Eurodeputeti i PPE: Përmbushja e plotë e 15 kushteve para konferencës ndërqeveritare, e diskutueshme

J L

Dy eurodeputetët e PPE, David Lega dhe Michael Gahler i kanë drejtuar disa pyetje Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë.

Janë tre çështje të rëndësishme dhe të shumë diskutuara, si ajo për ndjekjen penale kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve në Shqipëri, funksioni i gjykatave shqiptare dhe legjislacioni për lirinë e medias në Shqipëri.

Teksa informon për pyetjet që i janë drejtuar KE, David Lega, shkruan në “Twitter” se përmbushja e plotë e 15 kushteve para konferencës së parë qeveritare është e diskutueshme.

“Këshilli ka deklaruar se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur para konferencës së parë qeveritare-së së saj të parë. Komisioneri përgjegjës, Z. Várhelyi, deklaroi së fundmi se të gjitha kushtet janë përmbushur. Ndërsa e mirëpres integrimin e Shqipërisë në BE, përmbushja e plotë është e diskutueshme.

Kështu së bashku me grupin e PPE dhe zëdhënësin e çështjeve të jashtme Michael Gahler, kam dërguar tre pyetje për Komisionin. Vlerësimi i kushteve kërkon sqarim. Përsërisim, është cilësia dhe përkushtimi ndaj reformave që përcaktojnë ritmin e pranimit në BE”, deklaron Lega.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ke harruar kushtin Kryesor qe eshte plotesuar:
    Kemi Transgjinoren Pare Shqiptare, Lulushen.

  • Uore po keta evropianet sa idjote qe jane…,
    Nuk e dine keta qe nuk e kemi ne fajin. Faji qendron te ata me perpara qe s’i kane plotesuar detyrat dhe te vete evropianet qe na shtojne kushtet.
    Hahaha, by the way, it looks like EU shall join Albania and not the opposite. This is all what you can except from unresposible politicians, who deform aspirates of a whole nation.

  • Perse u dashka te degjojme derdellitjet neper klube te ndonje deputeti te BE-se , qe variojne simbas humorit apo honorareve qe perfitojne ? Vendimet merren nga institucionet e BE-se , ndaj mos i coroditni njerezit me llomotitje pa vlere qe shkaktojne konfuzion !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *