Në kuadër të projektit “5B Shqipëri- Platforma Shoqëria Civile dhe Mbrojtja e Mjedisit” Eurodeputetja Tanja Fajon ka qënë e pranishme në një trajnim me të rinjtë vullnetare të Qendrës Rinore në qytetin e Vlorës.
Në rrjetin social “Facebook”, Ina Avllaj, Drejtorja e Shërbimit Kombëtar të Rinisë shkruan se “Qendra Rinore Vlorë organizon pritjen e Eurodeputetes, Tanja Fajon në Vlorë, në kuadrin e Projektit “5B Shqiperi- Platforma Shoqeria Civile dhe Mbrojtja e Mjedisit”, i cili do implementohet në qendren tonë! Falenderim për Ambasaden Sllovene në Shqiperi dhe vullnetaret e rinj të qendrës”.
Nga ky trajnim do të përzgjidhen një grup të rinjsh të cilët do të shkojnë në Slloveni për vizite studimore.
Fajon, ka mbajtur disa detyra në PE, mes të cilave, raportuese për procesin e liberalizimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, proces që i dha edhe Shqipërisë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.
