Me “Mall” Eugent Bushpepa ia ka dalë që të sigurojë një vend në finalen e 12 majit të Eurovision 2018 që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Shpallja e Shqipërisë si finaliste e Eurovision u kthye në një dramë të vërtetë për fansat e Eugent Bushpepës, pasi renditja rastësore e finalistëve e nxori emrin “Albania” të 8-tin nga 10 finalistë që kalonin nga kjo mbrëmje.
Në finale ka kaluar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Fureira, e cila përfaqëson Qipron në këtë Eurovision.
Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”. Në performancën e tij ai u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back-vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales së Eurovision.
Finalistë që kaluan gjysmëfinalen e parë të Eurovision
Austria: Nobody But You nga Cesár Sampson
Estonia: La Forza nga Elina Nechayeva
Qipro: Fuego nga Eleni Foureira
Lituania: When We’re Old nga Ieva Zasimauskaitė
Izraeli: TOY nga Netta
Çekia: Lie To Me nga Mikolas Josef
Bullgaria: Bones nga EQUINOX
Shqipëria: Mall nga Eugent Bushpepa
Finlanda: Monsters nga Saara Aalto
Irlanda: Together nga Ryan O’Shaughnessy
e.k/dita

Nje Talent i madh, nje Ze i kthjellt, si Qielli, si Deti…, si burimet dhe ujvarat e Valbones!,,,!
Bravo Eugen!
Na nderon Albanien tone te shtrenjte!…
E MERITUAM, dy perfaqesues ne finale !
S’ka me bukur !
Suksese Eugent !
Jo dy perfaqesues ne finale por jane tre megjithe Ermalin shqiptare-italian.Te tre shqiptareve i uroj fat dhe suksese ne jete.
Jane dhe dy , por akoma nuk kane konkuruar . Ju urojme sukses !
Jo dy perfaqesues ne finale por jane tre megjithe Ermalin shqiptare-italian.Te tre shqiptareve i uroj fat dhe suksese ne jete.
Urime shendet e sh ume suksese.Ishte i pritur ky sukses i arritur, shpresojme edhe shkalllen kulmore te suksesit,Urime,Urime
Eugerti eshte padyshim nji nder Vocalet me te mira Meshkuj ne Shqiperi .
Pa me te voglin dyshim meritoj kualifikimin per naten Finale dhe nji Event i tille na dhuroj jopak emocion ne shqiptareve ,te etur per mirenjohje e suxses nga Bota qe na rrethon .
Nji keng me nji kengetar te mir ,ku per hir te vertetes ,spikat vetem Vokali i tij dhe gjithcka tjeter qendron ne hije . Dua te thexoj se, ne nji keng ,nji elemnt mjaft te rendesishem luan jovetem Texti ,por edhe qartesia e fjaleve qe dalin nga goja e kengetarit ,
qe sado ti perkasin nji gjuhe te panjohur nga publiku ,ato duhet te hyjne ne veshin e secilit ,qarte ! Kjo mendoj nuk ishte e pranishme ne interpretimin e Eugentit ,madje edhe un si shqiptare ,arrita me veshtiresi te kuptoja vetem disa fjale te shkeputura te Kenges . Nuk duhet harruar qe Texti ,louan nji role mjaft te rendesishem ne kenget e ktij eventi .Psh si ne kengen Franceze (mbi qenien njeri ,humanizmin mbi emigrantet ,qe perben nji teme tre dites ne politikat Europiane sot ) . Kenga izraelite (ku flitet mbi femren e cila nuk pranon te trajtohet si nji loder zbavitjeje nga mashkulli ) etj. Genti beri mir qe e kendoj ne shqip e mbajti te pazbuluar ,te panjohur Poezine Shqiptare per te mos suprizuar te pranishmit 😉
Ne pergjithsi grupi Shqiptare sihte mjaft Simnpatik (kjo duhet thexuar) Cunat e grupit /instrumentistet intepretuan me bukur se pjesa tjeter ,qe ishin dy goca (natyrishte mjaft simpatike ,por qe i mungonte ajo ndjeshmeri e duhur ritmike ,qe duhet te Jet e domosdoshme nga femra ne skene shoqeruar me ato levizje qe i japin Jet kenges .Por ja …!