Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Eurodeputeti Roucek: Koalicioni i ri mes socialistëve, i natyrshëm
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Eurodeputeti Roucek: Koalicioni i ri mes socialistëve, i natyrshëm
Politike

Eurodeputeti Roucek: Koalicioni i ri mes socialistëve, i natyrshëm

redaktor
Published April 13, 2013
Share
SHARE

Eurodeoutetin Libor Roucek ,ne nje interviste per koalicionin e ri PS-LSI u shpreh se eshte krejt i natyrshem,dhe si socialdemokrat ,ai beson se socialistet kane parim disa vlera te perbashketa ne udheheqje ne te mire te vendit.Per Roucek zgjedhjet e ketij viti ne Shqiperi jane te nje rendesie te vecante ndersa gjethja e nje konsensusi eshte e domosdoshme pavaresisht forces politike qe udheheq.

Kohët e fundit ka patur një ndryshim në skenën politike shqiptare. Një ndryshim i koalicionit të mëparëshëm qeveritar për shkak të nje aleance të re midis LSI dhe PS. Si eurosocialist, si e shihni këtë aleancë ?
“Unë jam socialdemokrat. Ne kishim dëshirë si socialdemokrat që ky koalicion midis socialistëve të formohej, pasi nuk ishte e natyrshme që një parti socialiste të ishte në qeveri dhe tjetra të qëndronte në opozitë. Kështu që në shumë aspekte, kjo ishte natyrale”.
Po në fakt, a nuk ishte surprizë për ju socialistët europianë që të shihni një koalicion midis Ramës që thirri në 21 janar një protestë të gejrë kundër korrupsionit të Metës ?
“Unë nuk u habita, sepse mendoj që ne duhet ta luftojmë korrupsionin kudo qoftë ai, qoftë ky në partinë e Metës, qoftë në partinë e Ramës apo qoftë në partinë e Berishës. Por ne socialistët kemi disa vlera të përbashkëta, se si mund të organizojmë jetën sociale, si të përmirësojmë ekonominë. Dhe mendoj që vlerat që kemi janë më të forta se gjërat e tjera. Ndaj, unë e mirëpres faktin që këto dy parti socialiste pavarësisht problemeve që kanë patur në të shkuarën midis tyre, pavarësisht konflikteve midis tyre, u bashkuan për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit”.
C’impakt ka kjo aleancë në konstektin e zgjedhjeve të përgjithshme, dhe të stabilitetit politik, pasi ne e dijmë që këto zgjedhje janë veçanërisht të rëndësishme?

“Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë për Shqipërinë për hapjen e negciatave të anëtarësimit. Zgjedhjet konsiderohen vërtet si një test nga zyrtarët europianë në Bruksel dhe ata të shteteve anëtare. Janë një test për pjekurinë dhe demokracinë shqiptare. Ndaj zgjedhjet nuk janë të rëndësishme vetëm për socialistët, por edhe për demokratët. Të gjitha forcat politike në Shqipëri duhet ta kalojnë me sukses këtë test. Nuk duhet të ketë më probleme me proçesin zgjedhor apo me njohjen e rezultatit. Nuk mund të tolerohet më që humbësi të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve apo të vejë në dyshim vlefshmërinë e proçesit zgjedhor. Nëse Shqipëria e kalon me sukes këtë test, do të jetë më e lehtë për Shqipërinë dhe miqtë e Shqipërisë që të nxisin fort reformat e integrimit për proges të shpejtë të vendit në proçesin e anëtarësimit”.
Partia e Metës ka premtuar se do votohen 3 kushtet e mbetura pezull për marrjen e statusit të vendit kandidat . Besoni se kjo do realizohet dhe a është kjo në të mirën e vendit që të bëhet sa më shpejt ?

“Përmbushja e 3 kushteve është në interesin e të gjithë shqiptarëve që duan ta shohin vendin e tyre në zemër të Europës. Për këtë nuk ka rënëdsi cilat janë forcat politike që e udhëheqin vendin, qofshin këto të djathta apo të majta. Duhet gjetur konsensusi pavarësisht nga fakti se kush e udhëheq sot vendin , kush është sot në opozitë, apo kush do ta udhëheqë vendin pas 23 qershorit”./abc

redaktor April 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?