PD është e përfshirë ditët e fundit nga ethet e zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve të kryetarëve të degëve dhe konstituimit të kryesive të partisë në rrethe, tashmë është radha e strukturave drejtuese. Konstituimi i Kuvendit Kombëtar, Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe sekretariatit të partisë pritet të pasojnë zgjedhjen e kryetarëve të degëve të kryeqytetit.
Dy forumet drejtuese të partisë, deri më tani të kontrolluara nga grupi anti-Basha në PD, tashmë kontrollohen nga Basha dhe familja Berisha.
Megjithatë, kreu i PD, Lulzim Basha, po përgatitet për ofensivën e fundit për të larë hesapet me kundërshtarët në Kuvendin Kombëtar, Këshill dhe Kryesi.
Sipas të përditshmes “SOT”, gjysma nga 100 anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar, jo vetëm do të përjashtohen, por nuk do të jenë në listën e kandidatëve për t’u rikonfirmuar si pjesë e këtij Këshilli. Në fokus të fshesës së Lulzim Bashës pritet të jenë personazhet e Partisë Demokratike, të pozicionuar kundër Lulzim Bashës. Në listën e zezë do të jenë Ilir Rusmali, Fatos Hoxha, Mesila Doda, Selami Xhepa, Mark Marku, Paulina Hoti, Rajmonda Bulku, Leonard Demi, Enkelejd Alibeaj, Gjergj Bojaxhiu, Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj, Osman Metalla, Ridvan Bode, Jemin Gjana, Ferdinand Xhaferri, Fatos Beja, Gazmend Oketa, Arenca Trashani etj.

ca Gazment Oketa thot ky…dhe hajde e besoj me kta muter..
Haha…akoma gazmend o keta. …cfare gazetarie pfff