Grupi separatist bask ETA dënoi sot përgjigjen e Madridit ndaj aspiratave të indipendentistëve në Katalonjë, duke vlerësuar se Shteti spanjoll është një burg për të gjithë popujt, në një deklaratë të publikuar nga gazeta Gara.
Shteti spanjoll dëshmon se nuk është tjetër veçse një burg për popujt duke mohuar identitetin kombëtar të vendeve katalane, shkruan organizata, e akuzuar për vdekjen e së paku 829 personave në emër të luftës për pavarësi të Shtetit bask dhe të Navarres, deri në ndërprerjen zyrtare të dhunës në 2011.
ETA vlerësoi se kriza e shfaqur në Spanjë në lidhje me aspiratën e liderëve separatistë katalanë për të organizuar një referendum për vetëqeverisje e ndaluar më 1 tetor, nxjer në pah se shteti ka një “problem strukturor”.
“Pas katër dekadash, regjimi i 1978 (data e miratimit të Kushtetutës) ka shfaqur imazhin e tij të vërtetë. Në Katalonjë, ne kemi konstatuar shtyllat e vërteta: taksimi, varësia dhe autoriteti tiranik”, vijon organizata separatiste baske.
