Shqipëria kundër Serbisë! Harrojeni Kristiano Ronaldon, Frank Riberi apo yjet e tjerë të Portugalisë e Francës, ndonëse kjo e fundit vjen vetëm për miqësore. Janë pikërisht takimet me Serbinë ato që tifozët shqiptarë do të presin me padurim, me shpresën e madhe për një fitore po aq të madhe, sa ajo dikur kundër Greqisë. Është e kotë të thuash që do të jetë vetëm një ndeshje futbolli, që sporti i bashkon njerëzit e që vlen vetëm tri pikë, po aq sa çdo ndeshje tjetër. Futbolli, më tepër se çdo fushë e jetës, është terreni ku ndjenjat nacionaliste gjejnë habitatin e tyre natyral më tepër se kudo dhe kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërinë. Madje, janë pikërisht ato ndjenja që bënë Shqipërinë modeste të bënte atë që nuk e bënë shumë të mëdhenj më parë më 4 shtator 2004, duke fituar me Greqinë kampione të Evropës. Sikur të mateshin vetëm vlerat teknike, ndoshta nuk do të kishim fituar kurrë, por në të tilla përballje fusha e gjelbër nuk i përket vetëm futbollit. Është një arenë ku shfaqen furishëm ndjenja të mëdha, ku shekujt parakalojnë me radhë njëri pas tjetrit, me shpinën kërrusur nga luftërat, heroizmat, dhimbjet, gjaku i derdhur e flamujt e djegur. Shumëkush thotë se “Ruzhdi Bizhuta” është tepër i vogël për këtë ndeshje, por nuk ka stadium në botë që të mjaftojë për të mbajtur brenda vetes kaq shumë histori, këtë uragan shpresash për fitore. Ditët do të na duken vite, deri më 8 tetor 2015, kur në Elbasan do të zbresin djemtë kuqezi. Për një fitore, që vlen shumë më tepër se tri pikë.
Euro 2016, Shqipëria në grup me Serbinë
Portugalia do të jetë kundërshtari i parë i kombëtares shqiptare për eliminatoret e kampionatit evropian Euro 2016, pas shortit të hedhur dje në Nisë të Francës. Kuqezinjtë e Xhani De Biazit do të jenë në Grupin I, së bashku me skuadrën e Kristiano Ronaldos, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë, ndërkohë që bashkë me to në këtë grup është edhe Franca, për të luajtur një numër miqësoresh “të detyruara”, rezultati i të cilave nuk do të ketë vlerë për renditjen. Për herë të parë finalet e një evropiani do të kenë 24 skuadra, me dy që kualifikohen direkt dhe e treta më e mirë e të gjithë grupeve, ndërsa tetë të tretat e tjera do të luajnë në play-off, për të nxjerrë katër skuadrat e fundit që i bashkohen Francës organizatore. Në teori, shanset janë të mëdha, me rritjen e numrit të finalistëve, por e vërteta është që kuqezinjtë kanë rënë në një grup shumë të fortë. Favorite absolute është Portugalia, ndërkohë që vendi i dytë do të jetë objekt beteje midis skuadrave të tjera, ku sigurisht Shqipëra nuk shihet e favorizuar para Danimarkës e Serbisë, por edhe Armenisë, një skuadër në rritje të vazhdueshme dhe me lojtarë mjaft të fortë, ku spikat mbi të gjithë Mkhitarian i Borusia Dortmund. Kombëtarja shqiptare e hap më 7 shtator në mbrëmje në Portugali, ndërsa më 11 tetor do të debutojë para tifozëve të saj në Elbasan, kundër Danimarkës. Katër ditë më pas do të jetë ndeshja kundër Serbisë në Beograd, e fundit për këtë vit. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria e hap me Armeninë, kundërshtar me të cilin edhe e mbyll fushatën eliminatore, më 11 tetor, në Jerevan. Ndeshja e shumëpritur me Serbinë do të jetë më 8 tetor të vitit të ardhshëm.
Euro 2016, Grupi I
Kalendari i Shqipërisë
Portugali-Shqipëri 7 shtator 2014 (20:45)
Shqipëri–Danimarkë 11 tetor 2014 (20:45)
Serbi–Shqipëri 14 tetor 2014 (20:45)
Shqipëri–Armeni 29 mars 2015 (18:00)
Danimarkë–Shqipëri 4 shtator 2015 (20:45)
Shqipëri-Portugali 7 shtator 2015 (20:45)
Shqipëri–Serbi 8 tetor 2015 (20:45)
Armeni–Shqipëri 11 tetor 2015 (18:00)

Grupi jone ka skuadra mediokre, dhe biles ato qe kane njefare emri jane ne krize ne futboll ne keto kohe
Portugalia _-Eshte ekip i mire, por pa personalitet –Ne me pORTUGALINE JEMI DNESHUR DY HERE DHE kemi mare dy barazime
Ne Shqiperi ne nuk humbim me Portugaline, ndersa ne ndeshjen qe do kemi ne Portugali , po t ebejme nje mbrojtje te forte ata nuk na mundin dot
Sepse ata nuk jane ekip me pregatitje te larte psikologjike, sic jane Gjermanet, italianet, anglezet, Franca etj
Portugalia mund te fitoje nje ndehsje kunder Gjermanise , psh, dhe mund te humbi kunde rnje ekipi te dobet…sepse nuk kane pjekurine qe te dalin nga kriza ku e hedh nje ekip qe loz vetem ne mbrojte
Danimarka,–Ky ekip eshte jashtezkonisht dobet ne edicionin qe shkoi _-Ishte skandal fare sa u raf brenda 4-0 nga Armenia me duket
Keshtu qe me keta ne me pak kujdes piket ne fushen tone i marim
Serbia -eshte ekip ne krize –Ka 10 vjet qe eshte ne krize ekipi serb, dhe tani se fundi eshte keq fare….
Ndersa Armenia eshte nje ekip si puna jone, dhe duhet te kesh shume kujdes se jane te rezikshem, porse keta jane ekip pa emer dhe njelloj si ne
Pra grupi jone , nuk eshte nje grup i forte , sic mund te ishte nqs do kishim ne grup ekipe super si Italia, Gjermania Angli etj
APo nqs do kishim ne grup ekipe si Kroacia, Greqia , Rumania etj qe jane ekipe shume te forta …
Keto ekipe qe jane ne grupin tone jane ekipe ne krize per momentin–Ndaj komebtarja jone duhet te lozi me perosnalitet dhe me piksynim fitoren, se kemi perballe ekipe pa emer fare
Ndersa ne ndeshjen me Serbine ne duhet te vdesim ne fushe dhe te bejme te pamunduren per ta mundur
aq me teper qe ata jane ne krize …….
Ne kemi lojtare shume te mire …duhet qe De Biazi te mobilizoje gjithe futbollistet , politkanet tane dhe kedo
per te sjelle ne komebtare Atdhe Nuhiun, dhe Berishen qe loz ne Suedi , por edhe Berishen qe loz ne Austri, qe te fuqizojme sulmin….. dhe po te kihet mundesi te perdorim gazetaret kosovare ti mbushim mendjen te vije JANUZAJ me ne
Dhe atehere do jemi te pandaleshem….
Hajde Urime komebtares per nje kualifikim ne kete Europian !
Flm per kete info te shpejte 🙂 kam kohe qe jam shkeputur nga futbolli e me terhoqe menjehere. Kur me thane femijet qe shorti ra: danimarke/ serbi/ portugali; mendova qe s’kemi shanc…tani them Shance ka.
—
Ana historike, pervec “fryrjes, e shekuj me urrejtje” ka dhe nje version tjeter.
Ne 1998 ndeshja Iran – ShBA qe te gjithe e pame me shume nga kurioziteti per “urrejtjen” qe kane ndaj njeri-tjetrit e cfare…, nuk ndodhi asgje. Nje loje xhentellmenesh qe u hap me foto e dhurata lulesh.
Irani humbi, por humanizmi fitoi.
Pas ardhjes ne fuqi te Ajatollah Komeinit, sic te gjithe e dine, Irani mori peng punonjesit e Ambasades Amerikane ne Teheran. Nje tentative per ti shpetuar me forca speciale, deshtoi; ky ishte dhe fundi i ambicjeve Presidenciale te Karterit per nje mandat te dyte. Amerikes kurre me pare si ishte kundeshtuar pretigji ne nje forme te tille. E qe atehere akujt s’po shkrihen.
—
A thua do kaloje aq keq, a Serbi-Shq. apo do jete vetem football?
—
Me kujtohet Kushta e Vasil Ruci me Partizanin e Beogradit ne Vlore; ndeshje spektakolare!
Epo si kudo,jemi popull me fat neve….
Me krenari do dalim te fundit.
Shpresoj qe ne ndeshjen me Serbine, te shikoj sa me pak kosovare me flamuj turq ne Tiranen time te dashur.
ata qe kane vendosur qe tani te dalin te fundit, te dalin menjane e mos na hane mune se s’kemi nevoje per qaramane e fshatare qurrashe.
Ata qe me te vertete e duan Shqiperine do t’a tregojne vehten duke mbeshtetur kombetaren sepse kemi me shume nevoje se cdo komb tjeter.
Suksese dhe forca djema
Une jam realist, ti je idealist.
Ke te mbeshtes? Mafiozin Duka? Apo lojtaret e shitur Shqiptare???
Ti nuk je idealist –Ti je kaur ;…Ky emer thote gjitheshka per sojin tuaj te kalbur ….
..Kaur jam edhe une o rajmondi, po kjo nok eshte ndeshje midis kaureve dhe katraurve. Flisni mire e mos i beni gjerat lemsh. Ne na duhet te mbeshtesim kombetaren jo vetem me njerzit qe kemi, po edhe nje here sa kaq po te kishim mundesi. Ka nje arben duke, nje tufe leshkosh e matrapazesh qe lozin me ndjenjat tona, por per nje gje te siguroj; serbet jane kundra nesh dhe jane te bashkuar.
Vendin e fundit e kemi te sigurt. Kalendari i ndeshjeve.
http://www.uefa.com/MultimediaFiles/Download/competitions/Draws/02/06/14/61/2061461_DOWNLOAD.pdf
Me gjithe respektin per komentuesit e sportit, perseri nuk me behet te jap mendim, kur mungon Totila, me gjykimet e tij, per futbollin.
Megjithese kete rradhe sdo te ekzaltohemi, se qysh ne fillim, do te marrim shuplaken.
Nena e te gjitha ndeshjeve?????
Shyqyr qe skam per ta pare fare.
Enea thote te drejten qe nuk kemi shanse per kualifikim ,rajmonda nga Vlora na bene patriotin me epitete,po ti cfare je qe i thua Eneas kaur?Ti je nje turke i qelbure!
Altin, (DELETED)
enea:Ne komentin qe ke then per tifozat kosovar keni menduar taman sic mendoj une.Ju lumt goja se ata ne turqi e kan zemren.Ata turqisht pershendeten me njeri tjetrin.