Portugalia, edhe pse pati shanse e mbylli pjesën e parë pa gola, por gjeti kohën ti tregonte Hungarisë se kush janë kampionët ende në fuqi të Europianit.
Ndeshja dukej se do të mbyllej 0-0, por në pjesën e dytë ishte Rafael Guerreiro që në minutën e 84-t prishi “magjinë”, duke i dhënë skuadrës së tij golin e parë.
Cristiano Ronaldo mesa duket kishte nevojë për një penallti që të shënonte golin e tij të parë për këtë kampionat.
Por skuadra hungareze nuk ishte e thënë që të gjente qetësi qoftë edhe duke humbur 0-2 pasi në minutat shtesë, Ronaldo do ti jepte Portugalisë golin e tretë.
Me këtë rezultat në prani të rreth 61,000 tifozëve, Ronaldo në këtë fillim kampionati bëhet edhe golashënuesi i tij më i mirë në histori.
Portugezi ka futur në rrjetat e europianëve 11 gola, duke ulur nga froni ish-kampionin Michel Platini, i cili numëronte 9 gola.
Gjithashtu Ronaldo me fishkëllimen e parë të bilbilit të arbitrit hyri në histori edhe si futbollisti i parë dhe i vetëm që merr pjesë në 5 kampionate europianë.
e.t. / dita
