Euro 2016, Franca u shpall luftë dronëve

Ornela

Një teknologji inovative anti-dronë për të kapur pajisjet që shkelin zonën e ndalim-fluturimit mbi stadiume është masa e fundit e sigurisë e ndërmarrë nga autoritetet franceze për të parandaluar rrezikun e kërcënimeve hipotetike nga ajri gjatë Kampionatit Evropian që fillon më 10 qershor. Sipas shefit të sigurisë, Ziad Khoury, kjo teknologji “do të interferojë tek dronët duke marrë kontrollin e tyre” duke nënvizuar se bëhet fjalë për një “masë parandaluese që nuk është përdorur kurrë më parë në një ngjarje sportive”.

Zona e ndalim-fluturimit (no-fly zone) do të shpallet në të gjithë 10 stadiumet e turneut dhe në fushat e stërvitjeve të 24 ekipeve pjesëmarrëse . “Kemi spikatur së fundi një përdorim të gjerë të dronëve në shoqëritë e sotme”, tha Khoury, nga zyra e tij në Paris. “Ndaj dhe do të përcaktohen zona ndalim-fluturimi mbi të gjitha fushat stërvitore dhe mbi të gjitha stadiumet, ndërsa do të ndërmerren masa të ashpra anti-dron, të cilat janë thuajse inovative.

E gjitha kjo mbikëqyrje do të bëhet në bashkëpunim me shtetin, që do të ndërhyjë dhe do të sigurojë kontrollin e dronëve, nëse të tilla pajisje shfaqen mbi qiejt tanë”. Masa ka duket se po merr të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e një kampionati të sigurtë. Qeveria shtyu gjendjen e emergjencës deri në fund të korrikut ndërsa Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve ka vendosur rregulla të reja për të forcuar skuadrat speciale, duke i furnizuar me armë më moderne, por sidomos ka bërë të mundur që forcat speciale të hyjnë në aksion brenda maksimumi 20 minutash në çdo pikë të territorit.

Mes marsit dhe prillit forcat e sigurisë franceze kanë kryer simulime të ndryshme sulmesh terroriste rreth disa stadiumeve franceze. Më 18 mars më shumë se 1000 policë dhe zjarrfikës kanë marrë pjesë në një trajtim në Nimes, më i madhi i kryer ndonjëherë në Francë. Në hyrjet e stadiumeve do të vendoset një sistem para-filtrimi për të kontrolluar çantat dhe veshjet. Pas kësaj, tifozët do të duhet të kalojnë nën detektorët e metaleve.

Gjatë sulmeve të 13 nëntorit, 200 policë dhe xhandarë patrullonin në zonën përreth stadiumit. Tashmë numri është rritur në 575, duke përfshirë edhe njësitë speciale dhe snajperët në tarraca. Rreth 20 kamera do të kontrollojë fluksin e turmës dhe 1200 agjentë privatë të sigurimit do të jenë brenda stadiumit. /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *