Eto’o shndërrohet në ekzorcistin e “Djajve të kuq”

anazapta

Samuel Eto’o ishte ylli i mbrëmjes, teksa Chelsea mundi 3-1 Manchester United në “Stamford Bridge”. Kamerunasi ishte autor i të tre golave për skuadrën e Zhoze Murinjos, duke u mbyllur gojën të gjithë kritikave kundër tij dhe trajnerit që e solli te blutë. Sulmuesi veteran i dha kryesimin 2-0 në pjesën e parë skuadrës londineze, ndërkohë që në të dytën e bëri të paarritshme sfidën për United, duke trefishuar shifrat. 12 minuta para përfundimit, miqtë ngushtuan diferencën me Hernandes, por pa mundur të riktheheshin vërtet në lojë. Fitorja e mban Chelsea-n në garë për titullin, nçë vendin e tretë, me vetëm dy pikë më pak se Arsenali kryesues, ndërkohë që skuadra e David Moyes është praktikisht jashtë garës për të mbrojtur trofeun e fituar vitin e kaluar. United ka 37 pikë kundrejt 51 të Arsenalit, por ka ende shpresa për një vend në Champions League, pas Liverpuli është në kuotën 43 dhe hodhi një hap fals në shtëpi kundër Aston Vilës. Megjithatë, deri tani Manchester United është jashtë edhe nga zona e Europa League dhe do t’i duhen përpjekje vërtet maksimale për të siguruar pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm. Në tribunën e “Stamford Bridge” ishin edhe dy nga personazhet më të njohur të historisë së “Djajve të kuq”, Aleks Ferguson dhe David Beckham, por ky i fundit ngjalli kureshtje me faktin që ishte ulur në lozhën e Roman Abramoviç, midis tifozëve vendas. Fitorja e djeshme ishte speciale për Zhoze Murinjon, pasi portugezi u bë trajneri i 15-të që arriti në kuotën e 100 sukseseve në Premier League.

 

Klubi 100

Trajneri        Fitoret

Alex Ferguson   528

Arsene Wenger   383

Harry Redknapp  231

David Moyes     184

Rafael Benitez  141

Martin O’Neill  130

Sam Allardyce   129

Gerard Houllier 122

Kevin Keegan    116

Kenny Dalglish  115

David O’Leary   112

Alan Curbishley 108

Mark Hughes     102

George Graham   101

Jose Mourinho   100

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *