Ish-deputeti në Parlamentin e Kosovës Azem Syla është arrestuar. Arrestimi i tij u bë paraditen e së premtes nga EULEX-it. Deputeti Syla është duke u dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë, informon Zeri.info.
Mediat në Kosovë shkruajnë se Azem Syla është arrestuar në kufi me Shqipërinë.
Azem Syla një ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale.
Nëpërmjet një deklarate ai ka bërë të ditur se kjo dorëheqje është e parevokueshme.
Syla dyshohet për krim të organizuar në një hetim të ngritur nga prokuroria Speciale që përfshin gjithsej 50 persona.

KRIMINELAT NE LITAR.
Shumicen e bizneseve te pista ky zoteri e beri me serbet. Dhe mos te harrojme qe z. Syla ishte njeri nder themeluesit e UCK-se.