Një anëtar i Parlamentit Evropian është arrestuar pasi dyshohet për veprime të pahijshme në publik.
Bëhet fjalë për deputetin francez Robert Rochefort, i cili u arrestua të mërkurën në qytetin e Velizy, pranë Parisit, për sjellje të pahijshme para të miturave në publik.
Nënkryetari i partisë liberale MoDem është përballur me thirrje që të japë dorëheqjen. 60 vjeçari u arrestua në një dyqan pasi një klient e gjeti duke bërë veprime të turpshme pranë dy vajzave adoleshente dhe lajmëroi policinë.
Ai e pranoi akuzën dhe thuhet se u tha oficerëve se “kam nevojë të masturbohem” dhe e justifikoi këtë se ishte “në stres”.
Rochefort është mbajtur një natë në burg, por më pas është liruar nga policia, sepse dy vajzat nuk e kanë akuzuar atë.

Prandaj mastrubon saliu ne parlament ne sy te deputeteve se paska stres?????
E llogjikshme.
Qe te kuptojme se nga cfare njerez idiote maniake kafshe drejtohet sot bota.Po ta bente kete nje qytetar i thjeshte do te hante burg, ndersa ky perversi u la i lire packa se po i binte me dore ne publik para vajzave te mitura, me preteksin me qesharak se paska stres , po njerezit e thjeshte qe nuk njohin gje tjeter pervec stresit te perditshem cduhet te bejne ???????????