Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Euro me ecuri pozitive, këmbehet me 124 lekë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Euro me ecuri pozitive, këmbehet me 124 lekë
EkonomiLajmi i fundit

Euro me ecuri pozitive, këmbehet me 124 lekë

Leda Hysa
Published January 10, 2019
Share
SHARE

Dita e enjte ka regjistruar luhatje të mëdha në shportën e monedha ndërkombëtare. Valuta e eurozonës, tashmë që prej fillimit të këtij viti vijon të zhvlerësojë valutën kombëtare, lekun.

Euro është rritur sot me plot 0.4 lekë për njësi, për të mbërritur kështu në nivelin e 124 lekëve. Ndërsa, nuk mund të përcaktohet ende nëse monedha do të ndjekë këtë ecuri pozitive edhe në ditët në vijim.

Ndërkohë, dollari amerikan dhe paundi britanik kanë ndalur hovin dhe janë zhvlerësuar ndjeshëm ndaj lekut. Valuta amerikane ka pësuar një rënie me plot 0.4 lekë për njësi nga një ditë më parë dhe këmbehet sot për 107.4 lekë në blerje dhe 108.2 lekë në shitje.

Të njëjtin trend rënës ka ndjekur sterlina, e cila është zhvlerësuar me 0.5 lekë për njësi kundrejt lekut, për të zbritur në kuotën e 137 lekëve. Me sa duket, valuta vijon të ndikohet nga situata e tensionuar që ka krijuar marrëveshja ‘Brexit’.

Ndërkohë, sa i takon valutave të tjera të huaja, franga zvicerane është rritur minimalisht me 0.2 pikë dhe këmbehet me 110 lekë gjatë ditës së sotme. Nga ana tjetër, dollari kanadez ka pësuar një rënie të lehtë me 0.3 lekë për njësi nga një ditë më parë, kurse dollari australian vijon të mbetet në vlera të pandryshuara.

l.h/ dita

Leda Hysa January 10, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Adih says:
    January 10, 2019 at 1:12 pm

    Iken refugjatet nga Shqiperia ..E mbushtet banken ,per te lare borxhet dhe kujdes uleni prap kur te vije behari ,kthehen refigjatet prap.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?