim me mitet që imagjinonin Centaurin, ai e krijoi atë në mënyrë reale dhe të drejtëpërdrejtë.

Kalorësia e madhe mongole tërë shek. XIII-të i fitoi të gjitha betejat.

Xhingis Khani, sipas dëshmisë së kronikanëve të besueshëm, përdorte disa mënyra të panjohura më parë të sulmit të kalorësisë.

Ai përdorte tri mënyra të tilla.

Së pari, ai kishte urdhëruar të shtoheshin kuajt që të ishin përherë më tepër sesa numri i kalorësve.

Kur përgatiste sulmin, Xhingis Khani vendoste mbi kuajt pa njerëz disa manekinë, trupa në formë antropomorfe të bërë prej thurjes së degëve dhe lëkurëve, me duar të kapura tek frerët dhe me fytyra të lyera me bojë të bardhë, krejtësisht pa tipare, pa sy, pa hundë, pa gojë.

Mbi kokat e manekinëve viheshin kësula gëzofi.

Kuajt qenë stërvitur për ti mbartur këta manekinë njësoj sikur ata të qenë kalorës të gjallë.

Një kronikan sirian e përshkruan një sulm të tillë kur Xhingis Khani pushtoi Damaskun.

Ushtria e mongolëve dukej dyfish më e madhe.

Kalorësit e gjallë qenë të frikshëm kurse kalorësit manekinë dukeshin sikur kishin ardhur nga mbretëria e vdekjes vetë.

Këta manekinë të përsosur qenë një shpikje e artit të skulpturës, gjë për të cilën Xhingis Khani nuk dinte asgjë më parë.

Po a kishte ndodhur ndonjëherë që një ushtri manekinësh të sulmonte po aq tmerrshëm dhe pabesisht, po aq të papërmbajtur dhe fitimtarë qytetet antike të Azisë, tempujt e Babilonisë, kështjellat dhe pallatet marramendëse të Persisë, që kishin qenë vatra të qytetërimit më të shkëlqyer, të arkitekturës dhe arteve si askush?

Së dyti, Xhingis Khani përdorte dhe një mënyrë tjetër të paraqitjes kur ushtria e tij fushonte netëve.

Ai kishte urdhëruar që secili mongol të ndizte jo vetëm një zjarr për t’u ngrohur në fushëtirë, por pesë zjarre të tillë pranë njëri tjetrit.

Kuptohej që gjeneralët e ushtrive që përgatiteshin për t’u mbrojtur nga sulmi mongol, kur e shihnin në errësirë që nga larg fushimin e mongolëve, i numëronin forcat e tyre me një numër pesë herë më të madh.

Një figurë e tillë në stilistikë quhet hiperbolë, figurë e përdorur pafundësisht nga poetët që kërkojnë lavdi.  Shumëfishimi i numrit dhe përmasave përkon gjithashtu me kategorinë ftillëzuese dhe estetike të së madhërishmes.

Mënyra e tretë qe akoma më e paperceptueshme. për rrjedhojë më fitimtarja.

Kalorësit mongolë, kur suleshin drejt kundërshtarëve, mbanin një heshtje të madhe, e kishin rreptësisht të ndaluar të flisnin, ose të klithnin.

Ata qenë kalorës memecë, pa emocione, pa xheste, pa pantonima.

Kundërshtarët që kishin përballë habiteshin deri në çmenduri.

Dëgjoheshin vetëm troku i kuajve, kërcitaja e shalave prej lëkure dhe valëvitja e rrobave dhe asgjë tjetër.  të gjithëve u dukej se po i sulmonet nëj ushtri e heshtur dhe e shurdhët siç është armata e të vdekurve që nga bota e errët dhe e llahtarshme e hijeve.

Dhe pikërisht kur bëhej përplasja e parë, e përafërt me centimetra dhe trup më trup, papritur kalorësit mongolë e flaknin tutje memecllëkun e tyre makabër dhe ulërinin me një fuqi të paimagjinueshme, duke krijuar kështu një kontrast apokaliptik, një triumf psikologjik të fitores absolutisht të sigurt.

Për këtë pikë, Haroldi në argumentimin e tij plot erudicion të mahnitshëm, thotë se mund të zbulohen disa aspekte estetike të padyshimta.

A nuk është thelbi estetik ai që kërkon pushtetin autentik dhe absolut të fjalëve në kohën dhe në vendin e duhur?

A nuk është gjithçka që ka mbetur nga letërsia e madhe pikërisht thelbi i këtij organizmi të fjalëve që nuk harrohen, duke bërë që llafollogjia, pra dhe llafazanëria e shkrimtarëve që flasin vend e pavend të zhduket dhe të rrënohet nga kohërat?

Haroldi lëvizte në hulli të tilla arsyetimi, por shembujt e tij nuk kishin fund.

Ajo që kishte mbetur e çuditshme dhe që nuk mund të shpjegohej në mënyrë shteruese prej tij qe fakti se mongolët e pashkolluar pushtuan perandorinë e pafundme të Kinës, i përvetsuan arritjet e qytetërimit kinez tepër tepër të sofistikuara dhe estetike duke krijuar kështu përfundimisht dinastitë më të famshme me gjak mongol të Kinës në shekuj.

A nuk ka këtu një përputhje estetike shumë të habitshme dhe misterioze?

A mund të mohohet një histori e tillë?

A mund të shmanget nga studimi në rrafsh estetik vështrimi i betejave, i shkatërrimit dhe rindërtimit të perandorive të mëdha?

Ndoshta Xhingis Khani, që s’kishte mundur kurrë t’i lexonte librat në pergamenë plot hieroglife të tibetianëve, të budistëve, që nuk kishte dijeni fare për profecitë e dervishëve shamanë të Anadollit, për librat hebraikë të Moisiut dhe të profetëve të mëdhenj si Isaia, Ekzekieli etj, që s’dinte pothuajse asgjë nga kultura verbuese e grekëve dhe romakëve të vjetër, as nga dituritë magjike të egjiptianëve, papritur të kishte parandjerë në thellësinë e qënies një tjetër estetikë në formën e thirrjeve të brendshme dhe të vizioneve, që jo vetëm nuk u shkatërruan, por në shumë pikëpamjë mbijetuan deri në ditët e sotme.

A mundet që estetika e Xhingis Khanit të hetohet dhe të formulohet?

A është kjo një fantazmagori, një harmoni e lëvizjeve apo formë e kaosit dhe ç’rregullimit pa asnjë kuptim?

Nëse mendimi e lind veprimin, atëherë tërë veprat e mëdha nuk janë gjë tjetër veçse mendime të mëdha.

A mund të ketë mendim të kulluar jashtë estetikës?

A mund të ketë një realitet steril, që s’ka lidhje fare me vegimet dhe vetëdijen njerëzore?

Në fillim mendova t’i kthej një përgjigje Haroldit.

Por e kisha të pamundur.

Nëse i shkruaja për atë që unë mëndoja për temën e tij, kjo në vetvete nuk do të kishte asnjë rëndësi.

Haroldi kishte bërë një prerje të re konceptuale të gjërave.  Shëmbëlltyra e Xhingis Khanit qe më tepër një organizim i ri i të shprehurit dhe meditimit.

Ai e kishte bërë këtë gjë thjeshtësisht, me një kureshtje të papërballueshme për faktet.

Mundet që Haroldi kishte parandjerë, mbas shumë shekujsh, praninë e diçkaje, që e zotëroi Xhingis Khanin dhe që nuk u shfaq më tek ndonjë njeri tjetër.

Kjo ndërlidhje e tejpashme mund të quhet e paperceptueshme, por nuk mund të mohohet se mund të ndodhë.  Panteistët e bekuar do t’a mirëkuptonin këtë ide.

Por profesorët e fantaksur të universiteteve dihet që janë skeptikë ndaj panteizmit dhe bëhen viktima të mendimeve arketipe, që i kanë mitizua pafundësisht në librat e tyre, duke i mbushur bibliotekat me dituri të sendërzuara dhe aspak të shpirtëzuara.

Vizioni i Haroldit është një përjashtim i madh, aspak i kërcënuar nga një vetmi absurde.

 

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
12 Comments
  • Ore te mesoje djali jot Epidamn!
    Por mos te mesoje dy fjale rusisht,dy fjale anglisht,dy fjale ebraisht,si ti o Zeqo.,por nqs,do te mesoje ,T`i mesoje te gjitha fjalet e nje gjuhe,,jo te gjitha gjuhet e botes.
    Nqs,do te mesoje nje zanat,,ta mesoje mire ate zanat,jo te jete nje cike letrar,nje cike mesues,nje cike arkeolog,nje cike gjuhetar,nje cike notar dhe nje cike piktor ,nje cike politikan,dhe bilancy nje 0 me xhufke.
    Se cfare estetike mund te kishte egersira e Azise Xhenghis khan,vetem nje mendje e corroditur nga shkenca gjitholloge,mund ta sajoje.
    Ja ku jane pasardhesit e Xhenxhis khanit,vrapime me kuaj,mundje mongole,bageti,rruge me pluhur,tufa dhish,asnje ndertese,Cadra nomadesh si 1000 vjet me pare.Rrofte Bashkimi Sovjetik dhe Kina Popullore,qe i mesuan ABC e qyteterimit komunist.

    • O Demo ziu,
      A e di ti se ai Çinxhiz Khani që ti as e vlerëson.,
      në një anketim prestigjioz me rastin e mikeniumit tëri, U shpall si njeriu më madhështor I mikeniumit. Kjo sepse ai dhe vetëm ai :Plrzieu racën njerëzore, më shumë se askush tjetër. PSH zuri dashnore dhe a kalëroigjyshentënde sa I deshi qejfi dhe bëri me të ja një duzinë kalamaqlr. Prandaj kushëriri yt është e sy kinezi dhe i verdhë, kurse ti më shumë I ngjan majmunit se sanjerizat, o Demo ziu…

      • a mor hu që e mbajtsh në bythë!!
        copë mishi me dy sy!!
        ti je ai bastard që ndërron pseudonim si ajo fjala “hu më hu”!

    • dem pak a shumë ke të drejtë!!
      nëse do të bësh një gjë saktë!?
      mos u merr me të tjera!!
      por e shkreta jetë nuk është vetëm “një gjë e saktë”!!
      teknokrati është ai që prodhon,fillozofi është ai që çon shoqërinë përpara!!
      asnjë fillozof nuk mund të krahasohet as me teknokratin më të thjeshtë,më të dobët,ashtu si asnjë teknokrat me fillozofin më banal!!
      dhe ndryshimi qëndron tek dijet e tyre!!
      i pari,teknokrati,i ka të thella si pus,i dyti i ka të gjëra dhe të cekta!!
      prandaj bashkveprimi i të dyve bën që të shkohet përpara!!
      si e shkruajta dhe në komentin për shkrimin e mojkomit,seicili i shpjegon ngjarjet në bazë të pikvështirmit të tij!!
      sa për atë që flet për pasardhësit e khanit,ja fut pak si kot!!pavarsisht se përveç sigurisë së lëvizjes në pushtimet e tij,khani nuk i solli civilizimit ndonjë gjë tjetër!!e njëjta gjë me perandorinë osmane!!
      por në rënje pikiatë kemi parë dhe perandori të tjera që i kanë dhënë qytetrim këtij planieti!!
      si është sot dhe si do të jetë nesër nuk është e thënë se varet nga “rraca”!

    • dem ki kujdes kur flet keq për khanin,se na mërzitet nastrosuma dhe pasi e vut hurin në bythën e tij,për tu maskuar,fillon e të shan!!
      megjithës është halouin tashti!!
      ska faj!!
      është maskuar me hu në bythë!i lejohet!!
      në fillim kujtova se nuk deshte të kuptohej se e kishte shkruar ai!!
      më fal nastro që nuk e kuptova menjëherë qëllimin tënd!!

  • Po dhe Ramuti jone qenka artist si Xhinxhis Kani qe i punon qindin Hiperboles..
    Nje lek nuk i kushton toka publike, e rremben, dhe e shet 10 milione..
    I vente mendja Khanit per hiperbole te tille:

  • çdo njeri i përshkruan ngjarjet sipas profesionit të tij!sidomos ngjarjet e shkuara!!
    një estetist,një berber,një bukpjekës,një matematikan,një skluptor e një piktor!!
    edhe mojkomi i përshkruan sipas “fshatit” të tij!!
    shpesh gjërat që mund ti quajmë fare,fare thjeshtë veprime të THJESHTA,mojkomi duke u bazuar në perandorinë e madhe mongole që krijoi khani,nuk mund ti shpjegojë thjeshtë!!një gjë e madhe duhet të ketë ardhur patjetër nga një mëndje e madhe që ka bërë gjëra të mëdha!!
    po marrim zjarret e ndezura për të çorjentuar armikun!një veprim i bërë në mënyra të ndryshme nga të gjithë komandantët,kush më shumë e kush më pak,të gjithë janë përpjekur ta paraqesin ushtrinë ashtu si nuk është!!o më të madhe o më të vogël!kjo nuk ka emër tjetër veçse “dinakri”!!(mojkomi bën një gabim në llogaritje!çdo ushtar duhej të ndizte 5 zjarre,por kur llogaritej nga kundërshtari!?nuk llogaritej një zjarr=1 ushtar,por pak a shumë me 5 minimumi!!nuk ma merr mëndja se kudo në botë dhe në çdo kohë ushtarët të kenë ndenjur të ndarë kokë e zjarr!!ushtria i bashkon njerëzit,i bashkon në grup!)
    po kështu dhe lidhjen e kalorësve dordolec,që mojkoni i ka paraqitur si manikenë të ?????? e për???????,llafollogji,është e njëta gjë si zjarret!një dinakri e asgjë më tepër!!ishte hera e parë që përdorej dhe pati sukses!!dhe arti i luftimit ka shpikjet e veta,si gjithkund,që në fillim të lënë gojë hapur,por kur i mësojnë të gjithë!?bëhet gjë normale!!
    tashti të flasim për pyetjen krahasuese ndërmjet gjenialit aleksandër dhe bariut nomad!
    “Si mundet vallë që ky njeri i lindur në pllajat dhe hapësirat mongole, me një varfëri të frikshme dhe të papërballueshme, t’i bashkonte të gjitha fiset e përçara, t’i shndërronte kalorësit analfabetë dhe barbarë të Mongolisë në ushtrinë më fitimtare të botës?”
    e po ashtu një përshkrim të shkurtër të dijenive të aleksandrit!!
    si e dimë nga historia,kemi dy mënyra të ndryshme bashkimi!një grup fisesh shtetesh,ka dy mënyra për ti bashkuar,plus kombinimin e të dyjave!!
    me forcë,me dëshirë dhe me të dyja bashkë!!
    në rastin e aleksandrit kemi dy të fundit,pra dëshirë e gëshetuar dhe me forcë,ndoshta jo të hapur!!
    në rastin e khanit kemi thjeshtë e thjeshtë forcën,atë që dhe mojkomi e përshkruan në frazën që unë kam marrë si shëmbull!!pra bashkim me dhunë!
    po të shohim mënyrën e luftimit të të dyve dhe vëndet ku ata kanë lufutar,ato që kanë nënshtruar,kohën kur kanë vepruar!?
    do të shohim një dallim të madh mes tyre!!
    si fillim koha e khanit dhe teritori ku ai veproi ishte kohë e shthurrjes dhe e mbretërizave!!
    koha e aleksandrit ishte kohë e perandorive të mëdha dhe e rregullit!
    khani luftoi gjithnjë në shumicë përball kundërshtarit,aleksandri gjithnjë në pakicë!!
    khani falë egërsisë,mizorisë së tij,shumë nga betejat i mori pa luftë!aleksandri me humbësit nuk u tregua mizor!ai bashkoi ata me ushtrinë e tij pa dhunën e zakonshme që përdoret ndaj të mundurit!
    po të shohësh hartën e pushtimeve mongole dhe atë maqedonse kemi një ndryshim të madh!!
    njëra në drejtim të stepave dhe rrafshinave të pamasa dhe të egra si popullsia e saj,tjetra në teritore,mbretëri e perandori shekullore!!
    dhe si përfundim
    çfar la khani e çfar la aleksandri pas??
    kemi një diferencë të jashtëzakonëshme!!
    kjo diferencë i ka rrënjët pikërisht atje tek krahasimi që kërkon të bëjë mojkomi me tituillin që i ka vënë shkrimit!!

  • Nuk mendoj se Xhinghis Khani krijoi ndonje perandori, prandaj dhe quhen dyndjet dhe shkaterrimet e “hordhive mongole”. Nuk krijoi asnje lloj shteti (perandori) ne kuptimin e fjales, vecse pushtoi dhe sic I pushtoi e masakroi pupullsite, ashtu edhe I leshoi.
    Madje edhe Aleksandri I Madh nuk krijoi perandori. Ato qe vihen ne dukje per te jane gjenialiteti si ushtarak, perhapja e kultures dhe se shkoi me larg se gjithe gjeneralet paraardhes dhe pasardhes me pushtimet e tij, te cilat u shkerrmoqen menjehere pas vdekjes.

  • Po pse e keni kete zell kaq te madh te “ngrini ne pjedestal “figurat e krimeve me te felliqura te njerezimit o “njerez te rralle ” te shekullit ..?!

  • Ja, sa u be pak mire Moikomi (dhe urojme te sherohet nga shendeti), e tregoi ate ADN-n e tij te te perulurit ndaj pushtetit, ndaj te fortit. Nuk do te ishte cudi qe te kete enderruar te perkulet aty prane sulltan Bajazitit te mundur nga Xhingis Khani, qe ky i fundit te bente hypjen e perditshme tek kali.

  • Gjithe kjo terkuze vetem per te thene qe i biri i Moikom Zeqos studion ne Angli. Doni me per Belulin? Se Belul Gjeraqina more shoke ka bere shume, po shoket e te birit te Moikomit kane bere edhe me shume.
    Presim leterkembinet me mail te se bijes tani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *