Ethet e referendumeve pushtojnë Europën

Ornela

Slogani më i vjetër dhe më i konsoliduar e Brukselit është ai që thotë se, kur boshti franko-gjerman funksionon, Europa avancon; Dhe kur marrëdhëniet mes Parisit dhe Berlinit janë të tensionuara, kontinenti është në stanjacion. Një variant më i përditësuar i shprehjes mund të ishte se kur ka harmoni krizat zgjidhen dhe kur nuk ka, zhvillohen referendume. Këto muaj Bashkimi Europian po përballet me kriza të vazhdueshme që kanë një gjë të përbashkët: shumica e tyre do të përfundojnë në një mënyrë apo një tjetër me një referendum.

Një instrument i zakonshëm, madje edhe i domosdoshëm, në varësi të vendit, për të ushtruar sovranitetin kombëtar.  Është një mënyrë për të ecur përpara, që shpesh kërkohet kur elita qeverisëse nuk është në gjendje të marrë nisma, apo ka nevojë të fshihet pas një thirrjeje për shpirt demokratik. Referendumi më i famshëm dhe i rëndësishëm për shkak të efekteve të shumta që ai do të ketë, është ai që do të zhvillohet në muajin korrik e që do të çojë britanikët në kutitë e votimit për të vendosur mbi qëndrimin në BE. Por ky nuk është as i pari dhe as do të jetë i fundit. Korrikun e shkuar, Alexis Tsipras zhvilloi një referendum në Greqi për marrëveshjen me BE-në dhe fitoi, edhe pse disa më vonë përfundoi duke pranuar pothuajse të njëjtën gjë që grekët refuzuan.

Në shtator, edhe polakët votuan për sistemin zgjedhor, financimin e partive dhe sistemin tatimor. Rumania kishte parashikuar një referendum në fund të vitit 2015 mbi reformën kushtetuese, por vazhdon të jetë ende në ngërç. Bullgaria mblodhi më shumë se 500 mijë firmat e nevojshme, por gjykatat rrëzuan mijëra prej tyre. Kjo u diskutua në Parlament, por ideja e një referendum u harrua. Në dhjetor, qeveria daneze u bëri thirrje qytetarëve të saj të vendosin mbi të ashtuquajtura klauzolat “opt-in” dhe “opt-out”. Danimarka, ashtu si Mbretëria e Bashkuar dhe pjesërisht Irlanda, ka një status të veçantë brenda BE-së që i lejon të mbetet e përjashtuar në disa çështje të brendshme, sigurisë apo azilit. Për pjesën tjetër të BE-së zbatohen standardet dhe për ta, të tjera. Ekzekutivi, i cili mbrojti “po-në” pyeti danezët nëse donin të vazhdonin kështu apo nëse donin “më shumë Europë” dhe rezultati ishte i qartë: 53.1% e votuesve zgjodhën “opt-out”.

Kriza e refugjatëve ka lënë gjurmën e saj dhe kryeministri hungarez, kërcënoi me zhvillimin e një referendumi vendimin për të pranuar sistemin e shpërndarjes të detyruar të refugjatëve përmes kuotave. Shtetet anëtare janë pajtuar në korrik të vitit të kaluar me mekanizmin e propozuar nga Komisioni Evropian për të zhvendosur refugjatët që vijnë në Itali dhe Greqi, dhe në shtator vendosur kuotën 160mijë, me qëndrimin kundër të Sllovakisë (që e çoi rastin në drejtësinë europiane) dhe Hungarisë që tani dëshiron një konsultim publik. “Askush nuk i ka pyetur qytetarët europianë nëse i pranojnë apo jo këto kuota të detyrueshme” dhe se “kjo i ngjan një abuzimi me pushtetin”, denoncoi Viktor Orban.

Rasti i Zvicrës ndryshon për shkak se e ka traditë referendumin, është më i konsoliduar dhe është një praktikë pothuajse e përditshme, por referendumi i fundit i thirrur, që u zhvillua pothuajse një javë më parë, vinte në konsultim mundësinë për të dëbuar nga vendi automatikisht fajtorët e krimeve të vogla duke kaluar në raste ekstreme, edhe ato që kishin të bënin me shkeljet e qarkullimit rrugor. Rezultati i votimit ishte negativ. Rasti i njëjtë është ai i Holandës, një vend që zhvilloi në vitin 2005 një referendum me rezultat negativ mbi Kushtetutën Europiane dhe në prill do të çojë në votim Marrëveshjen e Asocimit me Ukrainën, tashmë e miratuar nga Kuvendi dhe e ratifikuar nga më shumë se 20 shtetet anëtare. Deri në tre shoqata arritën 446,000 firma të qytetarëve që kundërshtojnë asocimin i cili sipas denoncimeve do t’u kushtonte miliarda euro holandezëve. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar se një “jo” mund të ndryshojë balancat në Evropë” , duke i dhënë përfitime Rusisë. Ethet e referendumit kanë pushtuar të gjithë kontinentin.

Në Pragë, kryeministri Bohuslav Sobotka tha së fundmi se nëse referendumi britanik rezulton me Brexit, nuk mund të përjashtohet presioni nga grupe të ndryshme që janë në favor të “Czexit”. Francezja Marine Le Pen, eurodeputete, nuk e fsheh dëshirën e saj për të bërë të njëjtën gjë nëse vjen në pushtet. Në Spanjë, Pablo Iglesias, përveç referendumit në Katalunja, ka lënë të kuptohet se janë disa çështje për të cilat duhen pyetur qytetarët.

Edhe Finlanda mblodhi në fund të vitit të shkuar 50.000 firmat e nevojshme për një iniciativë popullore që kuvendi të paktën të studiojë këtë semestër propozimin për të braktisur euron. Mbështetja për monedhën unike është në minimum, pak më shumë se 54% e mbështetësve , dhe madje edhe ministër i jashtëm, Timo Soini tha publikisht, se tani që vendi e mbylli 2015 në recesion, mund të thuhet se një nga gabimet më të rënda të dekadave të fundit ka qenë bashkimi me monedhën unike.

 

Share This Article
1 Comment
  • Referendum = Politike e drejtperdrejt popullore. Deshire e popullit. Kjo e tmerron sot politiken e anarkise liberale. Sepse e di mire kjo politike e politikanet e saj legene se popujve i ka ardhur litari ne fyt nga kjo politike anarkije e deri sotme. Referendumet kudo do kene nje perfundim : Vote kunder politikes kurve liberal-anarkiste. Kunder politikes vdekur qe po kerkon te vdese Europen me anarki. Referendumet jane deshira e popujve per nje politike tjeter qe e mbron dhe e ben krenar ne atdheun e tij. Jane deshire popullore per Vetvendosje e jo per Vasalitet global ndaj tezave te qelbura te Friedmanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *