Gianluigi Donnarumma u shpall lojtari më i mirë i “Euro2020” por sipas statistikave të “OPTA” nuk është ai portieri më i mirë por rivali i tij në finale, Pickford.
Sipas statistika të OPTA, Pickford ka arritur të mbajë portën e paprekur në 5 ndeshje, një rekord absolut ky në historinë e një evropiani.
Pa diskutim që “azzurrët” nuk mungojnë në formacionin më të mirë, pasi në 11 ëndrrave bëjnë pjesë, Leonardo Bonucci, Jorginho dhe Marco Verratti.
Me skemën 4-3-3, sipas OPTA kemi këto lojtarë: dyshja e qendrës formohet nga Stonos dhe Bonuci. Në krahë, në të djathtë është Kyle Walker, mbrojtësi që ka rikuperuar më shumë topa(37) dhe ka kryer më shumë pasime në gjysmëfushën e rivalëve(161).
Në të djathtë është mbrojtësi danez, Joakim Maehle, mbrojtësi që ka hedhur më shumë topa në zonë e kundërshtarëve (27). Mesfusha formohet nga Verrati-Jorginho dhe Pedri, më këtë të fundit që është lojtari më i ri në historinë e evropianit që ka startuar si titullarë në 6 ndeshje.
Verrati lojtari që ka krijuar më shumë aksione për gol për shokët e tij(14) ndërsa Jorginho lojtari që ka rikuperuar më shumë topa(25). Treshja e sulmit formohet nga Patrik Schick me 5 gola të shënuar. Kasper Dolberg lojtari që ka përqindjen më të lartë të numrit të gola për minuta. Tredhëmbëshi formohet nga Sterling lojtari i cili ka realizuar më shumë driblime(20)
o.j/dita

Ku veni pa Chiesen ju ere!
hahaha, Bonucci ne 11 “me te miret”, atehere mungon edhe Chiellini….qe ta dhisni fare..