Monedha evropiane Euro ka shënuar një rënie rekord në tregun shqiptar.
Një euro këmbehet sot me 138.43 lekë, duke shënuar një rënie me 0.29 lekë. Kjo është rënia më e ulët e monedhës evropiane që prej vitit 2012.
Dy janë arsyet kryesore që kanë sjellë këtë rënie të Euros. Së pari, ajo është zhvlerësuar ndjeshëm në tregun ndërkombëtar, duke u këmbyer ditën e sotme me 1.07 dollarë, niveli më i ulët në 6 muaj, si rrjedhojë e dobësisë së bursave evropiane.
Arsyeja e dytë lidhet me tregun vendas, pasi kërkesa në tregun e brendshëm ka qenë e ulët për monedhën e përbashkët për shkak të uljes së importeve dhe tkurrjes së aktivitetit tregtar. Nga ana tjetër, dollari amerikan ka pësuar rritje me 1.28./Dita/
