Këshilli Bashkiak i Dibrës ka komanduar Et’hem Fidën, përfaqësues i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në vend të Shukri Xhelilit në krye të kësaj bashkie pas arrestimit të këtij të fundit pak ditë më parë.
Xhelili u arrestuar dy ditë pas publikimit të një videoje ku ai shihet teksa i kërkon favore seksuale një vajze 20-vjeçare në këmbim të një vendi pune.
Menjëherë pas publikimit të videos qeveria e shkarkoi Xhelilin nga posti i kryebashkiakut, ndërsa disa ditë më vonë Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
