Euro 2016 është kthyer në burimin e një lufte verbale në distancë mes presidentit të UEFA-s, Mishel Platini dhe Gjermanisë. Menjëherë pas shortit, trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, shfryu plot mllef ndaj formatit të ri të kompeticionit me 24 skuadra, duke thënë se niveli i turneut do të bjerë ndjeshëm në përgjithësi, dhe jo vetëm për shkak të disa takimeve në veçanti, duke iu referuar këtu ekipit të Gjibraltarit, me të cilin gjermanët ndodhen në Grupin D. I pyetur më pas për këto komente, Platini i hodhi më shumë benzinë zjarrit, duke thënë se Gjermania mund të tërhiqet nëse nuk i pëlqen kompeticioni dhe menjëherë në sulm është hedhur shefi ekzekutiv i Ligës Gjermane të Futbollit: “Është arrogante të dëgjosh këto fjalë nga presidenti i UEFA-s. Ndoshta ne nuk do të luajmë në evropian dhe do ta shikojmë pastaj sa vlerë do të ketë ky kompeticion. Me 24 ekipe pjesëmarrëse faza eliminatore zgjatet dhe UEFA duhet të ketë parasysh se janë klubet ato që i paguajnë lojtarët”.

Me Blater e Platini futbolli po shkon drejt shkaterimit si ne cdo kompeticion,mashtrime,dallavere,fiksim ndeshjesh…….
Ky platini eshte nje maskara i korruptuar dhe mendjemadh i neveritshem. Turp si i pergjigjet Gjermanise qe i ka dhene futbollit boteror aq shume.