Euforia narcistike e Gridës

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Berisha i zgjedh mirë ushtarët e tij: njerëz me nivelin minimum intelektual të mundshëm. Ushtarët e tij duhet të kenë krenarinë, fodullëkun në përpjesëtim të zhdrejtë me materien gri. Një ushtar që ka më shumë zgjuarsi se krenari, nuk është një ushtar i denjë dhe i devotshëm për të mbrojtur kauza të mëdha.

Gridën e gjorë, të cilën e ka marrë përpara dallga e euforisë së saj narcisike (Grida mendon të hyjë në historinë e popullit shqiptar dhe të lexohet nëpër librat e këndimit që në fillore), kanë për ta përdorur për nja 10 vite rresht deri sa t’i pinë lëngun, deri sa të lodhet edhe ajo vetë nga sistemi i Star-llëkut dhe pasi të ketë përfituar të mirat materialet që synon dhe plotësuar CV-në me kryeveprat e saj. Më pas kanë për ta hedhur në kosh të plehrave, ose ricikluar në një dikaster mediokër, deri sa ta zëvendësojnë me një shëmbëlltyrë tjetër të sajën. Dhe do të dëgjojmë më pas versionin “Mesila” të saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *