Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i play-offit që do të përcaktojë dhe 4 vendet e fundit që do të shkojnë në Europianin e Francës verën e ardhshme. Nëse shqiptarët pyesin se çfarë do të kishte ndodhur nëse skuadra e De Biasit nuk do të ishte kualifikuar e dyta në Grupin I duke provuar shanset në play-off, atëherë në këtë rast hipotetik rivalë do të kishim Suedinë e Zllatan Ibrahimovic, që u shortua me Danimarkën e cila përfundoi pas Shqipërisë në grup.
Derbi skandinav mes Suedisë dhe Danimarkës mbetet edhe një ndër ndeshjet më intriguese të play-offit. Suedia është përballur me Danimarkën plot 104 herë, Suedia ka fituar 45 ndeshje dhe Danimarka 40, ndërkohë që Suedia është e vetmja skuadër që ka mposhtur Danimarkën në finalet e saj të lavdishme në Euro 1992.
Një përballje tjetër është Ukrainë-Slloveni. Ukraina nuk e njeh fitoren ndaj Sllovenisë në 4 ndeshje që kanë zhvilluar së bashku, ku ka regjistruar dy humbje dhe dy barazime, ndërsa ka provuar edhe shijen e hidhur të eliminimit nga Sllovenia në play-offin për një vend në Europianin e vitit 2000.
Përballje interesante dhe ajo mes Bosnje Hercegovinës dhe Irlandës, me të dyja skuadrat që janë përballur më parë vetëm një herë në miqësoren e vitit 2012 në Dublin të fituar 1-0 nga irlandezët.
Në sfidën tjetër diskutojnë një vend në Europian Norvegjia me Hungarinë, të dyja skuadrat janë takuar plot 16 herë më parë, por Hungaria nuk e njeh fitoren prej plot 9 takimesh me nordikët, që nga suksesi 4-1 në Budapest në vitin 1981.
Ndeshjet e para do të luhen mes 12 dhe 14 nëntorit ndërsa ato të kthimit në nga 15 deri në 17 nëntor e do të përcaktojnë dhe 4 biletat e fundit që do të plotësojnë grupin e 24 skuadrave pjesëmarrëse në Francë 2016. Shorti që do t’i ndajë në 6 grupe me nga 4 skuadra është programuar për 12 dhjetorin e ardhshëm në Paris.

olsen, tranijeri qe volli vrer kundra shqiponjave,se ishim ne fajtore qe danimarka eshte atje ku eshte,shpreha qe deshiroja qe ti binte shorti me suedine e ibrahimovicit,dhe u realizua.
tani e pres te humbe.
suedia ne FRANCE,perkrah shqiponjave kuq e zi….danezet miqesore me serbine