Fillon ditën e sotme grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.
Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhrat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjendjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite.
Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëjë publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.
Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.
v.l/ Dita


Me siguri qe do jete nji ekip i mire.Ka shume mesfushore aty ku topi gjindet dhe furnizon sulmuesit autoret e shenimit te golit te fitores.
Ideja ne vlersim “ekip i mire” asht se ka shume motorra luftet te cilet si meshfushor kryejne detyra me cilesi si ne sulme ashtu dhe ne mbrojtje.
Nji keshille do ishte qe sa ma shume e ma shpejt te luhet me dergimin e topit nga mesfushoret sa ne te majte te fushes aq dhe ne moment ne te djathte te fushes ne menyre qe mbrojtja kunddershtare te mos dije te stabilizohet dhe te humbin pozicionet mbrojtese te tyre,per te finalizue sulmuesit tone golin aq te deshiruem.Ne cdo moment duhet te bajne dhe lojen pa top.Ne menyre qe shoku te ndihmoje shokun qe mban topin per te avancue dhe shperthye kunder kundershtarit me topin ne rrjete.
Mu m’duket qi MH mun ma e ba ma mine detynen e maxhnmenit t’ ekip tane. Krejt bukun venosja n’truall t’ lojs, ku fotbuallista ta ken munsin ma e drgu topn n’rrjetun o me kom te majtn o me te djathtun.