Eto’o: Federata kërkon të më vrasë

anazapta

“Duan të më vrasin. Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kamerunit duan të më eliminojnë”. Akuzat e forta vijnë nga Samuel Eto’o, gjatë një interviste online me revistën “Je Wanda”. Në një intervistë të mëparshme, sulmuesi kishte thënë se pas kërcënimeve për jetën tani ruhet me policë. Gjithashtu Eto’o thotë se nuk e vesh fanellën e kombëtares që federata i jep çdo lojtari, por e kërkon direkt nga sponsori. Gjithashtu, ai nuk ha asnjëherëë me shokët e skuadrës, pasi ka frikë se mos i hedhin helm në ushqim. Prej një viti sulmuesi e akuzon Federatën e Kamerunit për korrupsion dhe paaftësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *