Kuvendi nuk do të mblidhet ditën e enjte.
Kjo bëhet me dije nga një njoftim i lëshuar nga zyra për shtyp e Kuvendit.
“Meqenëse komisionet paralametare nuk munden të mblidheshin për të shqyrtuar projektligjet e planifikuara për senacen plenare të ditës së enjte, dt. 18.06.2015, ju njoftojme se seanca e ditës së enjte nuk do të zhvillohet”, thuhet në një deklaratë të Kuvendit.
Në fakt, gjithë deputetët janë përfshirë nga ethet e fushatës.
Për këtë arsye, ata kanë braktisur komisionet parlamentare, për të qenë në terren.
Për më tepër që e enjta është dita e parafundit e fushatës dhe deputetët duhet të jenë në zonat e tyre.
