33 eurodeputetë nga të gjitha formacionet partiake në Parlamentin Evropian, përveç atyre që përfaqësojnë të djathtën ekstreme, kanë nënshkruar një propozim ndaj Komisionit të Çmimeve “Nobel”, me anë të të cilit kërkojnë që kandidatët për vitin 2019 të jenë kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev. Bëhet fjalë për 33 eurodeputetë nga 16 vende të ndryshme të BE-së dhe 6 grupime politike të Parlamentit Evropian, të së Majtës, Socialistëve, të të Gjelbërve, Partisë Popullore Evropiane, Konservatorëve dhe Liberalëve.
Kërkesa e nënshkruar prej tyre, në thelb mbështet nismën e tunizianes Uided Bushamaui, mbajtëses së çmimit përkatës, e cila duke marrë si shkas nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës, si një model dialogu dhe zgjidhjeje paqësore të ndasive, ka propozuar para disa muajsh dy udhëheqësit e shteteve fqinje ballkanike si kandidatë të mundshëm për Nobelin e Paqes.
Përveç të tjerash, në letrën e nënshkruar nga eurodeputetët theksohet se, duke marrë parasysh ndasitë komplekse nacionaliste, apo edhe dallimet e pazgjidhura në këtë rajon të trazuar nga luftërat, dy kryeministrat bënë hapa përpara, pavarësisht presioneve të brendshme në shkallë maksimale, e te rezultati pozitiv qëndron merita e tyre.
Eurodeputetët, midis tyre emra të njohur në Shqipëri, si Eduard Kukan, Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein, deklarojnë se “ky çmim do të inkurajojë vendet e tjera me dallime shumë të ndërlikuara etnike, për të ndjekur shembullin Tsipras -Zaev”.
Disa ditë më parë, edhe Papa Françesku është shprehur se kryeministri Tsipras e meriton Nobelin e Paqes, jo se nënshkroi marrëveshjen e Prespës, por për deklaratën e tij se “të drejtat e njeriut janë më të rëndësishme sesa marrëveshjet”, e kjo thënie sipas Atit të Shenjtë është vërtet për të marrë çmim.
l.h/ dita

Kjo vjen ere te keqe.
Ciupras vleresohet si demagog,sepse nuk beri ndonje sakrifice.Historikisht Greket e Lashte nuk kane pasur asnje lidhje ethnike me Maqedonasit e lashte.Kete e kane shprehur qarrte shkrimtaret greke te lashtesise.
Grekiet e sotem nuk kane pse pretendojne trashegimine maqedonase.
Duke bere pazar me nje mall te huaj,Cipras po mbivleresohet per nje Marreveshje qe trumbetohet ne Parine e Evropes si sakrifice e madhe.
E keqja eshte se :SHPERBLIMIN DO TA MARRI NGA SHQIPERIA.Ky Cmimi Nobel do KURBAN dhe Kurbani do jete Deti Shqiperise,do te jete Toka Shqiptare qe do mbillet me Varreza Greke,Do jene Tokat e bregdetit,qe DO TE GREQIZOHEN PA VKM,do te jete pushtimi i qete i Shqiperise.Cipras qe tanmi po therret per respektim te minoritetit grek.
Neser do te jete shume me i fuqishem,kur te marre cmimin Nobel.Europa do tja plotesoje te gjitha deshirat,se Lideri jone Rajonal i heq brekushet e turqise para Evropes.Ketij Liderit tone Rajonal,kur te fale detin dhe token shqiptare, do t`i japin cmimin ATLETET E BARDHA ME BREKUSHE TE ZEZA.
Eh nuk thone kot qe:
“Politika eshte kurve”.
Per Erodeputetet GAY, eshte kurve e ndershme …. ha ha ha
Zaev po, por Cipras ?????