Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: EULEX në zyrat e gazetarit Milaim Zeka
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Televizion > EULEX në zyrat e gazetarit Milaim Zeka
Televizion

EULEX në zyrat e gazetarit Milaim Zeka

editor
Published November 14, 2013
Share
SHARE

Policë të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, kanë hyrë të enjten në zyrat e video-produksionit Mozaik, të gazetarit nga Kosova Milaim Zeka.  Zoti Zeka, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se hetuesit evropianë ia kanë shpjeguar se “po dyshohet për frikësim dëshmitarësh”, në ndërlidhje me rastin që tashmi njihet si “Grupit të Drenicës”.

“Po më thonë 6 vjet burg, pse kam zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur”, thotë Milaim Zeka.

Një prokuror ndërkombëtar ka ngritur aktakuzë kundër 15 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si Grupi i Drenicës.

Në mesin e të dyshuarve janë shtatë ish-eprorët më të lartë të UÇK-së, ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Hysni Thaçi, Zeqir Demaku e Avni Zabeli. Prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro i ngarkon ata me dyshimin se kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje të cilat supozohen se janë kryer, gjatë periudhës së luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, në të ashtuquajturën qendër e paraburgimit të UÇK-së në Likoc të Drenicës.

Më 8 nëntor Salustro ka ngritur aktakuzën në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kundër 15 të pandehurve.

Milaim Zeka ishte ftuar nga misioni evropian më 24 tetor për një bisedë informative në prokurorinë speciale të Kosovës, lidhur me një emisionin e tij “Pa Rrotla” të cilin e kishte transmetuar në televizionin publik më 22 nëntor. Në emisionin e tij Zeka kishte zhvilluar intervistë me njërin prej dëshmitarëve të procesit kundër “Grupit të Drenicës”, të cilin e ka cilësuar si kyç gjatë emisionit.

Sipas portalit “Pa Rrotla” ky dëshmitar ka demantuar prokurorinë e UNMIK-ut dhe EULEX-it për të bëmat me të cilat pandehen 15 të akuzuarit. Zëdhënësi i misionit evropian Anne Blanksma Ceta nuk ka mundur të flasë për dyshimet që prokuroria ka kundër gazetarit Milaim Zeka, kurse avokati i tij mbrojtës Gafurr Elshani bëri të ditur se bastisja ishte bërë sipas urdhrit të gjykatës themelore në Mitrovicë. Gjykata shpreh dyshimet në këtë urdhër, sipas Elshanit se “Milaim Zeka është i dyshuar për pengim të tentativës së përvojës, frikësim dhe shkelje të privatësisë”. Ai tha se urdhëresa e gjykatës është vetëm për bastisje, e jo për arrestimin të klientit të tij.

editor November 14, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?